Kryeministri Rama, takim me mësuesit: Rritje pagash, kohës së drejtorëve militantë i ka ardhur fundi. Pse vesha atlete...!

28 Dhjetor 2017, 19:18Sociale TEMA

I veshur me atlete dhe pasi kishte ditë që nuk dukej në publik, më në fund e theu heshtjen. Kryeministri Edi Rama ka organizuar një pritje me mësuesit me rastin e festave të fundvitit.

Në pritjen e organizuar nga shefi i qeverisë merrnin pjesë mësuesit me rezultatet më të mira nga shkollat më të mira në vend.

Gjatë fjalës së mbajtur, Rama theksoi edhe një risi në drejtimin e shkollave në vend. Ai njoftoi themelimin e shkollës së drejtuesve të shkollave, që sipas tij do të rrisë cilësinë e drejtimit.

Rama tha se kohës së drejtorëve militantë i ka ardhur fundi.

“Shkolla e drejtorëve do jetë institucion i ri për të mësuar rritjen e kapaciteteve në përmirësimin e drejtimit të shkollave. Ju e dini sa e rëndësishme është dhe sa diferencë bën cilësia e drejtimit të shkollës.

Me drejtuesit e shkollës për vite të tëra është bërë vetëm politikë, politikë shpërblimesh për militantizmin, aktivizmin apo shërbimet e tyre ndaj partive.

Kësaj tradite ne kemi filluar t’i japim fund. Për këtë arsye, shkolla e drejtorëve do të na ndihmojë bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, bazuar në një sistem bashkëpunimi për të profilizuar dhe fuqizuar një figurë drejtuesi të shkollës, profesionist, menaxher në drejtimin e shkollës.

Kjo do të bëjë që të gjithë drejtorët e përkushtuar të rrisin aftësitë e tyre menaxheriale, dhe gjithë ata që do jenë në rinj në detyrë ta fillojnë punën me instrumentat që të tjerët nuk i kanë pasur për fat të keq deri më sot”, deklaroi Rama.

Por ne takim prezenca e të cilit tërhoqi vëmendjen pasi i ishte rikthyer sërish veshjes së atleteve. Për këtë ai ka shpjeguar edhe ‘arsyen’ e veshjes së tyre me kostum serioz këtë ditë.

“Kam ardhur me atlete në solidaritet të mësuesve të fizkulturës se në vendin tonë ka gjithmonë kunguj që duan shpjegime për veshjen.

Ndaj shpjegimi për sot është solidaritet me mësuesit e fizkulturës që janë një pjesë e rëndësishme dhe që ne kemi vendosur ti rikthejmë në detyrë pas degradimit prej çerek shekulli të këtij aspekti të edukimit dhe pas zhdukjes së sportit nga shkolla”, tha Rama.

Kreu i qeverisë premtoi se deri në fund të mandatit të dytë, cdo vit rroga e mësuesve do të rritet, ndërsa e tija jo.

Ne kemi në program rritjen e pagave të mësuesve. Edhe pse është bërë shumë, megjithatë është shumë më pak se duhet të jetë, prandaj do të vazhdojmë rritjen e pagave për mësuesit. Do të jemi shumë kërkues

Paga ime padrejtësisht është më e madhe se e juaja, ne do ta ngushtojmë këtë diferencë. Nuk premtoj se në fund të 4 vite do të barazohet, por u premtoj se e imja nuk do të rritet, por e juaja cdo vit do të rritet” premtoi Rama.(TemA)

4 komente në “Kryeministri Rama, takim me mësuesit: Rritje pagash, kohës së drejtorëve militantë i ka ardhur fundi. Pse vesha atlete…!”

  1. Zigur Qarri says:

    Nuk je i besueshem!Para zgjedhjeve,ishte ti me Ministren tende qe i perkrahe Drejtorat militante,
    megjithese ka pasur ankesa zyrtare nga Mesues te ndershem.Ne nje Shkolle,ankesa kunder Drejtorit
    injorant eshte firmosur nga 95% e Mesuesve,megjithate nuk u mor parasysh.Dhe flitej per Drejtor
    qe edhe Gjimnazin e kishte blere!Kjo nuk ju falet kurren e kurres,sepse e keni bere me vetedije
    te plote,perderisa ankesat kan qene zyrtarisht.Ju e keni fundos arsimin shqiptare,duke kultivuar
    me ndergjegje injorancen militante.

  2. socialistet vlonjate me sh. kontribute,jo hajdute te vleresuar says:

    KA IKUR KOHA E DREJTOREVE MILITANTE ,POR KENI SJELLE KOHEN E BLERJES SE KARRIKES SE DREJTORIT ME MIJRA EURO.NA ESHTE BERE AFRIM QENDRO SI KOCO KOKEDHIMA,DO BEJ MIRE TE MOS VIJE NE VLORE.PERGJEGJES ESHTE DHE GJIKNURI,QE SHPERFILL VLERAT DHE MBESHTET ANTIVLERAT,
    TE DREJTOHESH NGA ALBANA HODAJ E KRESHNIK TEPELENA? SKANDALOZE!!!

  3. Zigur Qarri says:

    Para zgjedhjeve,ishte ti me Ministren tende qe i perkrahe Drejtorat militante,megjithese ka pasur ankesa
    zyrtare nga Mesues te ndershem.Ne nje Shkolle,ankesa kunder Drejtorit injorant eshte firmosur nga 95%
    e Mesuesve,megjithate nuk u mor parasysh.Dhe flitej per Drejtor qe edhe Gjimnazin e kishte blere!
    Kjo nuk ju falet kurren e kurres,sepse e keni bere me vetedije te plote,perderisa ankesat kan qene zyrtarisht.
    Ju e keni fundos arsimin shqiptare,duke kultivuar me ndergjegje injorancen militante.

  4. Kur paga Juaj dhe tere qeveritareve apo deputeteve eshte “PAdrejtesisht e pabarabarte,…beje pra c’duhet bere…! jo llafe.
    Jo ko diference page mes punonjesve te thjeshte dhe drejtuesve.deri qeveritare a deputete, qofte dhe privatet.
    Dhimbia e madhe Popull!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje