Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ka preferuar që të flasë përpara gazetarëve lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimet e Rënda.
Pasi ka marrë sërish pasaportën, gazetarët kanë tentuar t’i marrin një prononcim gjatë kohës që ai dilte nga ky institucion.
Ai ka uruar reporterët e kronikës për festat e fundvitit duke thënë “Gëzuar, gëzuar të gjithëve”.
Ndërkohë, avokati Maksim Haxhia ka njoftuar më herët zhbllokimin e pasaportës ku në një prononcim të shkurtër për media, tha se është marrë vendimi për rikthimin e mjeteve të identifikimit.
“Nuk ka asnjë rrezik që Saimir Tahiri të prishë provat, apo që të largohet jashtë vendit,” u shpreh avokati.(TemA)
ÇUNO! PËRBALLU SI TË KA HIJE,
DHE KTHEHU FAQE BARDHË!
BRAVO ÇUBAVE TË TU,QÊ PO PUNOJNË SH.MIRË!!
?? VIT MË TË MBARË!
Geben sie mir eine Kam.