Krimi Ekonomik në Gjirokastër kallëzon në Prokurori arbitrin e dhunuar në Përmet

13 Dhjetor 2017, 18:55Sport TEMA

Komisioni i Disiplinës në FSHF e ka shtyrë për nesër vendimin ndaj asaj që ndodhi në ndeshjen Përmeti-Këlcyra, ku u dhunua arbitri Alvi Paço.

Por ndërkohë për këtë të fundit, seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Policinë e Gjirokastrës, ka bërë kallëzim në prokurori, pasi dyshohet se më datë 10.12.2017, në Përmet, gjatë arbitrimit të ndeshjes së futbollit Përmeti–Këlcyra, me veprimet dhe mos veprime, dyshohet se ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes në favor të skuadrës së Përmetit.

Arbitri Paço u dhunua nga disa lojtarë të Këlcyrës dhe stafi i këtij ekipi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje