Deputetja e LSI-së, letër ambasadorit Lu dhe Vlahutin: Deputeti i PS-së më goditi në fytyrë dhe më shau rëndë, ju nuk e doni Shqipërinë

19 Dhjetor 2017, 18:42Politika TEMA

Deputetja 23-vjeçare e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, iu ka drejtuar një letër të hapur dy ambasadorëve kryesorë në Tiranë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Ajo thotë se nuk është dakord me deklaratat e tyre dhe shkruan se nëse e duan vërtet Shqipërinë, ata duhet t’i bashkohen PD-së dhe LSI-së në protestën e ardhshme.

Letra e Mehmetaj:

Letra dërguar sot Ambasadorëve LU dhe VLAHUTIN.

Të nderuar Ambasadorë,

Unë jam Kejdi Mehmetaj, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në mandatin tim të dytë.

I lexova me shumë vëmendje deklaratat tuaja dhe po ashtu si Ju edhe unë e dënoj maksimalisht dhunën që u ushtrua ditën e djeshme në Parlament dhe në rrugë.

Fatkeqsisht unë nuk e gjeta veten në deklaratat tuaja, përkundrazi u ndjeva e dhunuar edhe nga ju.

Në të drejtën time, si deputete që me bindje kam votuar për ndryshimet kushtetuese të mesnatës së 21 korrikut në vitin 2016, ndjeva përgjegjësinë të protestoj dhe kundërshtoj që Kushtetuta e vendit tim të cënohet nga një Kryeministër i cili mendon se është i gjithëpushtetshëm dhe se ligjet e këtij vendi mund ti shkelë me këmbë.

Unë jam bërë deputete kur isha vetëm 20 vjeç dhe kauza ime ishte dhe është të luftoj për ëndrrat e bashkëmoshatarëve të mi, të cilët çdo ditë e më shumë po marrin rrugët e emigrimit. Ata po largohen nga Shqipëria sepse shkollat i ka marrë peng qeveria, sepse vendi po varfërohet dhe punë për ta nuk ka, sepse detyrohen të kthehen në punonjës të plantacioneve të hashashit dhe si pagë të marrin kokainë, sepse policia nuk mbron qytetarët por kriminelët, sepse urgjencat e spitaleve prishen rrugës si pasojë e konçesioneve korruptive në shëndetësi, sepse taksat tona Kryeministri i përdor për të pasuruar veten nëpërmjet tenderave dhe PPP-ve dhe sepse ish ministri I brendshëm Saimir Tahiri edhe pse bashkëpunëtor I Habilajve është sot I lirë.

Që në moshën 14-vjeçare unë kam luftuar për të drejtat e mia dhe të të rinjve shqpitarë, duke besuar se do t’ia dalim një ditë të kemi një shtet në standartet e atyre që Ju përfaqësoni. Si mundet unë të hesht tani që qytetarët më kanë votuar të jem zëri i tyre në parlament. Si mund të pranoj unë të më hiqet e drejta e fjalës. Si mundet unë të mos reagoj kur shkelet me dashje dhe për qëllime kriminale Kushtetuta e vendit tim.

Ju më drejtoheni edhe mua, si pjesë e opozitës, për dhunën në sallën e parlamentit. Por a u njohët Ju zotërinj Ambasadorë me fjalorin e padenjë dhe fyes me të cilin mu drejtua mua dhe kolegeve të mia Ministri Ditmir Bushati?

A e dini Ju se deputetja 23-vjeçare Floida Kërpaçi u tërhoq zvarrë dhe u gjakos nga Policia e Shtetit sepse tentoi ti jepte ndihmën e parë një nëne, të cilës po Policia i kishte goditur krahun me sende të forta?

E dini Ju se deputeti Bujar Çela ka ushtruar ndaj meje dhunë fizike dhe verbale në parlament, duke përdorur fjalor të rëndë fyes dhe duke më goditur në fytyrë?

A e dini Ju se me urdhër të kryeministrit Rama, efektivat e Policisë kanë shoqëruar ditën e djeshme rreth orës 15:00, 8 vajza të reja në komisariatin e Rinasit, sepse mbanin në duar një parrullë ku shkruhej: “Rama ik dhe mos u kthe”? Me prova filmike vërtetohet se vet Shefi i Komisariatit ka dhunuar fizikisht dhe ka ofenduar rëndë vajzat. Pasi e pyeta personalisht Shefin e Komisariatit për arsyen e shoqërimit të vajzave, përgjigja ishte: “Sepse më dha urdhër Kryeministri Rama”. Dhe pasi po të njejtin Shef Komisariati e pyeta nëse kishte fëmijë dhe a do ndihej mirë nëse fëmijët e tij do trajtoheshin në atë formë, më tha se do i mësonte fëmijët e tij të mos flisnin dhe të mos protestonin.

Të nderuar ambasadorë,

Unë kam lindur në vitin 1993 me gëzimin e prindërve të mi që do jetoja në një shtet demokratik, ku njeriu gëzon të drejtën e fjalës së lirë dhe veprimit të lirë dhe asnjëherë nuk do lejoj që një Kryeministër arrogant dhe i pangopur ta kthejë sërish Shqipërinë në kohën e diktaturës.

Të nderuar ambasadorë,

Ju më keni akuzuar se edhe unë kam frikë nga reforma në drejtësi. Ju sfidoj të gjeni në gjithë jetën time qoftë edhe më të voglën shkelje të ligjit apo arsye për të patur frikë. E vetmja gjë që do të gjeni është se si më është dashur të përballem me kriminelët e Edi Ramës në parlament dhe në fushatat elektorale.

Të nderuar ambasadorë,

Me deklaratat tuaja, Ju jeni po aq përgjegjës për dhunën që është ushtruar ndaj meje dhe kolegeve të mia, sepse Ju në asnjë rast nuk folët për ne, në asnjë rast nuk mbrojtët të drejtat tona.

Jam e sigurtë se në vendet tuaja, nese qeveria do të shkelte Kushtetutën, miliona banorë do të dilnin në rrugë e do të protestonin deri në rrëzimin e qeverisë. Ju nuk mund të na kërkoni që ne të bëjmë të kundërtën.

Ju siguroj se ne, 10 vajzat që dje u dhunuam se mbrojtëm Kushtetutën, nuk do të ndalemi në asnjë moment dhe për asnjë arsye. Ne do përpiqemi të tregojmë lidershpit të vërtetë dhe do mundohemi të udhëheqim çdo të ri dhe të re që ende ka ëndrra për Shqipërinë dhe nuk e pranon këtë situatë nëpër të cilën po kalon vendi.

Ju presim të na bashkoheni edhe Ju në protestën e rradhës, nëse vërtet e doni Shqipërinë!

Për sa kam shkruar më sipër gjeni pamje filmike vërtetuese.

33 komente në “Deputetja e LSI-së, letër ambasadorit Lu dhe Vlahutin: Deputeti i PS-së më goditi në fytyrë dhe më shau rëndë, ju nuk e doni Shqipërinë”

  1. ILIRET says:

    Kush lind shpejt, vdes shpejt. Dhe ti moj goce, si debile qe je genjen pa pike turpi, per nje gje qe e pane te gjithe shqiptaret.
    Ti deshe ta perdhunoje deputetin Cela dhe ai te refuzoi.

    1. ULLI MAGNA says:

      KËTË VAJZË, NË MAJ-QERSHOR 2013,
      PA ARRITUR MIRË 20 VJEÇE … ,
      ENDE PA ‘LIBREZË PUNE’ …
      SA EKSPERIENCË JETE DHE PUNE ?! ?! ?! …
      E ‘DHUNUAN’ SHUMË RËNDË …
      … DUKE E BËRË ‘DEPUTETE = I MBUSHËN
      MENDJEN SE ‘GJITHÇKA FLUTURON’ … ?! ?! ?!

  2. NjeQytetarOptimist says:

    E pashe ate gje qe ndodhi. E para, deputeti nuk e goditi per e shtyu. U duk si goditje sepse deputetja po ecte para.. Deputeti pa ne bisht te syrit qe kjo po I vinte dhe duket qarte qe ai deshte ta shtynte nga trupi dhe jo nga qafa sic ndodhi ne rastin konkret. Pyetja qendron: Cfare deshte ajo qe ju versul tavolines se tij?!?! Mbase karta e votimit?!?! Zonje, ti sduhet te ishe aty dhe sduhej te turreshe ashtu kundrejt tij.. Ishte nje aksident ku duket qe deputeti kishte qellim te te shtynte.. Mos bej politike me aksidente..

    1. spartaku says:

      Kete palo deputete te LSI,as e preku as e shtyjti njeri dhe as e dhunoi njeri.Ajo shpif ne drite te diellit.Ps-te nuk ishte fare ne proteste,se protesten e organizoi opozita,por keta monstra te keqin jane mesuar me te shpifur.Je felliqesire.Kerkon te ngaterrosh moj palaço edhe ambasadoret e nderuar te Amerikes dhe te BE-n.Pika qe nuk u bje.

  3. Leka says:

    Kejdi boll se jeni shume te pa edukuara. Juve ju mungon edukata ne rradhe te pare. Por nuk ke faj se u mesove keq, studente pa mbaruar shkollen shpejt deputete. Ndersa Kerpaçi o zot çfar mban mbi dhe. Ajo urgjentisht duhet hequr nga parlamenti aq e re me ate fjalor. Mjer ai djep qe e ka rritur, mjer ata prinder qe e kane. O zot, ajo vetem femer nuk ishte. Une po te kisha nje vajze te tille sinqerisht e kisha bere lanet.
    Nuk gjej fjale qe ta pershkruaj, nuk me kane pare syte u tmerrova. Zoti Lu e Zonja Vlahutin bejne mire te mos te marrin ne konsiderate madje te te udhezojne qe te shkosh ne shkolle per t’u edukuar, pastaj te merresh me politike e te besh letra te hapura.

  4. ins says:

    ZOTËRINJ AMBASADOR!
    MOS U MASHTRONI NGA KLANI I HAJDUTËVE.!
    NA TURPËRUAN NË SY TË BOTËS,
    POR U ERDHI DITA TË JAPIN LLOGARI.
    PJESËMARJS QESHARKE NË MITING,
    TREGOI SE POPULLI ËSHTË I MENÇUR.!
    KEMI BESIM TEK JU!
    MOS NA LINI NË BALTĒ Z.VLLAHUTIN DHE Z.LU!?
    ???????????????????????????????

  5. ti moj goca zyshes ,
    ke ca gjona qi najher e do shkopin pas b.the.
    nuk te ka msue mami ILIRJANA ty e babi MONIK
    qe s’duhet me ja vjedh lodrat shokut ,
    dhe mos me ja ngacmu bibiloqen me dor ?
    Po mami jot osht e vesh gjith florinj moj tu befsha ,
    cfar do me Ti ?
    Te gjith si shpi e fis nji tabjat paskeni moj qyqe ?
    S’eshte qyqe kjo edukatore .
    cfar eshte moj luleshka ?
    Eshte kukumjacka e grupit . hahahaha

  6. Labi says:

    Hiq pampersat nje here pastaj meru me politike.nuk behesh deputete pa firmosur ne bordeto per profesionin qe ke fituar me shkolle.vetem lsi Ben deputet adoleshent qe ti kete nen komande si me rastin e djeshem.pse nuk Ben si ju edhe penariti,haxhinasto me shoke(se nuk manipulohen Kolkata)ok.

  7. Vlora 9 says:

    Edhe pse pamjet jane me ze e figur , e mara per dore per tu bere deputete qe femij, nga bashkeshortet qe drejtojne levizjen e skrapallinjeve te inatosur, jo per para,, por per flori ,nuk e ka problem te beje perpjekje per te mashtruar perfaqesuesit euro amerikan ne Shqiperi. Kjo mendon se ne ato ore protestash te turpshme populli dhe ambasadoret ishin duke fletur gjume

  8. Lina says:

    Si nuk te vjen rende .Vajze e re dhe mbron hajdutet e Shqiperise ! Ti je aty te mbrosh interesat e popullit qe te ka zgjedhur . ATA po te perdorin si shkembim per vendin qe te kane dhene ne kuvend Sjellja Juaj ishte sjellje prej rrugaceje me ne krye ate qe e keni komandante.A big thank you to America dhe BE ! God bless them !

  9. LUAN says:

    SA ISHTE NE KOALICION , RAMA ISHTE I MIRE PER KETE CUPELINE. TANI QE NUK JANE NE TEPSI , RAMA QENKA E KEQJA E SHQIPERISE DHE BERISHA QENKA ENGJELLI. MEDET, KUSH NA PERFAQESON NE KUVEND!!!!

  10. Ollga Toronto says:

    Po pse kalamajt e Likes do perfaqesojne shqiptaret,po ik moj cupe, mbaro njehere shkollen,piqu edukohu,puno,pastaj ke te drejten e zotit te kandidosh per deputete.

  11. Gjergi says:

    Ajo nuk është në moshë të pjekur të jetë një anëtar i grupit për ndryshimin e vendit. Duket se ‘lodra e saj’ po hiqet nga zhvillimet e reja!

  12. Shvejk says:

    Mosha e re nuk eshte as justifikim e as argument ne politike. Je njesoj si gjithe koleget e tjere, me te rij apo me te vjeter qofshin. Vitet e tua perdori per foto ne FB. Ne parlament perdor trurin, po ta kesh sigurisht.

  13. bregdetari says:

    O MJERE VENDI PER PILIVESA SI PUNA JOTE !
    O PIKA QE S’ME BIE MUA QE LEXOVA RRESHTAT E SHKRUARA PREJ TEJE.
    O HAPU DHE , HAPU DHE !!!
    O HAPU DHE TE FUTEM BRENDA !!!
    CA ME BEHET KUR TE SHOH MOJ ZORRAXHIJE.
    O ZOT I MADH SHIKOJI KETO GJERA DHE VER DORE SE PO NA RROTULLOHET TOKA MBI KOKE.
    KJO NUK KA SE SI TE JETE ATY NE ATE VEND SI DEPUTETE.
    KY ESHTE NJE OFENDIM JO VETEM PER POPULLIN SHQIPTAR POR EDHE PER INTELIGJENCEN DHE SHOQERINE E KETIJ VENDI.
    A THUA TE KEMI RENE KAQ POSHTE ?!
    QENIA E SAJ ATY TREGON NIVELIN E ULET TE PARLAMENTIT TONE.
    KJO E HA BUKEN KOT !
    BENI SEVAP O NJEREZ E JEPINI DYFISHIN E ASAJ QE MERR NE PARLAMENT DHE HIQENI QE ANDEJ TE SHPETOJE ATMOSFERA DHE AMBIENTI SE ASHTU DO AJROSET ME MIRE DHE ME SHUME PARLAMENTI.
    DO MBUSHET ME OKSIGJEN.
    UFFF !
    HAPNI DRITARET SE ERDH AJO MOR …UFFF !!!
    …DHE PERMEND AMBASADORET !!!
    HAJDE DEMOKRACI HAJDE !!!

  14. Nadi says:

    Turp tê kenë këto llafazane të pa edukata,
    Ranë dhe në duart e asaj XHADISË,
    dhe kushedi se si do përfundojnë!
    PRINDĒR: Ruajini vajzat nga LSI-ja.
    RREZIK KOMBËTAR! ?????

  15. lili dushi says:

    Te goditi ne fytyre thua ta ka ber mire , i lumte dora po ti perse i more karten z Bujar Cela ? Per mua dhe per gjithe Shqipetaret ishit turpi i ketij vendi , ke qene dhe ministe surrati jot funderrin femer . Bujar te lumte dora po ja pate treguar vendin ketyre buceve

  16. BUJARI JU DEGJON says:

    Kejdi,te beri deputete Likja e Munika sepse ishe TALENT???
    Ku shkelqeje???…
    Ata te moren vetem per ETIKETE,sepse u duheshe…
    Per nje te ardhme…
    Dhe ja,sot te derguan me “sherbim”…
    Po te perdorin fort bukur…
    “Avokate” e Likes dhe Munikes..
    “Avokate ” me pelena…
    Bravo” Brezi i Ri” !!!…

  17. Tori says:

    ??????
    USA DHE EU-ja, ËSHTË ME SHQIPËTARËT DHE JO ME HAJDUTËT QË FUTI NË PARLAMENT LSI-ja. ?

  18. Alda says:

    Shko në shkollë moj vajzë!
    Mos shko pas Monikës ,se do përfundosh keq!
    Me gënjeshtra, sa dë ecësh,do qorrollisesh!?

  19. Niko says:

    . AH , çna bëtë ju që votoni LSI në.
    Mlidhni mendjen , dhe abandonoheni
    se na morrët vendin më qafë!?

  20. Alban Dega says:

    LSI-A DHE TEPSIA
    SI E JEMA DHE BIJA!

    Po na dhihet LSI-a
    S’ ka bakllave
    As revania !
    As tendera …
    As karrike
    Ah c’na bere
    shoku Like!
    C’na permjere
    Krejt na fike
    S’ ulet bytha
    Ne dy karrike!
    Ti na ishe me i miri
    Sa qe blloku
    dhe Floriri !
    Kudo na ishte Tepsia
    Ne balle te oxhakut LSI-a!
    Hidhte vickla
    Hidhte shtat
    Na u fry bretkosa
    E na u be mezat !
    Tendera karrike
    Kishte pa kufi
    Me blloqe ne dore
    Lulezoi kusari !
    Vidhte me tupana
    E me cifteli !
    Syri terrt si bante
    Me Qetesi … Dashuri !
    Deri sa ju iku
    Grazhdi edhe Tepsi !
    U nakatos Qetesia
    U dhjeros Dashuria
    Zjarr edhe terbim
    U be LSI-a!
    Terbim nga Vetingu
    Drejtesi lemeria !
    I fut uje motorri
    Po i mbytet Gjemia!
    Vasili alarm
    Dhe Luan hajnia!
    Ne balle e terbuar
    Prin Monika Lubia
    Cizme edhe breke
    Perdor si alltia
    Si qen ne zinxhir
    Leh Ylli Mavria !
    Klejda vetplagoset
    me rrena si femija!
    Alarm ne kupole
    Ka sot LSI-a
    Bashke me tepsine
    I vdiq dhe qetesia
    Panik lemeri
    Iu pordh Dashuria!
    Tmerr nga Vetingu
    Terbim nga Drejtesia!
    Kupola e saj
    Pllakose nga dalldia
    Ajo qe e ngriti…
    Po e shemb Tepsia !
    LSI-a dhe Tepsia
    Si e jema dhe e bija!

  21. Xhaxhi Komshiu says:

    Gjynah! Vajze e re dhe genjen hapur. Mos keshtu bija ime. Ec me koken tende, me mendimin tend.

  22. ALI ABDULLAI says:

    DEPUTETE MEHMETAJ

    ME VJEN SHUME KEQ QE JU NUK KENI GJETUR NENDIN E DUHUR PER TU ANKUAR. VENDI I DUHUR ESHTE PROKUROIA.
    ME PARE SE TE AKOHENI PER POLICINE E SHTETIT TE CILES I KERKOJME TE BEJE DETYREN, JU DUHET TE MBANI QENDRIMIN E DUHUR NDAJ KRYETARES TUAJ QE SHKELI CDO STANDART TE NJE PARLAMENTI LEGJITIM ME VOTAT E POPULLIT. JU DUHET QE MBANI PERGJEGJESI PER TE GJITHA VEPRIMET E OPOZITES TE CILAT KRIJUAN INCIDENTET. E DREJTA E JUAR PER TE VOTUAR OSE JO NJE LIGJ TE SJELLE NE PARLAMENT NUK JU ESHTE SHKELUR, PO ASHTU DHE E DREJTA E JUAJ PER TE PROPESTUAR NUK JU ESHTE SHKELUR. JU KENI SHKELUR LIGJET E SHTETIT.
    NUK E DI SE SI DO TE REAGONTE BABAI JUAJ NESE JU I VINI ZJARIN SHTEPISE SE BABAIT TUAJ. BESOJ SE DO TE SHANTE E TE OFENDONTE ME KEQ SEC JU KANE OFENDUAR TE TJERET. BESOJ SE DO T’I SHKRYAJE PERSERI AMBASADOREVE. ME VJEN KEQ PER FORMIN TUAJ DHE DETYREN QE JU BESUAR ELECTORATI JUAJ. KUR JU BESUAN MANDATIN BESOJ SE NUK JU VUNE KUSHT DESTABILIZIMIN.
    SE FUNDI KAM EDHE NJE POROSI PER JU. NESE NUK DONI TE OFENDOHENI HERE TJETER MBANI QENDRIMIN E DUHUR DUKE ZBATUAR LIGJET OSE JEP DOREHEQJEN NGA PARLAMENTI. PARTIA JUAJ KE PLOT TE TJERE QE DUAN TA BEJNE PUNEN ME NDER.

