"Zonja e vdekjes" dënohet me 14 vjet burg

28 Dhjetor 2017, 11:30Rajoni TEMA

Një gjykatë në Bosnje ka dënuar një grua e njohur si “zonja e jetës dhe vdekjes” në 14 vjet burg për krime lufte të kryera në vitet 1990.

Azra Bašić u shpall fajtore për krime gjatë luftës në Ballkan, duke përfshirë torturimin e civilëve etnikë.

Gjyqtari tha se Bašić ishte përgjegjës për “mizori të posaçme” ndaj të paraburgosurve nga forcat boshnjake-kroate.

Dënimi i saj është më i ashpri që i dorëzohet një gruaje për mizoritë e kryera gjatë konfliktit në Bosnjë, shkruan BBC.

Bašić, një ish-anëtare 58-vjeçare e forcave boshnjake-kroate, thuhet se ka marrë pjesë në torturimin e civilëve etnikë serbë.

Dëshmitarët thanë se ajo ka gdhendur kryqe në ballin e të burgosurve, detyroi një burrë të pinte benzinë përpara se t’i vinte zjarrin në duar dhe fytyrë, si dhe detyroi njerëzit të zvarriteshin lakuriq në xhama të thyer.

Ndër krimet më serioze të kryera ishte therja nga qafa e një të paraburgosuri.

Bašić ka jetuar në SHBA nën një emër tjetër pothuajse 20 vjet para arrestimit të saj në vitin 2011.

Miqtë thanë se ishte “zemërgjerë” dhe “një zonjë shumë e bukur”.

Të mërkurën, ajo u gjet fajtor për krime lufte kundër civilëve etnikë serbë të ndaluar nga forcat kroate në prill 1992 rreth qytetit verior të Derventës.

Të paktën 100,000 vetë vdiqën gjatë luftimeve në luftën e Bosnjës.

Konflikti zgjati afro katër vjet përpara se një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga SHBA që i solli fundin luftës në 1995.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje