Ekipi i Gremios do të luaj ditën e sotme në gjysëmfinalen e botërorit të klubeve ndaj skuadrës meksikane Paçuka.
Por vëmendjen më të madhe përpara kësaj ndeshje e ka fituar trajneri i skuadrës braziliane, Renato Portalupi, i cili ka bërë një deklaratë interesante.
“Për atë që kam bërë në Gremio meritoj një statujë. Murinjo dhe Guardiola janë të mirë por do doja ti shikoja ata në drejtimin e ekipeve që kam patur unë. I kam premtuar time bije që një ditë do drejtoj kombëtaren e Brazilit”, shtoi më tej 55-vjeçari, shkruan Panorama Sport.
Por ajo më shumë bujë ka bërë deklarata e tij për jetën private.
“Do doja ti thoja Pele-s që për çdo gol që ai ka bërë, unë kam zënë nga një femër. Kam pasur mbi 5000 femra dhe kam qenë më i fortë se Kristiano Ronaldo”, tha ai.
Na knaqe me jeten tende private, kush nuk pjerrdh ???? ma merzite Renaldon qe thyen me pare.