E rëndë në Fier, qëllohet me thikë një 31-vjeçar

17 Dhjetor 2017, 10:13Kronika TEMA

Një 31-vjeçar është qëlluar me thikë rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në Levan Të Fierit.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal.

Sipas forcave blu, dyshohet se shtetasi D.H, 40 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë në bark shtetasin F.S.

I plagosuri është dërguar me urgjrncë në spitalin e Fierit ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e shtetasit D.H dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje