“Icardi tek Real Madrid? S’mund të them as jo as po”

15 Dhjetor 2017, 16:33Sport TEMA

Mauro Icardi është i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm te Real Madridi, por e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te Interi.

Ndërkohë, Wanda Icardi, bashkëshortja e sulmuesit argjentinas, ka thënë se ata si familje shpresojnë të qëndrojnë tek Inter për jetë, por nuk ka mundur të thotë as jo e as po, rreth spekulimeve që e lidhin bashkëshortin e saj me gjigantin spanjoll.

“Ne gjithmonë shpresojmë të qëndrojmë në Inter, por varet nga klubi”, ka thënë Ëanda për Canale 5.

“Nuk di gjë për Real Madridin, prandaj nuk dua të them as jo e as po. Nëse varet nga Icardi, ai do të qëndrojë në Inter për jetë, por pastaj ka gjëra tjera që ne s’mund t’i dimë”, ka shtuar ajo.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje