Cdo futbollist i kombetares gjermane, 4 here fituese e Kupes se botes, do te marre nje premio prej 350 mije euro ne rast se seleksioni i Joachim Loew triumfon ne Rusi, ashtu si dhe ne 2014 ne Brazil.
Kjo eshte bere e ditur nga Federata Gjermane e Futbollit, qe ashtu si dhe ne Boteroret e kaluar, vazhdon te akordoje premio per futbollistet.
Premioja do te aplikohet deri ne arritjen e ekipit ne cerekfinalet e boterorit 2018, ne shumen e 75 mije euro dhe 125 mije euro ne rast te kalimit ne gjysmefinale.
Per vendin e trete ne Boteror premioja do te jete 150 mije euro, ndersa 200 mije euro do te paguhen per zenien e vendit te dyte.