Në përpjekje për t’u rivitalizuar, qytezat amerikane kanë nisur një politikë të re për t’u populluar.
Tabloidi Daily Mail shkruan se disa qyteza të njohura në SHBA, japin fonde falas për të thithur sa më shumë njerërëz.
Mësohet se fondet që ofrohen për njerëzit që vendosin të banojnë aty, shkojnë deri në 80 mijë dollarë.
Ndërkohë sipas USA Today, Amerika rurale përbën 75 për qind të vendit, por vetëm 16 për qind të popullsisë, niveli më i ulët në histori.
Shifrat tregojnë se 54 për qind e popullsisë në vitin 1910 jetonte në komunitete rurale. Në vitin 2010 kjo shifër zbriti në 19 për qind.
Nga ana tjetër, akademikët thonë se fenomeni është i komplikuar, por kryesisht zbrazja e zonave rurale ka ardhur për shkak të zhvillimit teknologjik dhe konsolidimit të industrisë agrokulturore.
Po ashtu bota e globalizuar ka bërë që opsionet për ata që jetojnë në zonat rurale të jenë gjithmonë e më të pakta.(TemA)
une jam e interesuar per te ardhur ne amerike.
merre dhe Kycin me vete… ?
Per cilin vend behet fjale? Ku mund te aplikohet? A ka ndonje kontakt?
Une e dua shume Ameriken . Di historine dhe dashurine qe burrat e saj te mecur kane bere per ne por me shume se Shqiperine nuk dua as jeten time.
jam e interesuar
Te zogu zi niset furgoni neser ne oren 5