  23. tir says:

    Mehmetaj shko mbaro shkollen, je plaka e fakultetit, te la mona rrugeve si veten. Qe je rrugace femer kete e morem vesh se ferkoheshe pas deputeteve , simparizantevr, policeve. Mona hoqi kepucet e ti kidhe ne plan breket , por deputeti qe akozon te shpeto nga skandali. Mos u qurravit si kalamani i kopshtit: zysheee me goditi ky djali.

  24. MONIKA NEPËRKA PIKA - PIKA says:

    Ti u bere deputete , kur nuk ia kishe idene ligjit , pa lere kushtetutes , vetem
    per ti bere fresk e shtuar vota Likes e Monikes , por jini parti pa asnje ideal ,
    e krijuar vetem per te vjedhur , ne te d krahet , qe po shkateroni ne karakter
    edhe rinine e pa rrahur nga jeta . Je deputetja me pa vlere , e prere dhe qepur
    per brekushe turkeshash , qe me cingerin nervat , sa here del ne publik
    si nje dordolec per te qeshur ! Ca aguridhe si ti , na erdhen dere me dere , per
    te lipur vota , qe tia jepnit Saliut , sikurse po veproni vazhdimisht . YYYT !

  25. akrepi says:

    Mos ja vini re eshte e vogel nuk di cfare thot.

  26. lexuesi i gazetes says:

    Donald lu,ambasadori i amerikes,si dhe vlahutin ambasadorja e europes,sjellin ne shqiperi,qfar u thon,vendet nga dergohen. ne vendet nga ata vijn,shkelet kushtetuta.pra ne kto vende nga vijn kushtetuta esht nje paqavure. nje shtet nuk funksijonon pa kushtetut,por kur ka kushtetut dhe shkelet ne menyr masive,eshte njesoj sikur nuk ka kushtetut.pra rrjedhimisht,del se nuk ka funksijonim te shtetit! si rrjedhim i ksaj qeshtje,(shkeljes se kushtetutes),humben jeten miljona njerez(nuk dihet numri i sakte!pra gjygji nderkombetare i hages,denoj kriminelet e luftes,por ka prap pun per te bere,te denoj edhe komanduesit e ktyre krimineleve,si dhe ti kthej syte nga shkelsit e kushtetutes!shkelsit e kushtetutes, nuk besoj qe mund ti shmangen denimit qe meritojn!por qeshtja eshte e koklavitur,sepse nuk eshte e thjeshte identifikimi i shkelesve te kushtetutes,sepse eshte shkelje masive e detyruar! pra kushtetuta shkelet masivisht jo vetem nga privati(bisnesmenet,si dhe njerezit qe u besojn),por edhe nga segmente te kamufluara te shteteve,(njerez te shtetit,qe ne princip marrin rrogen per mbrojtjen e kushtetutes)!pra deputetja e LSI,mir qe shkrun leter te hapur,por qeshtja eshte se a interesohen letermarresit,dhe shtetet nga ata vijn(Amerika,dhe EU).sepse letershkruesja te mendoj logjikisht,kur kushtetuta shkelet ne vendet nga kta vijn,qe don te thote se njerez si letershkruesja ne kto vend tashme gjinden ne pun,ose te papun,por kurrsesi deputet! thoni se po largohen te rinjet,ku po shkojn,por si beni vetes pyetjen,kudo qe te shkojn ,do te shkojn ne vende qe shkelet kushtetuta,dhe shkelja e kushtetutes esht prezente edhe ne shqiperi! pra shkruni leter e mos u tutni,sepse fjala e lir eshte e garantuar(ne leter,ne kushtetut,por kushtetuta shkelet!),por veprimi i lir,nuk esht i garantuar ne kushtetut! tashme shtoj se ndoshta nuk e dinit se shkelet kushtetuta kudo ne te ashtuquajturat shtete miq,dhe shtete armiq,por nese e dini,dhe shkruni keshtu esht nje shkelje e kushtetutes,sepse genjeni njerezit qe largohen,duke then,ketu shkelet kushtetuta,kurse atje jo,(ne vendet qe u be fjal me siper)! shtoj pra kur kushtetuta shkelet,bje shteti,pra mos u habisni,mund te ket renje shtetesh,dhe ringritje shtetesh,mund te ket renje popujsh,dhe ringritje popujsh,mund te bien arrnautet(te asimilohen)dhe te ringrihen vllehet(arrnavllehet),mund te bien greket,dhe te ringrihen pellazget,pra greket asimilohen nga pellazget,qe tashme marrin emrin arrnapellazg.pra bjen greqija krijohet arrnapellazgija.pra kjo mund te ndodh edhe ne vendet e siperpermendur.

  27. eg says:

    Nuk e kuptoj pse i drejtohet ambasadorit amerikan kjo shushka dhe nuk i drejtohet organeve te drejtesise
    Nese kjo derdimenia eshte kundra dhunes, pse nuk reagoi kur kryetarja e partise se saj ushtroi dhune fizike dhe verbale ndaj autoritetit te larte, sic eshte Kryeministri.

    Eshte e turpshme te shohesh vulgaritetin e Kryemadhit dhe disa deputeteve te tjere, qe bota politke i sheh si perfaqsues te popullit shqiptar.

    Mungesa e argumentave, fjalori teper i varfer, mungesa e oratorise e shoqeruar me friken e ligjit, qe shume shpejte mund te zbatohet mbi keta individe qe deri me sot e kane konsideruar veten te paprekshem dhe mbi ligjin eshte i vetmi shpjegim i ulerimave dhe klithmave histerike.

    Akoma keta deputete nuk e kane kuptuar qe eshte pushteti i fjales dhe i veprave ai qe populli shqiptar kerkon sot (shembull: Erion Veliaj)

  28. Ola says:

    Po c’mund te presish nga keto aguridhe vec te thuash moj kasolle ku na mblodhe.

  29. M says:

    Ti hiqesh e verber dhe e shurdher per sa i peket kushtetutes se ligji per organizimin dhe funksionimin e prokurorise nr 97 / 2016. e republikes se Shqiperise eshte, lind pyetja ti a je deputete e kesaj republike dhe e drejta e fjales dhe e veprimit te lire ne nje shtet demokratik nuk eshte te luash teater e te ngresh akuza me skenar te parapregatitur vetem per incident per tu hakmar e per te mbjell e sjelle destabilizim te vendit per te ruajtur eproret e tu nga vitingu e me kete raste te zeshe nje vende te rendesishem per nje karike te premtuar nga ata e ne nje te ardhme qe e kerkoni sa me shpejte pa llogaritur as vullnetin e popullit dhe as te drejtat demokratike vetem e vetem se jeni deputete nuk je as mbi ligjet e as mbi kushtetuten dhe mos shiko endra me sy hapur se populli nuk fle

  30. Engjell says:

    Shto peshen e fjaleve dhe jo volumin e zerit vogelushe Deputete . Eshte shiu ai qe rrit lulet e bimet jo bubullima.

  31. Muçuaitanes says:

    Motre, sa shume ke vuajtur ne moshe kaq te njome “o zemer ” kam nje keshille per ty: beji mutin asamblese dhe Ike ne emigrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje