FOTOT / Riparohet linja e furnizimit me ujë në Rrugën e "Durrësit", sistem të ri kanalizimesh te Rr. “Tish Daija”

29 Dhjetor 2017, 10:15Sociale TEMA
FOTOT / Riparohet linja e furnizimit me ujë në Rrugën e

Ndonëse ditë festash, puna për rehabilitimin e rrjetit ujësjellës-kanalizimeve në lagjen të ndryshme të kryeqytetit ka vijuar me intensitet.

Tek “Tish Daija” rrjeti i ri i kanalizimeve është drejt përfundimit, ku falë këtij investimi të Bashkisë së Tiranës, pritet që të përmirësohet ndjeshëm shërbimin në atë zonë.

Linja tërësisht e re me materiale cilësore pritet që të garantojë edhe jetëgjatësi të investimit të kryer.

Ndërkohë, ka përfunduar me sukses një ndërhyrje në linjën e furnizimit me ujë në rrugën e “Durrësit”.

Ishin banorët e zonës përreth shkollës së mesme “Qemal Stafa”, të cilët sinjalizuan problematikën e shfaqur në numrin e gjelbër të vendosur në dispozicion nga ana e Bashkisë.

1 komente në “FOTOT / Riparohet linja e furnizimit me ujë në Rrugën e “Durrësit”, sistem të ri kanalizimesh te Rr. “Tish Daija””

  1. "BOHOTINA" says:

    Mire i ben punet Lali Eri. Po kam nje kritikee per te. A e ka pare nga afer njesine Nr. 5? Ne se e ka pare, atehere mund te them se ai nuk e ve ujin ne zjarr per te se i ka votat e siguruara ne kete zone. Ne se nuk e ka pare le ta shohe. Te keqen e Kandaharit. Vetem 50 metra larg godines se njesise do çmeritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje