Trazira në PD, Basha pas kthimit nga Edinburghu urdhër të prerë deputetëve: Nesër urgjent mbledhje. U dekonspirua vizita...?!

15 Dhjetor 2017, 21:12Politika TEMA
Trazira në PD, Basha pas kthimit nga Edinburghu urdhër të

Nje situate e paqarte po shfaqen ne gjirin e Partise Demokratike.

Pas kthimit te kreut te kesaj partie Lulzim Basha nga Edinburgh, ai ka dhene nje urdher te prere qe te gjithe deputetet te jene ne mbledhje neser.

Keshtu, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet që nesër pasdite të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme.

Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 18:00.

Basha ka dhënë urdhrin e prerë që asnjë nga deputetët mos të mungojë në mbledhje.

Në takim thuhet se pritet që të merren vendime të rëndësishme per opozitarizmin e PD.

Nenvizojme se mbledhja e jashtëzakonshme vjen pas vendimit të shumicës për te caktuar kryeprokurorin e ri dhe perzgjedhjes se tre kandidaturave diten e sotme per te dale me nje emer te henen.

Shumica te henen do te votoje per kryeprokurorin e ri, me ose pa opoziten, dhe pritet nje debat i forte.

Por nuk perjashtohet mundesia qe Basha te kerkoje dhe llogari per dekonspirimin e vizites se tij ne Edinburgh, vendi ku kane “rrjedhur” parate e lobimit 1 milione dollare nga parajsat fiskale.(TemA)

1 komente në “Trazira në PD, Basha pas kthimit nga Edinburghu urdhër të prerë deputetëve: Nesër urgjent mbledhje. U dekonspirua vizita…?!”

  1. Bariu says:

    “Njeriu qe qesh” edhe Viktor Hygo,nuk e kish pershkuar kaq bukur sa e luan Basha mashtruesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje