Nga Ilir Suli
Unë jam Ilir Suli. Dhjetë vjet më parë ata që do të njihnin këtë emër do të ishin shumica, sot dyshoj…
Unë kam qënë nënkampion bote në peshëngritje.
Ka qënë një kohë që kam qënë krenaria e këtij kombi.
Por jeta në këtë vend e solli që sot, unë vetëm si nënkampion bote të mos dukem.
Sigurisht që unë nuk jam perfekt, bile jam larg saj. Jam njeri problematik edhe me vese, por ama shikojini pak duart e mia.
Të gjitha këto medalje janë vite pune, stërvitje, lodhje dhe sakrifice.
Të gjitha këto kupat janë brohoritje, përgëzime, përqafime, puthje e duartrokitje biles edhe politikanësh. Ku janë sot?!
Falë gabimeve të mia dhe kokëfortësisë që më karakterizon një ditë rashë nga maja e Olimpit në fund të oqeanit!
Ishte rënie spektakolare nga e cila s’kam arritur ta marr veten as sot.
Dikur kam dëgjuar një shprehje që më ka mbetur në mendje: “Nëse rrëzohesh 7 herë në jetë, duhet të ngrihesh 8.”.
Vetëm të ketë qënë kampion bote në peshëngritje ai zotëria, se unë që jam nënkampion s’po e ngrej dot herën e 8-të.
Jetoj me pensionin e nënës. Besojeni apo jo kjo është e vërteta! Nuk e kam një punë, sepse nuk e kam një shkollë. Ato punë që gjej janë thjesht të përkohshme.
Pavarësisht çdo gjëje, një gjë që më dëshpëron është sa pak vëmendje na kushton shteti.
Kam qënë i pari në kohën e post-komunizmit që e çova flamurin shqiptar në një podium botëror.
I pari..dhe të tjerë më ndoqën nga pas, por unë isha i pari.
Dhe tani jam totalisht i harruar.
Askush as do t’ja dijë si jam, si jetoj, si ha…a ha, a s’ha.
Nuk vazhdova një shkollë, sepse iu përkushtova sportit.
Sporti im i solli lavdi vendit, a s’duhet dikush të kthejë sytë nga unë sot që mosha iku dhe s’vazhdoj dot më sportin?!
Kaq pak vlejmë ne?! Kaq asgjë?!
Kjo nuk është e drejtë. Por e dini çfarë më trishton më shumë?
Fakti që nëse do të mundja, do të ndërroja me shumë dëshirë gjithë arritjet e mia sportive, për një diplomë shkollë dhe një shpinë më elastike.
Shumë janë fëmijët dhe të rinjtë që rriten me ëndrrën për të qënë kampionë, për të ngritur flamurin kuqezi në një podium botëror, ndërsa unë kampioni, jam gati që nëse do të më jepej mundësia do ta ndërroja çdo gjë për një diplomë, një kurriz që përulet shpesh dhe një vend pune.
Sepse ky vend nuk i respekton kampionët!”
Jeta eshte pune dhe puna eshte jeta. mos ju qaj kujt por pervish menget dhe puno qofte dhe ngarkim shkarim meqenese sporti qe ke bere ta ben me te lehte kete pune.
Or djalosh shtrroju punes dhe do ngrihesh.Shikoje realitetin jo si ish kampion por si njeri me kamb ne toke qe duhet ushqy..Ste vjen turp qe ja merr Nanes tate ??? At pensionin te cilin ajo e perfiton se dikur ka punue fort me te rrit ty.Ti ke probleme te tru siç e thue dhe vet ke bo shume gabime dhe je problematik.Shtroju punes fizike dhe mos merr antidrepresiva dhe anabolitika qe te shkatrrojn ma keq trute e kaptines.
Mos prit nga shteti se je djal i ri me gjith ate energji fizike.
Puna eshte ilaçi ma i mire.
Po ti, ke vrarare ndonje, ke qene ne burg, je mare me tregeti femrash e droge,
pret qe tju respektojne?
nuk e di a ini i martuar , por e dhe nuse nuk gjen dot,
nuk realizon kushtet.
Ngrihu edhe po te rezohesh 108 here,mos prit ndere nga asnje dhe hec,
ne rugen qe na nderove,enderove,besove,
sa do e veshtire qe te jete.
Besimi tek vetja, e thjeshta, puna,njerezorja,shqiptarizmi,idealizmi,
eshte ruga e vetme per shpetimin tend shpirteror dhe jetesor.
S’kam mundesi tju ndihmoj,vec ju uroj suksese ne pa mbarim.
KU JE OOOO SHTET ! C’mesazh i jepet brezave te rinj me kete trajtim qe i rezervohet ketij djali Kampion ?! A ka struktura PERGJEGJESE e me kopetenca te plota administrative e financiare per keta njerez qe jane KRENARIA e KOMBIT ? Nuk e kemi luksin ne,dhe nuk e ka as edhe nje shtet supershtet si Usa qe elemente te tille ti lere ne hije ,ne harrese…eshte TURP . Duhet te behet RREGULL…LIGJ,qe keta djem e vajza, qe sakrifikojne gjithe rinine e tyre per ti dhene nder e dinjitet kombit ne sport ne arte ne shkenca ,te nderohen e te respektohen per ate qe japin, e absolutisht KURRE te mos arrijne ne kete pike…KURRE .Ilir Sulit do ti thoja,ashtu si edhe Romeles qe na nderoi se fundmi,por edhe djemve e vajzave shqiptare me Majlinda Kelmendin e te tjere,qe ,ju jeni KRENARIA JONE ,shpresa e ketij populli shume te vuajtur ,qe tek ju sheh HERONJTE e vertete qe sakrifikoni veten tuaj per te na dhene edhe ne nje fije dinjiteti qe kjo politike e QELBUR vazhdon te na e shkele te gjitheve ne, ashtu si ju.Ju lutem mos u dorezoni,mos e ulni veten ,qedroni ne piedestalin e heroit ku jeni sepse femijet shqiptare i kane syte te ju.Nuk duam qe model te femijeve tane te jene te fortet e lagjes apo parlamentit…JO ! Jeni ju modelet e femijeve tane .
Tani e kuptoj pse shqiptaret u shpallen me dembelet ne rajon dhe te fundit ne europ. Ketu prej 91 esht nxitur vetem rrumpalla, kultura e piramidave, qekut te bardh, prostitucionit, hajduteris, shkatrrimit, grabitjeve, vrasjeve me pages, korrupsionit, kioskave universitete. Edi Rama po ben nje pun te mir por duhet tu bjer me top rrumpalles berishjane. Kurse populli po e kupton se e vetmja rruge per mbijetes e esht puna me mish e me shpirt. ILIR PRANO PER PUN EDHE BUJQESIN SI PARAARDHSIT E TU ILIRE. HISTORIN NE PESHNGRITJE NUK TA HEQ NJERI. JE I PAVDEKSHEM
Të respektoj, për cfarë i ke dhëne këtij sporti, por ti nuk duhet të harrosh që shteti në atë kohë të respektoi të dhuroi një makinë me duket se dhe një shtëpi, që ti i bëre shkrumb e hi…
Së dyti, o miko kamarier ka punu dynjaja dhe njëkohsisht ka marrë shkollën, dhe pavarsisht me dipllomë në xhep punojnë punë të ndryshme qe skanë lidhje për cfare janë dipllomu……
Kështu miko që e vetmja gjë, që mund ti kërkosh ti Shtetit është të të fusi në shkollë, dhe pa i ngel hatri atyre të tjereve që e kanë meritën për shkollë por i mungon mundësia financiare…..
Eh more djalë. Po me vejn keq per ty. Ne kete vend, historikisht asnje sportist nuk eshte vlerësuar.
Te ka pas hyre vetja ne qef pjer kohesh djalosh je ne moshe per pune e duhet te punosh .ti kerkon ndihme nga shteti harron qe shteti te ka vleresuar te ka dhene edhe shtepi ku e ke eshite prandaj leri llafet po ke ment shko dhe mbaro kurse profesionale beju specialit fillo nga puna e ndihmo veten dhe familjen
Po ti qenke manall o Ilir po pse o gomar mos mendon se paske qene kampion dhe duhet te behesh president. Te gjithe ne jetet e tyre jne kampion ne nje fare menyre.
Kur lexova titullin e shkrimit mendova se do ishte invalid,me erdhi keq dhe thashe po e lexoj,po cfare lexova,kemi te bejme me nje dembel Stambolli,iko Liro shtroju punes,mos rro ne kurriz te mamase.
Iliro, une nuk kam qene kampion ne asnje lloj sporti, kam gati 40 vjet qe punoj, dhe kam shprese te punoj sa te kem jete. Nje njeri i madh ka thene : mos pyet cfare beri atdheu per mua, pyet veten cfare bera une sot per atdheun. Te qenit Shqiptar nuk eshte privilegj, eshte detyre qe vazhdon sa te jete jeta. Gjej pune Ilir, cfaredolloj pune, puna nuk esht turp. Nuk je i vetmi Shqiptar pa shkolle, shumica punon ne vende pune pa lidhje me shkollen qe kane kryer. Puno Ilir dhe ul koken, shume prej nesh nuk e kane patur fatin tend, keshtu qe mos u anko se ka dhe me keq.