“Një mbret pa pallat”: Historia e pabesueshme e kampionit shqiptar

14 Dhjetor 2017, 17:07Sport TEMA

Mediat italiane sjellin një histori të pabesueshme, atë të kampionit shqiptar të atletikës, Izmir Smajlaj, i cili arriti majën e Europës vetëm disa muaj më pare, por në mënyrë ironike, nuk ka një ambient ku të stërvitet.

Medalja e arit në kërcim së gjati, në europianin e Beogradit, mesa duket nuk ka shërbyer për asgjë, sepse Izmiri nuk ka asnjë mundësi për të rritur nivelin e tij sportiv.

Pritja madhështore dhe pompoze në KOKSH, vetëm pak ditë pas suksesit të Beogradit, si përherë u harrua brenda pak javësh dhe kampioni shqiptar është detyruar të “emigrojë” në qytet-shtetin e San Marinos për t’u stërvitur.

Historia e tij ka tërhequr vëmendjen e medieve lokale që theksojnë se 24-vjeçari nuk ka asnjë mundësi të stërvitet në Shqipëri për garat e Anconas, Stambollit dhe Gjermanisë, e ndoshta edhe për ato të Kubës.

“Është hera e tretë që vij në San Marino. Edhe një javë përpara europianit erdha këtu u stërvitta dhe më pas arrita të fitoja medaljen e artë, duke vendosur edhe rekordin shqiptar me 8 metra e 8 centimetra”, shprehet Smajlaj për televizionin e San Marinos.

Në vitin 2018, kampioni nga Shkodra do të marrë pjesë në botërorin e sallave të mbyllura që do të zhvillohet në Birmingham, por në intervistën dhënë për mediet italiane, ai thekson se objektivi primar është suksesi në kampionatin europian të Berlinit, këtë herë në disiplinën e sallave të hapura.(SS)

6 komente në ““Një mbret pa pallat”: Historia e pabesueshme e kampionit shqiptar”

  1. Nji jete ka robi says:

    Ik ne Katar a Emiratet e Bashkuara o mik!

    1. kujtesa says:

      O Mbret!
      Me dhimbje te them ik! Ik dhe mos e mbaj koken prapa.
      Shiko me te miren per vehte sepse arena ku lufton ti nuk pranon mbret pa pallat.
      Ata qe duhet te ngrene pallatin tend,kane ikur nga mendja kokes dhe nuk mund te sherbejne ty,o Mbret!
      Ik dhe pa pishman.
      Suksese dhe pac fat!!!!

  2. RUSMAJL says:

    NE SHQIPERI ESHTE FATKEQESI E MADHE TE JESH I ZGJUAR, I AFTE, TRIM E LUFTETAR PER TE VERTETEN DHE JO SAHANLEPIRES PUSHTETARESH. EDHE KY I GJORI IZMIR SMAJLAJ GEZON NJEREN NGA KETO CILESI NDAJ DUHET TE VUAJ.

    1. Simon Gjeçi says:

      Turp i madh qe ky talent i radhe te mos mbeshtetet nga shteti, nuk jam anonim, me njohin mu 10,000 familje e zonen e mbi Shkodres

  3. says:

    Budallai sportist nuk e din që s’është shqiponj pozicionimi i duarve në atë pozicion por një lloj peshku oqeanik (në gjuhën internationale të memecëve ).

  4. Emiljano says:

    Kush ta ndihmoje,ata koktrashet qe e kane mendjen te hane mish gjith diten dhe te trashin qafen.politikanet shqiptare jane te gjithe te babezitur dhe do vdesin te babezitur,as qe ju bie nderment per gjera te tilla.Po do te behesh dikushi or mik lere ate vend se nuk te ndihmon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje