Curva Sud, mesazh Donnarummës: Distancohu nga Raiola

14 Dhjetor 2017, 17:04Sport TEMA

Tifogrupi më i madh i Milanit, Curva Sud ka reaguar sërish ndaj portierit të kuqezinjve, Gigio Donnarumma.

Kreu i këtij tifogrupi, Giancarlo Capelli, ka deklaruar për mediet italiane se ka ardhur koha që portieri të qartësojë pozicionin e tij njëherë e mirë.

“Ka më tepër se 6 muaj që kemi këto probleme dhe tani ka arritur kulmi, ndaj vendosët t’i dërgojmë atë mesazh mbrëmë. Vazhdimisht Raiola ka bërë të tilla deklarata dhe thuajse gjithmonë, pas reagimit tonë dhe të klubit, Gigio dhe familja e tij, ia kanë atribuuar ato menaxherit të tyre.

Tani ka ardhur koha që Donnarumma të qartësojë situatën e tij njëherë e mirë.

Nëse do të largohet, le ta thotë, në të kundërt, gjëja e parë që duhet të bëjë, është të largojë Raiolën si menaxher, pasi deklaratat e tij të vazhdueshme i vuan Milani dhe ne tifozët e tij.

Jemi plotësisht të kënaqur me qëndrimin e klubit dhe theksojmë edhe njëherë se presim që edhe Donnarumma të qartësojë qëndrimin e tij”, tha ‘Il Barone’.

1 komente në “Curva Sud, mesazh Donnarummës: Distancohu nga Raiola”

  1. katarakti says:

    Po çfare eshte kjo ” curva sud”, – ndonje prostitute italiane?! Injoranca nuk ka brire. Gjasme me gjuhe te huaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje