Gjithnjë e më tepër shtohen zërat për formimin e një poli të tretë opozitar. Vetë kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka provokuar herë pas here analistëtlidhur me këtë gjë.
Aleatët e Lulzim Bashës dhe disa krerë të tjerë partish kanë kanë drekuar sot bashkarisht në qytetin e Durrësit.
Duka ka mbledhur kryetarin e FRD-së, Bamir Topi, atë të LIBRA-s, Ben Blush, Vangjel Dulen, Nard Ndokën dhe Dashamir Shehin.
“Sot në Durrës pata kënaqësinë të kisha Dashin, Bamirin, Benin, Nardin dhe Vangjelin për një bilanc të vitit që po mbyllet, por folëm edhe për çfarë na pret në 2018”, shkruan Duka në Facebook duke dhënë idenë e një bashkëpunimi të ri vitin e ardhshëm.
Ngelen për t’u parë konkretizimi i tezave të hedhura në media lidhur me polin e tretë opozitar.
BRAVO ,DUKA.
S’E HËNGRE KOQEN E ULLIRIT SI DASH-RAQIA
DHE QIRIE-QIRI, VANGJELI.
JE BURR I MENÇUR TI.
PO KUJDES, SE BLUSHI TA NGEC!????
6 veta 6 njerez kot 6 vota ?
Bravo Fantomas
Çkeni me Dukën?
Përshesh ha ai??
Bravo o Duke, po nuk pihet rakia vetem! Zaten politika e mejhahanes eshte me e mira!
Skandal! Si mund te mblidheni pa Kokedhimen? Gabimi ndreqet. Qeti veni kapak foriri, heren tjeter thirreni dhe Mona Kokemadhen…..