Real Madridi ka arritur që të kualifikohet në finale të Kupës së botës për Klube.
Madrilenët arritën që të mposhtin Al Jaziran me rezultat 1-2 në gjysmëfinalen e sontme të zhvilluar në Abu Dhabi.
Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane, krijoi shumë raste në pjesën e parë por nuk arriti të gjej golin pasi portieri kundërshtar ishte në vendin e duhur ku pati gjithsej 8 pritje brenda pjesës së parë.
Por, pavarsisht rasteve të mëdha të Realit, të parët që kaluan në epëri ishte skuadra e Al Jazira nëpërmjet Romarinhos që arriti që të kalojë në epërsi me një gol vetëm 3 minuta pa përfunduar pjesa e parë.
Në pjesën e dytë madrilenët së pari barazuan me golin e Cristiano Ronaldos në minutën e 53’të dhe më pas shënuan për golin e epërsisë me anë të Gareth Bale në minutën e 81’të , në prekjen e tij të parë sapo u fut në fushë në vend të Benzemas.
Los Blancos në finale do të përballen kundër ekipit brazilian Gremios, të shtunën nga ora 18:00.