Ambasadorja shqiptare në SHBA: Nuk ka shqiptarë në zonën e zjarrit në Nju Jork, ja numrat e emergjencës

29 Dhjetor 2017, 09:02Kronika TEMA
Ambasadorja shqiptare në SHBA: Nuk ka shqiptarë në zonën e

Zjarri i rene ne Nju Jork per fatin e mire te shqiptareve nuk ka asnje viktime nga radhet e komunitetit tone atje, megjithese eshte komunitet i paket ne kete zone.

Floreta Faber, ambasadorja e vendit tone ne SHBA ka reaguar me nje shenim pas ngjarjes se rende te ndodhur ne Nju Jork, ku nga zjarri qe shkrumboi nje ndertese vdiqen se paku 12 persona dhe te tjere u plagosen.

“Bronxi është një nga lagjet shumë të populluara me familje me prejardhje shqiptare, kam ndjekur nga afër situatën. Nga informacionet zyrtare të deritanishme, nuk kemi njoftim për shtetas shqiptarë të dëmtuar apo të plagosur. Nga përfaqësues të komunitetit konfirmoj që ajo zonë nuk është zakonisht e populluar me familje shqiptare”- thote ajo.

Postimi i Ambasadores ne SHBA

 Nr emergjence: 347.241.44 34
202.758.9526

Para pak orësh u informova se sonte (28 dhjetor) një zjarr masiv ka rënë në orën 19.00 (ora lokale) në Bronx, Nju Jork.

Zyra e Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut njofton se të paktën 12 vetë kanë humbur jetën dhe një numër i konsiderueshëm janë plagosur nga zjarri i rënë në një ndërtesë apartamentesh që ndodhet në Prospect Avenue afër Kopshtit Zoologjik në Bronx.

Temperaturat e ulta në minus 10° celcius e vështirësojë së tepërmi trajtimin e situatës. Çdo ndihmë e dhënë në këtë moment është e vlefshme.

Me shumë keqardhje për tragjedinë e rëndë dhe me shqetësimin se Bronxi është një nga lagjet shumë të populluara me familje me prejardhje shqiptare, kam ndjekur nga afër situatën.

Nga informacionet zyrtare të deritanishme, nuk kemi njoftim për shtetas shqiptarë të dëmtuar apo të plagosur. Nga përfaqësues të komunitetit konfirmoj që ajo zonë nuk është zakonisht e populluar me familje shqiptare.

Për çdo rast, mund të na telefononi menjëherë. Numrat e emergjencës për Albanian Embassy to the US, në Nju Jork dhe në Uashington DC janë respektivisht:

347.241.44 34 ose
202.758.9526

Në gatishmëri për të ofruar çdo gjë që kemi mundësi.

Floreta Faber
Ambasadore e RSH në SHBA.(Tema)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje