INTERVISTA/ Donald Lu: Politikanët nuk e duan reformën në drejtësi. Shqipëria, vendi më fantastik. Kur të kthehem pas 10 vitesh, do jetë pjesë e BE-së

29 Dhjetor 2017, 10:58Politika TEMA

Në intervistën për “Revistën Mapo” që shoqëron shpalljen e Donald Lu  “Njeriu i Vitit”, ambasadori përcjell mesazhe të forta mbi çështjet që shënjojnë mandatin e tij në Shqipëri, si: debati për largimin e Adriatik Llallës, raportet e tensionuara me opozitën, qëndrimet për qeverinë apo çështjen “Tahiri”. Ai mbetet optimist për zbatimin e plotë të reformës në gjyqësor, por edhe paralajmëron shqiptarët , se “politikanët në përgjithësi nuk e duan këtë reformë”

Intervistoi: Arion Sulo

Z.Ambasador, Reforma në Drejtësi ka qenë produkti kryesor i misionit tuaj në Shqipëri por ditët e fundit, ky proces është vënë përsëri në dyshim të fortë. Madje zyrtarë të lartë të opozitës e cilësojnë atë të vdekur, ndërsa publiku ndjen rrezikun e sabotimit të saj nga politika. A jeni ende aq optimist sa më 23 korrik apo e ndani edhe ju perceptimin se asnjëra forcë politike në Shqipëri nuk është e interesuar për zbatimin e saj?

Jam edhe optimist që Shqipëria do ta zbatojë plotësisht reformën e gjyqësorit, edhe ndaj pikëpamjen se politikanët në përgjithësi nuk e duan këtë reformë. Por populli shqiptar e kërkon këtë reformë. Kemi kapërcyer një pikë të fortë kthese me largimin e Prokurorit të Përgjithshëm të vjetër, fillimin e vettingut dhe krijimin së afërmi të KLP, SPAK dhe BKH.

Deklarata e Ambasadës së SHBA pas zgjedhjes së kryeprokurores së re Arta Marku dënonte dhunën. Cili është komenti juaj për kritikat e opozitës që replikoi se e vetmja dhunë ishte dhunimi i Kushtetutës?

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënonte fort dhunën të hënën. Jemi të kënaqur që nuk u lënduan edhe më shumë njerëz, por një numër oficerësh policie, anëtarë të parlamentit dhe protestues u lënduan. Ishte dhunë. Po ashtu, dënuam përdorimin e turpshëm dhe të paprecedent të tymueseve në parlament.

Si do t’i karakterizonit marrëdhëniet tuaja me partitë politike të opozitës?

Demokracia ka nevojë për një opozitë të fortë dhe të bashkuar. Kam punuar fort për të mbajtur komunikim si me qeverinë, ashtu edhe me opozitën – edhe kur më kanë sulmuar mua, Shtetet e Bashkuara dhe reformat kryesore. Është detyra ime. Do të vazhdojmë të punojmë për marrëdhënie të mira me opozitën dhe qeverinë.

Kanë kaluar vetëm katër muaj nga qeveria “Rama 2,” por ngjan sikur është në fund të mandatit për nga konsumimi. Çështje të tilla si implikimi i ish-ministrit të Brendshëm me grupin Habilaj, ngjarja e Elbasanit apo përhapja eksponenciale e panjohur më parë e kultivimit të kanabisit gjatë 2016 e kanë vënë fort në dyshim legjitimitetin e saj. Në gjykimin tuaj, sa serioze janë akuzat për implikim të qeverisë me krimin e organizuar? A ka qenë ambasadori Lu më i butë se ç’do duhej me mazhorancën?

Edi Rama ankohet fort se sa i padrejtë kam qenë ndaj tij dhe socialistëve, por e bën këtë privatisht. Opozitës i pëlqen të tregojë publikisht se disa herë janë të pakënaqur me pozicionet e Qeverisë së SHBA. Është e drejta e tyre. Akuzat specifike kundër Saimir Tahirit janë shumë serioze dhe meritojnë një hetim tërësor dhe, nëse provohen, ndjekje penale të shpejtë. Kemi nxitur Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme dhe kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ta çojnë këtë çështje përpara pa anshmëri politike apo si përgjigje të presionit politik.

Qëndrimet tuaja të forta për lidhjet e politikanëve me krimin, për nevojën për dekriminalizimin apo për familjet e krimit të organizuar në Shqipëri e kanë bërë këtë një çështje të rëndësishme diskutimi në vend. Por përtej deklaratave, a shihni vullnet apo aksione konkrete për prerjen e këtyre fijeve?

Shqiptarët duhet të jenë të lumtur që numri i kriminelëve sot në parlament dhe në zyrat bashkiake është mjaft më i ulët se sa në vitin 2013 apo 2015. Por për fat të keq, kriminelë të dënuar vazhdojnë ende në pozicione të zgjedhura në Shqipëri. I bëjmë thirrje KQZ-së, zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe Komisionit të Kuvendit për Mandatet që të zbatojnë plotësisht Ligjin për Dekriminalizimin. Kriminelët nuk kanë vend në përfaqësimin e popullit shqiptar.

Për shqiptarët, ju jeni një aktor shumë i rëndësishëm i vendimmarrjes, ndoshta shumë herë më i rëndësishëm se sa një ambasador do të ndihej në çdo vend tjetër të krahasueshëm. Por si është Shqipëria dhe shqiptarët në optikën e Z. Lu? Cilat janë ndryshimet thelbësore që duhen bërë për një progres real të vendit?

Familja ime dhe unë nuk kemi vizituar kurrë një vend më të bukur dhe më miqësor se ky. Populli shqiptar është i famshëm kudo në botë për mikpritjen. Presim me kënaqësi të kthehemi në Shqipëri pas 10 vjetësh kur të gjithë qytetarët të jenë qytetarë me të drejta të plota të Bashkimit Europian, të aftë të punojnë, jetojnë dhe studiojnë kudo në BE. Për ta bërë këtë, Shqipëria duhet të punojë me BE-në për reformat kyçe që kërkohen për anëtarësim. Për ta bërë këtë, do të keni mbështetjen tonë të plotë.

13 komente në “INTERVISTA/ Donald Lu: Politikanët nuk e duan reformën në drejtësi. Shqipëria, vendi më fantastik. Kur të kthehem pas 10 vitesh, do jetë pjesë e BE-së”

  1. i respektuar AMBADORIKAmerikan says:

    E mo legenato i Arvziut, klani SalehLULUBerisha.

  2. Te lumte gogoja zoti Ambasador!

  3. Ylli says:

    Duhet drejtesia kunder krimit, korrupsionit dhe atyre qe intimidojne prokuroret per interesa te kompanive te huaja.

  4. Kuq e zi says:

    Ku don me shku zotrote????
    Mos valle do gjesh nje popull qe do te doje si shqiptaret apo do gjesh nje popull tjeter qe te kete nevoje me shume se ne per ju?? asnjehere , une besoj qe ju keni gjetur popullin qe i takon
    Kush eshte ai bir kurve qe mund ta mohoje nenshtetsine juve
    Misioni ska mbaruar ndergjegjsimi i masave nuk eshte kryer ende
    A po don ta nis nje peticion per nenshtetsi shqiptare?
    Apo ofendohesh me pasaporten tone qe kur e mori janulla!!!

  5. tarabishi says:

    Ju jeni ambasadori me i mire qe ka pa vendi yne tash 100 e ca vjete sepse ju keni vene ne dukje te metat ne sy direkt pa dorashko diplomatike si pozites edhe opozites prandaj do mbaheni mend edhe per 100 e ca vite te tjera Ju e meritoni te jeni edhe per4 vjete te tjera ambasador per te miren e ketij populli sepse keshtu ju do 90%e popullit .Me qene e mundur ti shkoje ne vesh kjo kerkese presidentit tuaj .

  6. Pellazgos says:

    Injoranca eshte nje semundje qe ndikon shume ne krijimin e Idioteve qe jane me te rrezikshem,zoti me comentin Kuq e zi.
    Flamurin si Simbolin kryesore qe tregon Historine apo Identitetin “Shqiperia” e Islamit e ka Greke.
    Ate e mori Jeorgios Kastriotis nga Kostandinopoli.
    Tani pse “Gjergji” kishte vella Kostandinin dhe jo Jeorgo per 1100 vjet Bizant Greke Orthodoks,kete e dine vetem “patriotet” te “zgjuarit” e ashtuquajture “Pellazge” si Sulejmaner,Qemaler,Ismailer,Abdullaher qe i falen Allahut te ardhur me vrasje,me perdhunime,me pengje,me poshtersi

  7. Marshalli i Trustit te geshtenjave says:

    Zoti Lu eshte me te vertete personaliteti i vitit per vendin tone dhe eshte personi me i cmuar sot per sot.Qendrimi dinjitoz i tij ne mbeshtetje te deshirave te ketij poopulli eshte pike kthese per historine tone te re ne rrugetimin e vendit drejt anetaresimit te tij ne bashkimin evroipian.Puna e tij e shkelqyer per reformimin e strukturave te ketij shteti,nuk krahasohet me punen e te gjithe ambasadoreve te meparshem amerikane ne kete vend te marre se bashku,disa prej te cileve,per turpin e tyre,e shfrytezuan postin e tyre per tu kthyer ne marioneta te qoftelargut Salih Bertishovic vicidolit dhe punuan kunder interesave madhore e perparimit te ketij vendi.Zoiti Lu,se bashku me te shkelqyeren ambasadore te bashkimit evropian,zonjen Vllahurtin meritojne nderimin me te larte te ketij vendi,populli dhe te institucioneve te tij.Problemi eshte se presidenti Ilir Meta nuk e ka deshiren per ti nderuar sic duhet keta te dy personalitete te shkelqyer te diplomacise amerikane e evropiane.Ata,megjithese nuk kane nevoje,duhet te shpallen publikisht si “shqiptare” me medaljet me te larta,qe Nishanovici ,por dhe likja deri tani,japin pa e vrare shume mendjen per cdokend tjeter.Koha do tregoje se sa me rendesi eshte dedikimi i zotit Lu dhe i zonjes Vlahutin,per te ardhmen e shqiperise dhe te popullit shqiptar.Megjithate,pavaresisht se si do veproje Ilitr Meta,ne mendjen dhe ne ndergjegjen e shumices derrmuese te popullit shqiptar,emri i Donald Luse dhe i zonjes Vlahutin do te mbetet per shume kohe i pashlyeshem.Nderim per punen dhe karakterin e pathyeshem te tyre,sidomos qe arriten ti vene kufirin tek thana,pisit kriminel Salih Gerdecit,Salih 21 Janarit etj et.

  8. tarabishi says:

    Pse nuk po e nxirrni komentin e taraboshit apo mos jeni te P .D .se qe meqenese une fola mire per ambasadorin qe P .D .ja e L .S . I ja e shajne ju qe punoni te Mero mos jeni i ketyre dy partive .

  9. tarabishi says:

    Po perseritja e sateme .

  10. Ismet Bobo says:

    KOMENTE DHE KERKESE PER DENONCIME NGA ISMET BOBO .

    Prezantimi ; Une qe po ju shkruai jame nje qytetar nga qyteti i rrethit Fier i quajtur Ismet Mustafa Bobo ,lagj . Liri. Rruga Vangjel Capo .
    Komenti ; Sa mire eshte te shkruash , sa mire eshte te lexosh, por asnjehere te vertetat nuk mundesh dot ti publikosh .
    Qe populli i thjeshte ti lexoi dhe publikisht ti vertetoi , dhe Ambasadori jone i nderuar Z.Lu me pas te veproj .
    Qe korrupsionin dhe krimin e organizuar nga institucionet shqiptare ta largoj , sic deklaron dhe ndihmen e popullit shqiptare publikisht ai kerkon , qe populli shqiptare te ket te drejta te barabarta ne union .
    Me respekt te sinqerte , per ceshtjen qe ka mare ne dore , une disa fakte publikisht dua tja dorezoj , qe punen e tij si Ambasador me shume tja lehtesoj .
    Por te njejtin respek ruaj edhe per punen tuaj si gazetar , ju lutem njoftoheni publikishkt zotin Lu sa me pare .qe viti ne fjale ta gjeje sa me mire popullin shqiptare , ne vecanti moshat madhore , brezin e ri dhe gjinin femerore .
    Ku une marr shkas nga shkrimet tuaja ne vijim , te vertetat reale bashkerisht ti dime , ti shikojme ,ti vertetojme dhe qetesisht ti publikojme , qe funksionaret e larte shteteror vete ti faktojne dhe ligjerisht ata me pas te veprojne .
    Faktet tuaja si botues , une po i prezantoj ne kllapa si denoncues , Ne qofte se do kete ndonje interes une me respekt po ju pres , bashkerisht te mendojme dhe njeri tjetrin ligjerisht ta garantojme per te vertetat reale qe bashkerisht do publikojme .
    <>
    Me respekt e qetesi , te gjithe shqiptareve ju uroj gezuar vitin e ri , por njekohsisht edhe Ambasadoret ne Tirane , per problemet shqiptare qe ata ne dore kane .

  11. aaaaaaaaaaaahahahahahah
    sa kom qesh
    te fala arvizuse e thuj shkofsh ne p!dh te sateme andej nga ke dal

  12. Ismet Bobo says:

    KOMENTE DHE KERKESE PER DENONCIME NGA ISMET BOBO .

    Prezantimi ; Une qe po ju shkruai jame nje qytetar nga qyteti i rrethit Fier i quajtur Ismet Mustafa Bobo ,lagj . Liri. Rruga Vangjel Capo .
    Komenti ; Sa mire eshte te shkruash , sa mire eshte te lexosh, por asnjehere te vertetat nuk mundesh dot ti publikosh .
    Qe populli i thjeshte ti lexoi dhe publikisht ti vertetoi , dhe Ambasadori jone i nderuar Z.Lu me pas te veproj .
    Qe korrupsionin dhe krimin e organizuar nga institucionet shqiptare ta largoj , sic deklaron dhe ndihmen e popullit shqiptare publikisht ai kerkon , qe populli shqiptare te ket te drejta te barabarta ne union .
    Me respekt te sinqerte , per ceshtjen qe ka mare ne dore , une disa fakte publikisht dua tja dorezoj , qe punen e tij si Ambasador me shume tja lehtesoj .
    Por te njejtin respek ruaj edhe per punen tuaj si gazetar , ju lutem njoftoheni publikishkt zotin Lu sa me pare .qe viti ne fjale ta gjeje sa me mire popullin shqiptare , ne vecanti moshat madhore , brezin e ri dhe gjinin femerore .
    Ku une marr shkas nga shkrimet tuaja ne vijim , te vertetat reale bashkerisht ti dime , ti shikojme ,ti vertetojme dhe qetesisht ti publikojme , qe funksionaret e larte shteteror vete ti faktojne dhe ligjerisht ata me pas te veprojne .
    Faktet tuaja si botues , une po i prezantoj ne kllapa si denoncues , Ne se do kete ndonje interes une me respekt po ju pres ,dhe bashkerisht te mendojme ,njeri tjetrin ligjerisht ta garantojme ,per te vertetat reale qe do publikojme .
    <>
    Me respekt e qetesi , te gjithe shqiptareve ju uroj gezuar vitin e ri , por njekohsisht edhe Ambasadoret ne Tirane , per problemet shqiptare qe ata ne dore kane .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje