Edhe Ben Blushi ka një koment për votën e Shqipërisë në OKB, kujton Faik Konicën: Një shtet levantin

22 Dhjetor 2017, 12:28Politika TEMA

Edhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka një koment për votën e Shqipërisë në OKB.

Pas një mungese në skenën politike, Blushi gjen rastin për të hyrë duke thënë se asgjë nuk e justifikon votën tonë. Sipas tij ky qëndrim i shërben vetëm Turqisë.

Ditën e djeshme Shqipëria u Rreshtua krah vendimit të vendeve të tjera të BE-së për të rrëzuar qëndrimin Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Sipas tezës së Blushit i bie që e gjithë Evropa i ka shërbyer Turqisë në këtë proces.

“Asgjë nuk e justifikon votën e djeshme të Shqipërisë në OKB. As raporti me Evropën, as raporti me SHBA, as raporti me historinë dhe as raporti me të drejtën.

Duke mos qenë as strategjike dhe as parimore vota kundër SHBA i vlen më shumë Turqisë se Shqipërisë dhe kjo është edhe më e rëndë më e shëmtuar dhe shumë më e padrejtë.

Ne kemi votuar një rezolutë kundër SHBA pa asnjë shkak real dhe pa asnjë arsye serioze.

“Për të gjithë ata që duan të fshihen pas historisë së votimeve në OKB kam një pyetje. Në fund të fundit për çfarë kemi votuar?

Që një vend sovran, në këtë rast SHBA nuk duhet të ketë të drejtë ta zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem

. Kush jemi ne që detyrojmë një shtet tjetër, se në cilin vend të një shteti tjetër duhet ta mbajë ambasadën e vet?

Kjo që kemi bërë është njëlloj sikur të votonim një rezolutë sipas të cilës SHBA duhet ta mbajnë ambasadën e Kosovës në Beograd. ‘Një shtet levantin’, do thoshte Faik Konica” thotë Blushi. (TemA)

6 komente në “Edhe Ben Blushi ka një koment për votën e Shqipërisë në OKB, kujton Faik Konicën: Një shtet levantin”

  1. ARIAN BORICI says:

    EDI RAMA BERI GABIM TE MADH RENDITI VETEN ME EDORGANIN IRANIN ARABET RUSSET EDHE EU QE TALLET ME SHQIPERINE. TASHTI OPOZITA DUHET TE DALE NE PROTESTA PER TE SHFRYTEZUAR KETE GABIM . AMBASADORI LU NUK E BERI DETYREN QE I KANE NGARKUAR TAKSA PAGUESIT NE AMERIKE MERRET ME VETINGUN EDHE NUK E BINDI RAMEN TE VOTONTE PER ALEATIN E VETEM USA . SHQIPTARET HUMBEN NJE RAST PER TE TREGUAR BESNIKERINE EDHE MIRNJOHJEN. EDHE SIKUR MOS TA PELQEJEN TRUMPIN VOTO PER USA . USA NUK ESHTE AS TRUMPI AS SOROS AS KLINTON, NE JEMI NJE VEND I VOGEL QE E BEJME MU..TIN E MADH BRAVO BUDLLEJT E MIJE TE DASHUR. TASHTI E REHABILITOVE OPOSITEN.

    1. lavdosh says:

      mbahu mor burre. Shqiperia eshte ne Europe dhe mbrojti parimet Universale dhe vendimet e OKB-se te 1948.
      Sa per te tjerat opozita ka raste per tu shprehur dhe qarte si femije per cdo gje qe ben qeveria

  2. likja says:

    O Bilbilush. Ke te fala nga Mimoza Hafizi. Deshet te beni parti te re, tani po hani kokat e njeri tjetrit.

  3. Beni says:

    Politikanet tane flasin si proamerikane dhe veprojne si Haxhi Qamili. Ka 100 vjet qe e aplikojne kete metode.

  4. lavdosh says:

    Nuk prisja kete qendrim nga keta politikane qe hiqen parimore dhe qe e shtremberojne te verteten pa asnje problem.
    Pervec interesave ka parime dhe Shqiperia ne kete rast veproi sipas parimeve dhe per kete duhet pergezuar. Ne jemi vend i vogel, por duhet te mbrojme parimet tona. Sa per keta politikanet pazarxhinj nuk ja vlejne komentet

  5. e di says:

    Dhe ky vet , e perjashtika veten nga ky shtet ?
    Pra si pjes e ktij shteti ,madje akoma me shume
    nji politikan ,i cili ka nji kontribut direkt ,ne levantil-itetin e ktij shteti .
    Sepse ne cdo kohe s’ka pusur njerzit e duhur ne politike ,
    por te tille ,qe kan qen si per shetin e popullin e tyre ,njerez pashtylle kurrizore ,e akoma me keq per boten .
    ke pas nji mbret Shkerdhate ,qe erdhi ne fuqi duke shitur Toka Shqiptare armikut te Kombit ,serbise duke mbledhur rreth tij plehrat e tipit (si sot jane ) berisha ,meta,basha ,blushi etj ,
    politikane te papergjegjshem ,por thjeshte karieriste . Ne kushte te tilla s’mundet me pas asnjiheras shtet ,e as nji reputacion ne Boten e huaj.
    Prandaj mendohuni perpara se te beni deklarata miope,duke u bere qesharake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje