Reforma në administratën publike do të mbetet prioriteti dhe angazhimi kryesor i qeverisë ‘Rama 2’ edhe gjatë vitit 2018. Zbardhet plani i qeverisë, me 8 pika kyçe, për administratën publike, për vitin që vjen.
Plani ka marrë konfirmimin e Kuvendit, ndërsa do të zbatohet nga Departamenti i Administratës Publike, që ditët e para të janarit deri në fund të vitit 2018. Pas 790 njerëzve të drejtësisë dhe uniformave blu, Vetingut do t’i nënshtrohet edhe e gjithë administrata publike.
Rreth 85 mijë punonjës të administratës do të testohen për integritetin dhe ndershmërinë, në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Fillimisht, parashikohet që Vetingut për integritetin do t’i nënshtrohen të gjithë kandidatët që aplikojnë për t’u punësuar në administratë. Më pas, testin e ndershmërisë do të duhet që ta kalojë stafi i ambasadave. Procesi do të përfshijë më tej të gjithë drejtorët e administratës. Në vijim, Vetingu do të shtrihet tek të gjithë punonjësit e administratës.
Në planin për vitin 2018 nuk parashikohen masa për ata që nuk do ta kalojnë testin e integritetit, por ndoshta ky proces mund të shoqërohet me ndryshime të nevojshme ligjore, siç po operohet edhe me Vetingun në Polici.
Po ashtu, duke iu referuar planit, bashkimi dhe shkrirja e institucioneve, aty ku shihet e nevojshme, do të vijojë edhe gjatë vitit 2018. Gjithashtu, gjatë vitit 2018, është parashikuar rishikimi i organizimit të institucioneve, eliminimi i mbivendosjes funksionale midis strukturave ekzistuese si dhe ndryshimi i funksionit të strukturave.
Gjatë vitit që vjen, Departamenti i Administratës Publike do të fokusohet të përmirësimi i cilësisë së përshkrimeve të punës për punonjësit si dhe tek përmirësimi i testeve të konkurseve për rekrutimin e punonjësve të rinj në administratë, për lëvizje paralele apo për rritje në detyrë.
Për vitin 2018 është planifikuar edhe vlerësimi i performancës së nëpunësve civilë si dhe i kapaciteteve ekzistuese. Trajnimi i administratës do të jetë gjithashtu një tjetër objektiv i rëndësishëm i Departamentit të Administratës Publike.
Reforma nis nga DAP
Gjatë vitit 2018, reforma do të nisë nga vetë Departamenti i Administratës Publike. Plani parashikon forcimin e kapaciteteve të DAP dhe njësive të burimeve njerëzore në institucionet e administratës shtetërore, për të çuar përpara reformën në shërbimin civil, nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme për kuptimin e politikave të menaxhimit të burimeve njerëzore, ndërlidhjen dhe efektet e tyre.
Po gjatë vitit 2018, është parashikuar rishikimi i strategjisë ndërsektoriale të reformës në administratën publike 2015-2020, nëpërmjet përcaktimit më të plotë të planit të aktiviteteve parashikuar për t’u zbatuar për periudhën 2018-2020, duke orientuar kështu nevojat financiare në kuadër të programit buxhetor afatmesëm.(shqiptarja.com)
WETINGU SI PROCES PO BEHET ,POR DESHKIME NUK DO TE KETE , DO TE MJAFTOHEN VETEM ME LEVIZJE . JA KY DO TE JETE MENDERJA WETING . PRISNI DHE PAK DHE DO TE BINDENI . SA PER POLITIKANE , HARROJENI QE DO TE NDESHKOHEN .
Po permbaruesit gjygjesore a do skanohen?psh i korruptuari dhe prishesi i shtepive Lefter Cani qe merr para dhe prish pronat me djerse dhe dokumenta te rregullta shteterore?apo eshte nga Tepelena dhe shok i Tahirit?
Po nuk u ndeshkuan politikanet e korruptuar dhe kriminelet,nuk do kete veting,por anarshi.Vetingu do marin kuptimin e nje flluske sapuni.Shqipetaret do Zhgenjehen.
Po per politikanet qe jane burimi primar i korrupsionit dhe te keqijave, kur do te behet vetingu.
Pa vetingun e klases se degjeneruar te politikes shqiptare , vetingu eshte nje “vere ne uje” sepse ajo klase e (ri)krijon prape korrupsionin ne cdo qelize te administrates e te shoqerise shqiptare.