Latifi tregon eksperiencën hungareze: Dallimin me futbollin tonë e bën taktika

22 Dhjetor 2017, 14:29Sport TEMA

Kosovari Liridon Latifi, ish-lojtari i Slkënderbeut, aktualisht pjesë e Pushkash Akademi në Hungari, në një intervistë për “Klan Kosova’ ka treguar eksperiencën e tij të re, arsyet pse la ekipin korçar dhe çfarë synon të arrijë në të ardhmen.

Hungari

“Te skuadra e re më kanë pritur shumë mirë dhe për këtë jam shumë i kënauqur. Por një lëndim në kohën më të keq për mua më ka mbajtur jashtë fushave. Kam luajtur 5-6 ndeshje në fillim, por lëndimi më la pak prapa.”

Dallimi

“Mnedoj se diferenca në kampionatin hungarez është më shumë në anën taktike, sepse teknikë ka edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë. Po ashtu, përgatitja fizike mund të jetë pak më e mirë”.

Ambiciet

“Ka qenë ideja që në Hunfari të shkoj për të kaluar më pas diku tjetër. Por natyrisht që janë edhe planet e klubit që më kanë bindur. Nuk mund të kaloja nga Skënderbeu diku tjetër pa ditur planet e klubit. Kombëtarja? Çdo lojtar ëndërron për të mëbrritur në Kombëtare, sepse ky është kulmi”, – tha mes të tjerash ish-ylli i Skënderbeut për dy sezone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje