HISTORIA: Pse Sokoli dhe Liljana shkëputën marrëdhëniet me Nexhmijen dhe Ilirin. Dy episodet që tregojnë ndarjen përfundimtare të familjes Hoxha

22 Dhjetor 2017, 11:40Politika TEMA

Sulmet e paprincipta të Hektor Peçit ndaj Isuf Kalos dhe akuzat për helmimin e Enverit. Pse Sokoli dhe Liljana shkëputën marrëdhëniet me Nexhmijen dhe Ilirin. Dy episodet që tregojnë ndarjen përfundimtare të familjes Hoxha. Problemet e akumuluara për vite me radhë, inatet, mëritë dhe xhelozitë personale e deri hakmarrjet u shpërfaqën me egërsi. Arsyet e vërteta pse Sokoli dhe Liljana Hoxha kanë dalë nga rreshti dhe sulmojnë pjesën tjetër të familjes Hoxha

Xhevdet Shehu

Çfarë ka ndodhur me familjen e Enver Hoxhës? Është kjo një pyetje krejt e natyrshme, ndërsa botohen libra dhe nuk rreshtin shkrimet, intervistat dhe deklaratat nga brenda familjes Hoxha dhe nga njerëz që janë në dijeni të shumë zhvillimeve deri edhe dramatike në zemër të ish-bllokut komunist deri në majën e kupolës. Duken si telenovela, por brenda tyre ka disa të vërteta të hidhura. Gati dhjetë vjet më parë, në janar të 2008-s, gruaja e Enverit, Nexhmije Hoxha, në letrën testament drejtuar Ilir dhe Teuta Hoxhës, shkruan kështu për sulmet e Liljana Hoxhës, gruas së Sokolit:

“… gruaja mund të bëjë të lumtur, ajo mund edhe të ta nxijë jetën. Një shembëlltyrë e tillë i ndodhi djalit tjetër tim, Sokolit, për fatkeqësinë e tij e të familjes sonë, u lidh me një grua jo vetëm të sëmurë nga nervat, por të sëmurë nga koka e të ligë nga shpirti. Siç tregoi koha, ajo kish qenë mish i huaj që kur hyri në shtëpinë tonë, po që me ndryshimin e klimës politike në vend erdhi në dekompozim e degradimin e fundit politiko-moral.

Që me ardhjen e forcave antikomuniste në pushtet, me goditjet që po i bënin familjes sonë, për shkak të emrit të madh e të lavdishëm të Enver Hoxhës që mbanim e mbronim, edhe ajo filloi të hedhë gurë. Krejt ndryshe nga Teuta, ajo s’erdhi as edhe një herë, në 5 vjet burg, të më shohë, me justifikimin se “nuk duronte të më shihte n’ato ambiente”, por e vërteta është se ajo kish ndërtuar në kokë planin e saj diabolik (planin e saj ose të sugjeruar) për t’i hapur rrugën e ngjitjes shumë të dëshiruar të protagonizmit të personit të saj, duke tërhequr interesimin e opinionit publik me “zbulime” nga jeta në familjen Hoxha, duke i paraqitur çështjet gjoja në plan politik e në mbrojtje të Enver Hoxhës.”

Në atë letër, ka shumë zemërim për atë që ka ndodhur, ndaj Nexhmija lë këtë amanet për Ilirin dhe Teutën: ““Ruajuni dhe në t’ardhmen nga provokacionet djallëzore e plot ligësi të intrigantes delirante të Iliriana Shella-Sotiri”, duke e konsideruar të mbyllur kapitullin e marrëdhënieve me të.

Nuk është vështirë të kuptohet qoftë edhe midis rreshtave të letrës së Nexhmijes, se problemet kishin lindur para vitit 1985, pavarësisht se nuk thuheshin publikisht. Pavarësisht se botoheshin fotografi ku familja dukej solide dhe pa asnjë të çarë.

11 prill 1985

Episodi i parë: Në autobusin e linjës Korçë-Tiranë:

Radio Tirana, e vetmja në vend, në orën 12 dha lajmin e kobshëm: Sot, në orën 2 e dhjetë minuta të mëngjesit pushoi së rrahuri zemra e udhëheqësit të dashur të partisë dhe popullit, Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, kryetarit të Frontit Demokratik të Shqipërisë… shokut Enver Hoxha! Një ulërimë e paparë u ngrit nga udhëtarët e autobusit. Gratë shkulnin flokët, ndërsa burrat qanin më së shumti në heshtje. Në këtë episod kam qenë vetë i pranishëm ndaj po e tregoj. Të tjerë kanë qenë dëshmitarë të pamjeve edhe më dëshpëruese. Njerëz që u binte të fikët dhe që çoheshin me urgjencë në spital etj., etj. Sikurse ka ndodhur gjatë pesë ditëve të homazheve në Tiranë.

Episodi i dytë: E njëjta ditë, në burgun e Spaçit

Radio Tirana dha të njëjtin lajm në megafonin e vetëm në oborrin e burgut. Një nga të burgosurit, me një parandjenjë për vdekjen e afërme të Enverit, kishte ruajtur me një fanatizëm të tmerrshëm disa sende ushqimore. Sapo dëgjoi lajmin e vdekjes së udhëheqësit komunist nxitoi të bënte një hallvë. Dhe e kishte bërë me shumë sheqer. Është dita më e lumtur e jetës sime, që e kam pritur prej shumë vitesh, u tha bashkëvuajtësve…

Për vdekjen e Enverit u shpallën pesë ditë zie kombëtare, ndërsa ceremonia mortore u zhvillua në sheshin “Skënderbej” më 15 prill.

Në fakt, vdekja e Enverit ndau si me thikë kohën para dhe pas tij. Jo vetëm në shkallë vendi, por edhe brenda familjes Hoxha. Problemet e akumuluara për vite e vite me radhë, inatet, mëritë dhe xhelozitë personale e deri hakmarrjet u shpërfaqën me egërsi. Pas vitit 1990, ato morën përmasa të jashtëzakonshme në trajtën e një fatkeqësie për familjen numër një të vendit. Familja e Enver Hoxhës nuk është me unike dhe monolite si dikur… Sidomos tani kur sherri është bërë i pakthyeshëm.

Ka disa ditë që botohen shkrime “bombastike” për ca të vërteta që gjoja qenkan fshehur për vdekjen e Enver Hoxhës, njeriut më të pushtetshëm që ka njohur historia e Shqipërisë moderne. Një nga mjekët personalë të ish-udhëheqësit komunist, Dr. Isuf Kalo, iu përgjigj dje ashpër nëpërmjet një letre të hapur, si ish-mjekut të Enverit, Hektor Peçit, ashtu dhe Sokol e Liljana Hoxhës, djalit të Enverit dhe nuses së tij, lidhur me akuzat që tashmë janë bërë publike mbi gjoja një komplot të mundshëm për vdekje të parakohshme të Enverit. Për vdekjen apo helmimin e Enverit akuzohen drejtpërdrejtë katër njerëz: Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia, Sulo Gradeci dhe Isuf Kalo.

Nuk i njoh personalisht as Hektor Peçin, as Isuf Kalon. Gjykoj mbi argumentet e njërit dhe të tjetrit. Por edhe të atyre që kanë shkruar për këtë ngjarje.

A ka pasur tentativa për eliminimin e Enverit? Po. Qysh në kohën e luftës. Nga jugosllavët sidomos. Ka pasur përpjekje edhe nga anglo-amerikanët në atë kohë, deri dhe organizimin e një plani për ta rrëzuar qeverinë e Enverit me forca paramilitare në gjysmën e parë të viteve ’50. Ka pasur më vonë edhe nga sovjetikët. Ndoshta edhe nga brenda. Enveri ka shkruar për to në librat e tij. Ai e ka ditur këtë qëllim, ndaj dhe u bë paranojak, ndërsa shikonte vetëm armiq rreth e rrotull tij, sidomos në dhjetëvjetshin e fundit.

Sidoqoftë, Enver Hoxhës nuk iu bë kurrë ndonjë atentat i drejtpërdrejtë me armë, sikurse i janë bërë disa herë Ahmet Zogut.

Nga gjithçka që kemi lexuar deri më sot, por dhe nga përjetimet personale, them se nuk mund të vihet në dyshim se vdekja e Enverit ishte krejtësisht natyrale dhe shënoi edhe fundin e një epoke, vdekjen e komunizmit shqiptar, ashtu sikurse ai u ndërtua në gjysmën e dytë të shekullit XX. Enveri i dha kohës që sundoi fytyrën dhe emrin e tij.

Prof. Kalo duket mjaft bindës në argumentet që sjell për një vdekje natyrore të Enverit. Si gazetar që e kam përjetuar personalisht prillin e 1985-s, periudhën para dhe pas vdekjes së Enverit, kam hulumtuar në vite dhe do të përcjell për lexuesit atë që mendoj se është e vërteta përtej pasioneve, inateve dhe mërive, qoftë edhe brenda familjes Hoxha.

Historia e sëmundjes

Mjekët personalë të Enverit, por edhe familjarë të tij, flasin me bindje se Enver Hoxha nuk ka vdekur i helmuar as nga agjenturat e huaja dhe as nga ndonjë komplot brenda vendit. Isuf Kalo e kuoton zero këtë mundësi. Në atë kohë ai ishte një nga mjekët më të besuar të ish-udhëheqësit të shndërruar në Perëndi për shqiptarët. Ashtu si Stalini në Rusi, apo si Maoja në Kinë. Ishte koha e tillë. Të kujtojmë vetëm faktin se Enveri ynë ishte i vetmi në gjithë lindjen komuniste që nuk ra pas vdekjes së Stalinit me erërat hrushoviane që tronditi gjithë ish-Lindjen komuniste. Se si i mbijetoi ai spastrimit që u bë në udhëheqjet e ish-vendeve komuniste, është tjetër çështje.

Në kulmin e kultit që ai kishte arritur të krijonte, mundësia për t’i bërë ndonjë atentat apo ta eliminonin me helme ishte në kufijtë e zeros. Ai ka vdekur krejt natyralisht. Ja si kanë rrjedhur ngjarjet:

Enver Hoxha në vitin 1948 u diagnostikua me sëmundjen e debatit nga Profesor Fejzi Hoxha, i cili ishte edhe shok fëmijërie i Enverit nga Gjirokastra dhe thuajse moshatar me të. Pas këtij diagnostikimi, në shtëpinë e Enverit u vendos një infermiere, Kostandina Naumi, e cila ndiqte nga afër çdo ditë evolucionin e analizave dhe dietën e tij. Kohë pas kohe e vizitonte Prof. Hoxha dhe ndonjëherë Dr. Nikolla Shurbani, një ish-partizan ky, i specializuar për kardiologji, por në parim kujdesi shëndetësor i tij ofrohej si për të gjithë udhëheqësit e tjerë nga Klinika Speciale e krijuar posaçërisht për udhëheqjen…

Me që edhe disa udhëheqës të tjerë vuanin nga diabeti, u pa me vend të dërgoheshin për specializim në Kinë dy mjekë të klinikës speciale. Hektor Peçi asaj kohe ishte oficer i sigurimit dhe Isuf Kalo mjek i ri i punësuar në këtë klinikë. Pas një viti specializim, nga viti 1965 ne 1966 të dy u kthyen dhe krijuan me mbështetjen e Profesor Fejzi Hoxhës për herë të parë specialitetin e Endokrinologjisë dhe Diabetit. Hektori e pat filluar fakultetin me vonesë sepse pat kryer edhe ushtrime dhe ishte më i moshuar, ishte anëtar partie dhe oficer i ministrisë së Brendshme. Hektori në fillim dhe Isufi me pas patën konsultuar posaçërisht edhe Hysni Kapon edhe ky me diabet. Hektori pas kthimit nga Kina  u caktua në vend të Nikolla Shurbanit  mjek personal i Enverit.

Në vitin 1972 Isufi u dërgua në Francë për specializim  6 mujor në klinikën më të mirë të Parisit. Kur ai u kthye në verën e vitit 1972, Hektor Peçi ishte larguar nga detyra pranë Enverit dhe u transferua në Fakultetin e Mjekësisë si pedagog dhe në klinikën e diabetit në spitalin Nr.1 të Tiranës. Nga viti 1972 kur Hektori u largua nga detyra pranë Enverit deri në korrik 1973 kur aty në vendin e tij u caktua Isuf Kalo për Enverin, si mjek u kujdes Profsor Hoxha për diabetin dhe Nikolla Shurbani për zemrën, sepse që atëherë patën dalë në evidencë disa simptoma të dyshimta për sëmundjet e zemrës por për të mos e traumatizuar Enverin dhe Nexhmijen me alarm të parakohshëm ishin mbajtur sekret prej tyre.

Arsyeja pse Isufi, sikurse del nga shënimet e tij, nuk u caktua menjëherë pas kthimit nga Parisi si mjek i Enverit ishte se ai në ato muaj duhet të perfundonte stazhin e kandidatit të partisë të cilën e kryente si punëtor në Uzinën “Enver”. Deri atëherë Isufi pat ndjekur nga afër shëndetin e Hysni Kapos, por edhe të sëmurëve të tjerë. Isufi  kaloi një stazh eksperience  edhe në spitalin Nr.1 dhe në klinikën qendrore amabulatore duke konsultuar të dy  me radhë Hektori dhe Isufi të sëmurë nga e gjithë Shqipëria.

Nuk ishte e kollajtë të ishe mjek i Enver Hoxhës. Duhet zotësia, profesionalizmi i lartë, por mbi të gjitha besnikëria…

Në tetor 1973  Enveri pati shenjat e  dyshimta të infarktit të zemrës, gjendje e cila evoluoi shpejt drejt keqësimit dhe i kërcënonte seriozisht jetën. Ai ishte në atë kohë 65 vjeç dhe është thënë se pinte 60-80  cigare në ditë, bënte një jetë sedentare dhe nuk merrej me sport. Pikërisht në atë kohë vendoset ngritja e një ekipi mjekësh nga më të mirët në vend që e e mbanin nën kontroll natë e ditë. Në ekipin e mjekëve ishin kardiologët Ahmet Kamberi dhe Sabit Brokaj, Arben Fino,  Ilir Ohri si anestezist reanimator. Ekipi mbështetej nga një numër infermieresh brenda shtëpisë si Konstadina Nauni,  Aferdita Milori, Drita Ndoni, Rita Buzani etj.

E akuzuara si vrasëse e Enverit, Nexhmija, thonë mjekët, ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në mbështetje të ekipit të mjekëve duke shërbyer si “mjekja roje nate” për të shoqin.

Dr. Isuf Kalo në letrën e tij të botuar dje hedh poshtë të gjitha akuzat e Hektor Peçit, por edhe të Liljana dhe Sokol Hoxhës. Prandaj ai thotë prerazi: “po e përsëris për të fundit herë, për të gjithë ata qytetarë shqiptar që mund jenë viktimë e keqinformimit se, as unë e askush tjetër nuk e ka helmuar Enver Hoxhën. Teoria konspirative me këtë subjekt është fantazi e qëllimshme keqbërëse. Ai pati vdekje natyrale nga sëmundjet e verifikuara imtësisht. Nuk është e vërtetë fabula paranojake e gjoja agjentëve të përgojuar të UDB dhe KGB.”(DITA)

14 komente në “HISTORIA: Pse Sokoli dhe Liljana shkëputën marrëdhëniet me Nexhmijen dhe Ilirin. Dy episodet që tregojnë ndarjen përfundimtare të familjes Hoxha”

  1. Kokat hëngshi!Vetëm për faktin që Liliana, me apo pa dashje, i ka plasur buzën dhe i ka vrerosur shpirtin Nexhmijes, meriton një falenderim mëse të sinqertë…

    1. paradoxal says:

      bukur e the! respekte

    2. Illyrian says:

      hahaha… bukur!!!

  2. Shqiptar says:

    Cuditem akoma me keto ksenofobite dhe me njerez manjake qe vazhdojne akoma e e lagu apo se lagu. Te them te drejten edhe sikur ta kishin helmuar ate lloj mostre diktatori nuk do te kishin bere keq. Do ti kishin bere nje sherbim te madh shqiptareve. Sepse ndoshta Shqiperia do te kishte shpetuar nga shtypja,represioni,nga obskurantizmi i dikatures,nga varferia. Mund ti kishte hapur rrugen Shqiperise te cliroheshe nga kriminele te tille.

  3. Mentari says:

    PO pse Maoceduni ra nga pushteti? je amator.

    1. Kryqi says:

      Autori i artikullit paska qene “deshmimtar” te tjeret kane ngrene bar !
      Zoteri historia deshmon se gjithe diktaturat pak a shume kane pasur te njejtin fat,
      Duke filluar nga intrigat e tradhetirat brenda familjes e ke oborretaret e ngushte
      Vrasje,persekutime,hakmarrje,burgime,helmime etj. Familja e enver monstres
      nuk ka ndonje ndryshim, I biri akuzon te jemen se ka helmuar te shoqin per te mbajtur
      pushtetin me dike tjeter.
      Liljanen e bete te cmendur se thote te verteten ashtu sic e ndien ajo,po per te birin
      c’fare “diagnoze”ka mjeku i Familjes ?!- Ka dashur ta “fyej” rende ?!
      Per autorin e artikullit :
      “Pervec jush”i biri i Enverit nuk ka qene deshmimtar
      i familjes ? E dini ju me mire se ai ?

  4. Claus says:

    Deri me tani nuk kam patur asnje dyshim mbi vdekjen e Enver Hoxhes. Ishte nje fakt i njohur qe vuante nga diabeti qysh prej vitit 1948 dhe dihet qarte qe pasojat e diabetit sjellin me ngadalesi dhe siguri „vdekjen e sheqerosur“.
    Po ja qe keto dite na dolen disa fakte mbi eliminimin e Dr.Haktor Pecit andej nga vitet `72-`73 mos gaboj per shkak „te nje ngacmimi seksual“ ndaj Teuta Hoxhes!!!!

    Dhe kete fakt vete Dr.Peci e merr vesh tani ne moshen 85 vjecare!
    Askush nuk i kishte komunikuar asgje ne ate kohe!
    Po a mund ta hidhte aq paq ndonje njeri ate „ngacmim seksual“ qe kishte ndodhur ne familjen e Enver Hoxhes?
    Kete nuk e besoj kurre. Me e pakta do te ishte ndonje transferim ne Tropoje a ne Krume si mjek fshati.
    Ketu na del dhe nje „gabim“ ne diagnoze, atehere kur Sokol Hoxha na paska patur „Gjendje gripale“ ne vend te nje „Peritonitis acut“ qe ishte shmangur ne momentet e fundit. Keto dy fakte me bejne te hedh ndonje hije dyshimi ne tere kete histori. Pra dhe aq e „cmendur“ nuk na paska qene Liliana me tere ato historite e saj ne media.
    Lind nje pyetje plot logjike: A duhet te kete qene Enver Hoxha, si udheheqes nje shteti komunist ne shenjester te agjenturave te huaja?
    Askush nuk mund te thote, Jo.
    Po si mund te realizohej „dicka“ me ate njeri? Me cudit fakti qe shume udheheqes komuniste kane vdekur ne mosha edhe me te medha se Enver Hoxha, megjithese kane qene moshatare me te, si Zhivkovi, Kadari, Honecker, por dhe vete Alia xhanem qe shkoi 86 vjec me tere ato shtrese dhe vuajtje burgu, per te mos llogaritur ketu Nexhmijen qe po shkon tek te 100-tat.
    Ne keto „historira te vjetra“ po heq nje paralele me vdekjen e Stalinit per te nxjerre ndonje konvergjence edhe me vdekjen e Enver Hoxhes. Besoj se me lejohet apo jo duke ngritur pyetjen:
    A mos ka qene pothuaj i njejti variant „eliminimi“ qe eshte ndjekur tek Stalini me heqjen e mjekut personal Dr. Pecit dhe vendosjen e mjekeve te tjere ne ekipin mjekesor te Enver Hoxhes?
    Lexoni me poshte te nderuar lexues se c`ka ndodhur me Stalinin ne dacan Kuznevo dhe Kremnlin disa muaj para vdekjes se tij:
    Diku ne fund te Janarit 1953 del nje artikull ne gazeten „Prawda“ ku shpallet zbulimi arrestimi i grupit komplotist te mjekeve te Kremnlinit me ne krye Prof.Dr. Winogradow, vete mjeku personal i Stalinit, anetar i Akadamise se Shkencave te BS.
    Zbulimi i grupit konspirativ te mjekeve ishte bere nga nje denoncim i nje mjekeje te re kliniken e Kremlinit qe quhej Lidia Timaschuk. Ka dyshime se ky kurth ishte ngritur nga vete Berija per ti hequr Stalinit mjeket e tij me te mire dhe besnike nepermjet nje letre te saj. Ndoshta ketu Stalini do te binte ne kurth.
    Ne letren e saj drejtuar vete Stalinit hidhej dyshimi per vendosje te diagnozave te gabuara ne semundjet e udheheqesve sovjetike per te formuluar pastaj nje terapi po ashtu te gabuar.
    Vdekjet e shkrimtarit Maksim Gorki, anetarit te Presidiumit te KQ te BS Kujbishev dhe Menschiskit hidhnin hije dyshimesh tek vete Stalini.
    Prof.Winogradow shefi i ekipit te mjekeve te Stalinit arrestohet dhe keshtu eliminohet. Ne rastin e Enver Hoxhes Dr. Hektor Peco „largohet“ nga pacienti per shkak te nje „ngacmimi seksual“ ndaj nuses se djalit te tij qe do te hynte ne familjen Hoxha.
    Ja pra qe keshtu u vendosen mjeke te rinj ne keto vende si Isuf Kalo.
    Pak me vone diku ne shkurt te vitit 1953 vdes „papritur“ shefi special i sigurise se Kremnlinit, gjeneral Kossynkin, nje djale i ri dhe i fuqishem, pra nje fare Sulo Gradeci, por teper i charmant ne krahasim me Sulon tone.
    Sulo Gradeci qendron ne post deri ne vdekjen e Hoxhes, por ne kushtet e tij Sulo i Enver Hoxhes del jashte, shkon ne Paris blen ilace dhe ben pazare per familjen Hoxha duke bere padyshim ndoshta edhe pune te tjera.
    Kossynkin nuk kishte dale jashte BS ne asnje rast, por Kossinkyn e kishte nje armik dhe ai ishte Berija, ministri i brendshem i Bashkimit Sovjetik, i cili nuk e kishte per sy te mire, per vete fanatizmin dhe besnikerine e tij ndaj Stalinit. Sulo i Hoxhes ndoshta e kishte mire me Kadriun dhe Fecorin tone.
    Insult cerberal peson Stalini, insult cerebral peson dhe Hoxha. Ne kongresin 19 te PK te BS zhvilluar ne Tetor te vitit 1952 Stalini del i derrmuar dhe i lodhur duke folur ne te vetem 12 minuta.
    Ishte raporti kryesor i KQ te PK te BS! Dhe kai do te zgjaste vetem 12 minuta. As floket nuk ja kishin krehur Stalinit ku flet nje rrokopuje te vertete, vetem Enver Hoxha brohoriti me entuziazem. Te gjithe mbeten te shtangur me shendetin e tij te derrmuar. Cdo gje merrej vesh. Pas 4-5 muajsh Stalini vdes.
    Enver Hoxha po ashtu del ne karroce ne plenumin e Janarit te vitit 1985 duke u shtyre nga Ramiz Alia, pra fiks 3-4 muaj para vdekjes po ashtu i drobitur dhe i derrmuar per te pyetur Vito Kapon ne nje plenium mbi realizimet e planeve ne industrine ushqimore ku ishte ministre ne ate kohe.
    Pas arrestimit te Winogradowit, Berija i ofron Stalinit mjekun e tij personal, por Stalini nuk e pranon.
    Ndersa tek familja Kapo ofron mjekun e saj Sali Berishen, por ketu nuk pranon Nexhmije Hoxha.
    Gjithmone Enver Hoxha kishte dyshime per vdekjen e Stalinit nga mjekime te gabuara dhe padyshim kishte dhe vete ndonje frike. Vete fakti qe Hysni Kapo nuk donte te shkonte ne Paris per mjekime kjo te krijonte pershtypjen qe ndonje frike ne Bllok ekzistonte.
    Megjithate ngjarjet e mevonshme na dhane disa gure ne tere kete mozaik konspirativ.
    Ramiz Alia nderron jete ne vitin 2011 dhe varroset me nderime dhe homazhe.
    Dr. Kalo shkon ne vitet `90 ne OBSH si eskpert i diabetit, kur ne ate Shqiperi sheqeri ne gjak zor se rritej kur popullsia merrte vetem 1500kkal ne dite, sic thoshte ne ate kohe Gramoz Pashko.
    Dr. Sali Berisha behet kryetar i PD dhe udheheq protestat ne vend duke u bere President i vendit.
    Pra nje logjike e thjeshte me ben te ngre dyshime, packa se pacienti ka 32 vjet e kusur vdekur dhe koha nuk punon me per te:
    A ka patur dicka ne tere kete „konspiracion“? Te tere keta duket se kane qene shperblyer per punet e tyre.
    Ne fund te fundit si ka mundesi qe ai shtet komunist aq i izoluar dergonte udheheqesit e tij per t`u mjekuar ne Paris dhe merrte mjeke te huaj per te mjekuar dhe vete Enver Hoxhen?
    E kush e bente kete nga shtetet e bllokut komunist? Raste te rralla mund te kete, si ai i Titos, por Tito dihej kush ishte.
    Pra del qe te ekspozuar para „helmimeve“ a „mjekimeve te gabuara“ sigurisht kane qene.
    Kjo nuk ka dyshim. Po a eshte vepruar?
    Une solla ne kete rast logjiken time dhe lexuesit le te gjykojne vete.
    Pershendetje

    1. Bushi says:

      Klaus! Eshte interesante analiza qe bene ne lidhje me Stalinin,si kahasim me vdekjen e Enver Hoxhes.Ndoshta eshte dhe keshtu si mendoni ju.E ç’fare nuk ndodhe.Ndodhin gjera aq te mptrehta dhe te fshehta,sa nuk arrin ta marre mendja.Analize e pranueshme.

    2. Shefqet Cela says:

      Gaboj, apo Berija ishte dhenderr tek Stalini?
      Po vrasja e Berijas nga Hrushovjanet?

  5. PidhiISateme says:

    Po perse nuk keni akoma guzim te thoni te verteten? Enveri vdiq nga Aidsi qe e kishte marre ngaqe qihej ne bithe.

  6. PA EMER says:

    KJO GJUHE E SHKRUAR NE KOMENTE ESHTE E PA PRANUESHME ..! ZOTERINJ TE GAZETES MBLIDHNI MENDJEN ..!

    1. PidhiISateme says:

      Pse cfare, mos do t’i futesh gje ne burg zotrote?

  7. Shkullaku Uturaku says:

    Koken hengshi. Marshi dhe Saliun me vete

  8. e verteta says:

    OOOOOOOOOOOOOO njerez!
    Sa zemerligj qe jeni!
    Perse i shihni gjerat me negativitet? Xhaxhi Veri sakrifikoi jeten e vet per populin, duke u semurur vete nga diabeti. Ai i tha :”Mos hani shume se do semureni si une.” Prandaj i jepte secilit me pak se 1500 gr ne dite qe njerezia te RRUANTE shendetin dhe te jetonte gjate. Natyrisht nje pjese qe ai e gjykonte qe nuk duhet te jetonin shume bente ato marifetet e tija dhe i shpetonte nga e keqja duke jua shkurtuar jeten pavaresisht nga mosha. Edhe kete vetem ne emer te populit e bente. Ai kurre nuk ka dashur te vuante POPULI se e donte shume ate. Prandaj i tha : ” Ha bar, o qerrata !”
    Edhe nese dikush thote qe si eshte e mundur qe u diagnostikua me diabet ne vitin 1948 , e ka shpjegimin e vet historik. Ai gjate luftes dhe me pas nuk la qoshe te Shqiperise pa vatur. Dhe ne cdo shtepi qe shkonte, njerezit injorante ia mbushnin tryezen plot e perplot me mish , pije e embelsira te bera vete me shume sherbet dhe e detyronin te hante me zor. Edhe ai nuk donte t’ia thyente zemren dhe madje qe te mos i fyente, ulej kembekryq me populin e hante gjithcka qe i vinin perpara. Te shtepite e atyre bejlereve hante e pinte pa pushim dhe kerkonte me shume per inat qe tua shkaterronte ekonomine private. Ishte me te vertete shume largpames.
    Qe te mos zgjatem, ne duhet vetem ta falenderojme qe e zhduku diabetin ne vendin tone, se ne vendet imperialiste kjo semundje ben kerdine. Turqeta, pra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje