5 sekretet e Guardiolës që e kanë dërguar Sitin drejt fitoreve

14 Dhjetor 2017, 15:40Sport TEMA

Me 49 pikë në 17 ndeshje, Mançester Siti e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin 2017/18. 11 pikë avantazh ndaj rivalëve të Junajtid, që bëjnë që Guardiola dhe lojtarët e tij të flenë të qenë.

Vendi i tretë në sezonin e kaluar i ka shërbyer strategut katalanas që të kuptojë më mirë futbollin anglez. I kanë shërbyer për të formuar një ekip kompetitivë, i cili deri në muajin dhjetor ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme. Por cilat janë sekretet e “qytetarëve”? Kanë një ekip shumë të fortë teknikisht, një filozofi të cilin ai po e përdorur vetëm në Angli. “Fox Sport” ka nxjerrë 5 pikat e forta të trajnerit spanjoll.

1- Fuqia: Një aspekt e kanë thuajse të gjitha ekipet angleze. Guardiola ka formua një grup lojtarësh me kombësi të ndryshme, spanjolle, franceze, angleze, teksa kujdeset dhe për ushqimin e tyre.

2- Marrëdhëniet personale: Strategu spanjoll ndërton marrëdhënie personale me futbollistët e tij, jo vetëm në aspektin taktik në fushë, por edhe në kuzhinë, ku ai jep këshilla për secilin prej tyre.

3- Motivimi dhe taktika: Ai bën komunikime personale me çdo lojtarë para ndeshjeve për shpjeguar lëvizjet në fushën e lojës. Ndërkohë që ai gjen vende të përshtatshme për të bërë analizën taktike me gjithë ekipin edhe me projektor.

4- Pas stërvitjes: Është e zakonshme që pas stërvitjeve, i kushton rëndësi krioterapisë. Një terapi në të cilën është e zakonshme që të përdoret akulli.

5- Kontrollet mjekësore: Futbollistët bëjnë vazhdimisht kontrolle të gjakut për të zbuluar vitaminat apo proteinat, që janë të tepërta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje