Mesazhi prekës i nënës së Sokol Olldashit, në 45-vjetorin e lindjes: Do të të pres gjersa të jap frymë…

18 Dhjetor 2017, 09:15Kronika TEMA

Sokol Olldashi do të mbushte sot 45 vjeç.

Në ditën e lindjes së tij, mamaja e Olldashit, Kozeta, ka bërë një status prekës në rrjetet sociale.

E si mund të bëhet ditëlindja jotë pa ty bir? 45 do të mbushje sot… Të përgatita edhe ëmbëlsirën tënde të preferuar…

Gostita me të ata që erdhën, ata që vijnë të të duan, miqtë e tut ë fëmijërisë, të cilëve u mungon shumë. Sa shumë të prita bir…

Sa dëshirë për atë përqafim të ngrohtë…

Do vijoj të të pres gjersa të jap frymë e të të vij pranë e të kujdesem për ty, sikurse më parë… Mall… dhimbje…dhe përsëri mall pafund…” , shkruan ajo.(TemA)

1 komente në “Mesazhi prekës i nënës së Sokol Olldashit, në 45-vjetorin e lindjes: Do të të pres gjersa të jap frymë…”

  1. Amy says:

    e dhimbshme, ska fjale ngushellimi, por ata qe e ben do ta pesojne keq nje dite !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje