Analisti Fatos Lubonja gjykon se ka qenë mjaft e drejtë vota e Shqipërisë në OKB lidhur me rezolutën për mosnjohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Në një analizë të gjatë, Lubonja dënon deklaratat e opozitës që sulmojnë vendimin e qeverisë shqiptare duke e konsideruar si një “gur për të sulmuar kundërshtarin e tyre shpesh, edhe pa inteligjencën për të parë se guri, që kanë zgjedhur, mund t’u kthehen kundër si bumerang.”
“Si ka mundësi që LSI-ja bërtet kaq shumë pro Trumpit, ndërkohë që do të duhej të ndjehej shumë më pranë Partisë Demokratike amerikane e jo vetëm për këtë, por edhe pse, si një parti e deklaruar e majtë, duhet të jetë kundër shumëçkaje nga ato që po bën Trumpi. Le të shkojmë më tej në këtë argument.
Politikat, që po ndjek Trump në Europë, i mbështesin vetëm partitë e ekstremit të djathtë, sepse janë kundër emigracionit e jo vetëm.
Ne, duke qenë një vend emigrantësh, duhet t’i kundërshtojmë këto politika. Jo vetëm, por partitë tona, duke përfshirë edhe PDnë edhe PS edhe LSI, nuk bëjnë pjesë në familjen e partive të ekstremit të djathtë në Europë, por bëjnë pjesë në familjen e partisë së Merkelit apo Berluskonit, që kundërshtojnë këto politika të Trumpit.
Atëherë, ç’është ky servilizëm i panevojshëm dhe kundërproduktiv ndaj Trumpit?” shkruan Lubonja në Panorama.
ANALIZA E PLOTË
Histeria që kapi politikën opozitare, pas votës pro rezolutës së OKB-së për mosnjohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, ku spikatën deklarimet e Berishës, e Bashës, të Kryemadhit, të Tritan Shehut, të Ben Blushit e më në fund, si qershia mbi tortë, letra e ndjesës së Presidentit Meta dërguar Trumpit vlejnë shumë për t’i bërë një skaner gjendjes së mendimit politik shqiptar.
E them me dëshpërim, por ky reagim tregoi gjendjen e izolimit intelektual e shpirtëror, në të cilën ndodhet klasa jonë politike e kthyer vetëm nga vetvetja dhe e motivuar vetëm nga një luftë e vogël meskine për para dhe për pushtet brenda lloji.
E para gjë që tregoi ky reagim është se, ashtu si e brendshmja edhe politika jonë e jashtme vazhdon të funksionojmë me mendësinë e kohës së Hoxhës.
Politikanët tanë, me të njëjtën metodë siç i dhanë komunistët Jugosllavisë, BS-së, Kinës popullore rolin e Zotit të tyre mbi tokë, tani ia kanë dhënë këtë rol SHBA-ve dhe, pasi i kanë dhënë po vetë Shqipërisë rolin e fëmijës së zgjedhur të këtij Zoti, anatemojnë si tradhtar e armik çdokënd që guxon të prekë sadopak këtë zot.
Për ta përforcuar këtë gjejnë edhe armikun e jashtëm, të cilit i shërbejnë tradhtarët. Në rastin konkret këtë rol e mori Erdogani, tek i cili u shtresëzuan tërë armiqësitë që nga ajo ndaj “pushtuesve osmanë”, deri tek Erdogani diktator.
Duhet thënë se Rama nuk e bëri votimin pro, sepse ka ndonjë mendësi tjetër nga ajo e manipulimit të shqiptarëve me të fuqishmit e kësaj bote.
Mjaft të kesh parasysh se tërë pisllëqet që bën brenda vendit kërkon t’i mbulojë me atë se të fuqishmit e botës, që mbështesin atë, nuk kanë thënë asgjë për bëmat e tij. E bëri, sepse mendoi se në këtë rast është më e fuqishme Europa e Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë etj., si dhe lobi amerikan antiTrump në SHBA, që mbështet atë, sesa një Trump i mbështetur nga disa vende pa asnjë peshë.
Këtë e tregoi përgjigja e ministrit të tij të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili nuk dha asnjë argument shqiptar për të na shpjeguar këtë votë, thuaj po deshe në emër të sistemit të vlerave të partisë së tij, por u mbrojt duke përdorur zotin tjetër: BE-në – “Votuam ashtu se ndoqëm linjën e BE-së.”, – çka ishte një manipulim me të fuqishmit edhe ajo.
Thënë kjo, duhet pranuar se ky ishte një votim i drejtë dhe se ta quash këtë votim tradhti ndaj SHBA-ve, siç ulëriti Berisha në krahun tjetër, i ndjekur nga shumë të tjerë, më duket patetizëm propagandistik i stilit më të keq, në fakt një shërbim i madh që i bëjnë kundërshtarit të tyre politik.
E dyta gjë që tregoi ky reagim është se, edhe pas 25 vjetësh gjoja pluralizëm politik, ne nuk kemi arritur ende të kemi pluralizëm për sa i përket vizioneve që kemi për botën, ideologjive apo sistemeve të vlerave në të cilat besojmë e të cilave duhet t’u qëndrojmë koherent, pavarë- sisht interesave tona të parasë apo pushtetit.
Duket se partitë tona të vetmin program kanë atë sesi të gjejnë gurin e parë që iu del përpara për të sulmuar kundërshtarin e tyre shpesh, edhe pa inteligjencën për të parë se guri, që kanë zgjedhur, mund t’u kthehen kundër si bumerang.
Si ka mundësi që LSI-ja bërtet kaq shumë pro Trumpit, ndërkohë që do të duhej të ndjehej shumë më pranë Partisë Demokratike amerikane e jo vetëm për këtë, por edhe pse, si një parti e deklaruar e majtë, duhet të jetë kundër shumëçkaje nga ato që po bën Trumpi. Le të shkojmë më tej në këtë argument.
Politikat, që po ndjek Trump në Europë, i mbështesin vetëm partitë e ekstremit të djathtë, sepse janë kundër emigracionit e jo vetëm. Ne, duke qenë një vend emigrantësh, duhet t’i kundërshtojmë këto politika.
Jo vetëm, por partitë tona, duke përfshirë edhe PDnë edhe PS edhe LSI, nuk bëjnë pjesë në familjen e partive të ekstremit të djathtë në Europë, por bëjnë pjesë në familjen e partisë së Merkelit apo Berluskonit, që kundërshtojnë këto politika të Trumpit. Atëherë, ç’është ky servilizëm i panevojshëm dhe kundërproduktiv ndaj Trumpit?
Por, përtej të majtës dhe të djathtës, ajo që të çudit më shumë në këtë qëndrim është symbyllësia ndaj buonsensit që tregoi shumica dërrmuese e shteteve më të rëndë- sishëm të botës, ndër ta edhe shumë miq të Shqipërisë, që votuan pro kësaj rezolute.
Askush nuk u ndal qoftë edhe një moment të pyeste: Mirë, po si ka mundësi atëherë që aleati më i madh i SHBA-ve, populli i të cilit flet të njëjtën gjuhë me amerikanët, me të cilin kanë qenë aleatë në dy luftëra botërore, Britania e Madhe, votoi edhe ajo pro rezolutës? Mos vallë edhe britanikët qenkan vënë në shërbim të Erdoganit?
Askush ndër opozitarët nuk u ndal të arsyetonte mbi vetë vendimin: A nuk nxit ai tensionet dhe urrejtjen në atë rajon të masakruar dhe a nuk shton ai rreziqet e luftës e terrorizmit atje?
Aq më pak u ndalën të mendojnë një çast për popullin palestinez. Jo, ashtu si dikur Enver Hoxha na detyronte të donim vetëm popullin palestinez, tani këta duan të na detyrojmë të duam vetëm popullin izraelit. Aq më pak u ndalën të mendojnë edhe për myslimanët shqiptarë, që, besoj, se ndjehen më afër palestinezëve sesa izraelitëve në këtë konflikt.
Jo vetëm, por askush nuk u thellua një moment të informohej se si kanë reaguar brenda SHBA-ve (ku pjesa më e madhe ka qenë kundra vendimit të Trumpit) apo në Europën “e vjetër” që e duam aq shumë kur emigrojmë.
P.sh., në Italinë me të cilën jemi më afër për shumë arsye, votimi pro rezolutës as nuk u vu në diskutim nga asnjë palë politike, kurse komentet e gazetarëve që kanë dominuar kanë qenë se ky vendim i Trumpit ishte shumë më i rëndë sesa ai i mosnjohjes së Traktatit të Parisit për klimën.
Ndërkaq, ditën e votimit në OKB, shumica e komenteve u përqendruan tek shija tejet e keqe që la arroganca e ambasadores së SHBA në OKB që u përmendi shteteve të tjerë të botës se vendi i saj paguante më shumë se të tjerët për OKB-në dhe prandaj duhet t’i bindeshin diktatit.
Mirëpo, opozitarëve tanë nuk u bëri fare përshtypje kjo arrogancë e më të fuqishmit dhe më të pasurit, por nxituan t’u thonë shqiptarëve se vota kundër do të na linte pa ndihma amerikane dhe se, për këtë, fajin e kishte kundërshtari i tyre i urryer Rama. Sigurisht, e venë gishtin tek varfëria e shqiptarëve me shpresë se këta kjo mund t’i prekë e t’i verë kundër kundërshtarit të tyre.
Dhe sigurisht me mendimin se janë krejt budallenj që jo vetëm besojnë qorrazi se çdo votë kundër SHBA është e padrejtë, por edhe se harrojnë se për varfërinë e tyre Berisha me shokë s’kanë menduar kurrë kur kanë qenë në pushtet.
Pastaj, ç’është kjo punë që arsyetimet pro rezolutës nuk kapërcenin argumentimet se çfarë na intereson ne e çfarë nuk na intereson ne shqiptarëve – duke futur në këtë mes edhe çështjen e Kosovës apo argumentin e abstenimit – a thua se çdo gjë që na intereson ne qenka në të mirë edhe të botës dhe e kundërta.
Fakti është se kjo rezolutë, që u votua nga 128 vende, ishte kundër vendimit të Presidentit Trump, i cili po merr disa vendime shumë të rrezikshme për botën, gjoja në emër të interesave të SHBA, por, në fakt, duke dëmtuar rëndë reputacionin dhe interesat afatgjata të SHBA dhe duke rrezikuar edhe të ardhmen e të gjithëve.
Pikërisht për këtë, shumica e amerikanëve sot janë kundër Presidentit Trump, i cili ka rënë dramatikisht në sondazhe. Dhe, që një president amerikan mund të bëjë gabime të rënda, këtë e ka provuar historia më shumë se një herë. Mjaft të kujtoj vendimin e George W. Bushit për të sulmuar Irakun.
Edhe atëherë politika servile prej lakenjsh shqiptarë u tregua e gatshme të çonte ushtrinë përpara se të fillonte misioni i ashtuquajtur paqësor. Por, pas disa vjetësh, thuajse të gjithë në SHBA e quajtën këtë sulm si shumë të gabuar. Sepse, për fat të mirë, në Amerikë nuk shkojnë syqorrazi pas cilitdo president qoftë. Por politikanët tanë nuk duan të mësojnë as nga gabimet e të tjerëve dhe as nga të tyret.
Vazhdojnë të na thonë se dashuria për SHBA duhet të jetë syqorre dhe e pakondicionuar si dashuria e skllavit për padronin. Veç një gjë duhet ta kemi të qartë si ne dhe amerikanët.
Siç na mëson edhe dashuria e pakufishme e Enver Hohës për BS apo Kinën, kjo dashuri e politikanëve tanë vlen vetëm sa për t’u përdorur për pushtetin, sepse me ndihmën e të fuqishmit të radhës mbajnë popullin e tyre në gjendje syqorri dhe skllavi për ta sunduar më lehtë. Sapo të mos u interesojë atyre kjo dashuri, mund ta kthejnë në urrejtje e t’ia imponojnë të gjithë popullit të tyre.
Thuajse çdo katër vjet politikanët tanë na ofrojnë emra të mëdhenj për të na premtuar ndryshime të mëdha: “Rilindje”, “Republikë e Re” e ku dihet se çdo të sajojnë në të ardhmen.
Por sa kohë që do të manifestojnë këtë kulturë të manipulimit dhe simulimit, sa kohë që do ta trajtojnë popullin e tyre si budalla, që gënjehet me ambasadorë amerikanë apo europianë, kinezë, turq apo sovjetikë, asgjë nuk do të ndryshojë.
Republika që themeloi Enver Hoxha do të vazhdojë rrugën e saj thjesht e veshur me një kostum tjetër më të modës.(TemA)
kesaj rradhe ke folur drejt…
Edhe i pjerdhuri nga trute e kokes ne 24 ore , 2 minuta flet drejt , cna duen 2 minutat , kerkohen nga i pjerdhuri nga trute e kokes te reagoje drejt 23 ore dhe 58 minuta ……….. qe eshte kohe e humbur ………dhe jo dy minutat . keshtu dhe ky sharlatani , cpret nga nje njeri qe peshtyu ne fytyren e te atit …….. tung
Ktu nuk ka asgje per te analizuar.Keta degjenerata shkojne vetem ku i terheq
interesi i momentit edhe mos harxhoni kohen me llafellogji te kote.
Sot na pelqeve, analze e vertete por kujt ja thua.
Keto politican kriminele dhe mafjoze shpresat e shpetimit i Kane vetem tek presidenti Traamp.
Fatos ! Eshte analiza me e mbrekullueshme,me e argumentua, dhe me e paanshme politikisht qe ke bere..
Kjo tregon se kur do ti e sfidon poziten ,opoziten dhe te tjere..
Artikulli tent eshte nje fishkellime, dhe nje turp per Presidentin tone..
Por tregou i vertete edhe per problemet e tjera, te vendit..
Shoqerija ka nevoje per penen tende, mendimintent..ndersa politikanet duan te te futin ne skaljonet, e hakmarjes,..
Po te te donte opozita,nga shtresa ku ti vjen, sot duhet te ishe president i vendit..Shpresoj qe ne te ardhmen,shpata tende te prese, ne te dy krahet e politikes,por dhe ti,dil nga pellgu ku je futur..
Zoteri,
Nuk kam kurrfare simpati per opoziten. Shifet se e fute hunden aty ku dituria jote eshte barazi me zero.
Cdo shtet ka mardhanje me shtetin dhe jo me qeverine. Trampi eshte president legjitim i SHBA dhe jo qeveri ne ekzil.
Keshill falas pa kompenzim.
Un mendoj qe Shqiperia ne kete rast zgjidhi te drejten ..vetem llogjikimi qe aleati me i madh Britania votoi kunder ma perforcon kete mendim.Plus mos harrojme qe ate shtet me emrin Izrael e formoi Britania ne 1947 e sa e njeh ajo situaten e sa i ka ajo pergjegjesite nuk i ka kush tjeter…
Sakte.Keshtu po.
Ne votimin e OKB- se , u perplasen dy politikat e jashtme , ate te USA dhe EU qe komandohen direkt nga gjermanet , ata bejne komand ne EU si ne ekonomi ashtu dhe ne politiken e jashtme , dhe ne do dilnim kundra gjermaneve ???? ” Kemi ne , nje shtet i vogel si Shqiperia koqe te medhe tua tregojme gjermaneve ????”Dhe tu kerkojme ndihmen e tyre vendimtare per te mare negociaten ?? ok i tyre ( gjermaneve ) perkthehet si lamtumire mizerjes , varferise dhe shtetit vari karin sic jemi sot ?? Vendimet e kunderta i marin njerez te vegjel dhe politikane te paskrupull kundershtare te interesave te Shqiperise . Keto karagjozlliqe vetem Ilir Meta i beson , ndoshta nuk i intereson qe Shqiperia te mare ok per bisedime , pasi dihet qe ajo do jete vari i tij .
Lubonja në jetë kur nukë duhet me thënë se është vonë hera e parë që ke shkruar mirë nukë kam gjë personale me ty por duhet të jeshë objektivë në opinion jo vlerësim i majtë apo i djathtë tregon dopo në këto raste shpresojnë ta keshë kuptuar
Me ne fund si edhe Cani ky e kuptoje se kush eshte opozita e vertete se mos e dredhesh neser e dhkon prap ne cmendurite e tua Fatos shih komentet te gjithe te peshendesin se ju u kthyet atje ku ju do shumica nuk them ti biesh vetem opozites por bjeri dhe mazhorances por me mend ne koke si sot nje bravo te sinqert nga une fsharari i larget
. ?? HEJ!!
LUBONJA DO JETË I SËMURË?!
SIDO TË JETË PUNA,AI ËSHTË KUNDËR TË MAJTËS,
ME HAJVANLLËK TË PAPARË.
KËTË RADHË?!??
DO JETË SËMURË, S’KA MUNDËSI TË JETË SHPREHUR KUNDËR OPOZITËS,?
AI E BËN DHE BURRIN ME BARË, VETËM TË JETË
KONTRAPEDAL.(e ka për pordhë)
Hera e pare dhe me pozitivja qe Po flet jashte llogoreve partiake, duke pare me larg see hunda jote! Ky esht niveli I analizave we duam , keep it up!
Më në fund, fole drejt, ô Fatos! Dhe provën se kur do arsyeton si duhet e pa mllef, bën analiza të mira dhe e ngre lart figurën tënde. Për këtë artikull të lumtë!
Shume koment i qarte. Do te shtoja vetem se nese Izraeli do te njohe Kosoven si shtet mbase vota mund te ndryshonte, por perderisa nuk njihet si shtet perse duhet te votojme pro Tramp?
NUKi takonte SHTETIT SHQIPTAR ti jepte vot kunder AMERIKES esht i vetmi aleat i joni , aq me teper qe jemi nje vend i vogel qe kemi shkaterruar ne themel ekonomin dhe ushtrin dhe kemi ngelur pa brek ne byth , sot kemi nevoj me teper se kurr per aleancen me AMERIKEN , nese nuk ishin gjith shtetet e botes dakort fare mir mund te APSTENONIM ne kte votim do ishte gjeia me e goditur per pozicionin qe ndodhemi ne SHQIPTARET ,hnuk ke çi ben , kaq marin vesh politikanet tan nga interesat reciproke ne mardheniet ndershtetrore , esht fush e pa shkelur per politikanet tan, kta njofin vetem interesin e xhepit aty te bejn ortak pa kurr far problemi.