Shkarkimi i krahut të djathtë të Llallës, reagon ashpër PD: Rama kap drejtësinë kur ligji zbatohet për të larguar kriminelët nga parlamenti

29 Dhjetor 2017, 14:38Politika TEMA

Largimi nga detyra i krahut të djathtë të Adriatik Lallës, Rovena Gashi, ka indinjuar Partinë Demokratike.

Selia blu e cilëson këtë vendim të ndërrmarë nga kryeprokurorja Arta Marku si kapje të drejtësisë.

Kjo e fundit mbante postin e drejtores së njësisë së dekriminalizimit dhe zyrën e marrëdhënieve me Jashtë në Prokurori.

Në vend të saj, Marku ka emëruar Arqile Koçën, i cili ishte edhe kandidat për postin e kryeprokurorit, pra rival i saj.

Rovena Gashi u bë e njohur për publikun, si bashkëpuntorja më e ngushtë e Adriatik Llallës.

Reagimi i plotë

Kapja politike e Prokurorit të Përgjithshëm nga Edi Rama, pasi kthimit të pasaportës për Saimir Tahirin, dha sot një tjetër efekt.

Kryeprokurori Edi Rama shkarkoi drejtuesen e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, dy ditë pasi, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, zonja Gashi i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit për deputetin e Elbasanit, Aqif Rakipi.

Shkarkimi i prokurores Rovena Gashi, e cila e drejtoi Sektorin e Dekriminalizimit që në krijimin e tij, është hakmarrje direkte e Edi Ramës për llogari të aleatit dhe mikut të tij, Aqif Rakipi.

10 ditë pas emërimit politik të Prokurorit të Përgjithshëm, në shkelje të hapur me Kushtetutën, u faktua mashtrimi i madh i Edi Ramës, argumenti kryesor i të cilit ishte se Prokurori i Përkohshëm nuk kishte asnjë kompetencë thelbësore për të lëvizur prokurorët apo për të ndikuar në mbylljen e dosjeve.

Skema e Edi Ramës në mbrojtje të aleatëve të tij kriminelë është e qartë.

Kur drejtësia  kërkon arrestimin e Saimir Tahirit,  Edi Rama e kap drejtësinë, kur ligji zbatohet për të larguar kriminelët  nga parlamenti, Edi Rama godet ata që zbatojnë ligjin.

Që sot, me shkarkimin e prokurores Rovena Gashi si hakmarrje për Aqif Rakipin, krimi ka filluar të godasë shtetin përmes shtetit!​(TemA)

7 komente në “Shkarkimi i krahut të djathtë të Llallës, reagon ashpër PD: Rama kap drejtësinë kur ligji zbatohet për të larguar kriminelët nga parlamenti”

  1. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Zoterinje te PD-se a e keni pyetur veten pse beheni kaq shume qesharak ???? Jeni bere gazi i botes , ju kane mesuar dhe kalamajte e kopshteve qe drejtesine e shkuar e komandonit nga shtepia ………. dhe tani me shkarkime dhe emerime te reja u indinjuat kaq shume ?????? Zoterinj sic thone dhe miqte tane amerikane ….relax……

  2. BERISHA LARGOHU says:

    Rama nuk eshte prokuror, jeni opozite kriminale. Populli duhet te jete hajvan neqofse ju beson.

  3. shqip says:

    Kur pastrohet shtepia o Lyl , pastrohet me themel . Ç’kuptim ka te heqesh Llallen , e te lesh bishtat e cigareve qe ka lene mbi tavoline . Kjo Gashi-ja me siguri qe eshte nga kontigjenti i Gjin Gjoneve . Ti s’è ndal dot o qypi Shqupit . Ne koperativen tuaj beni si doni ju . Ne Prokurori ka kush vendos . Ti jo , e sigurte .

  4. Haka Tekizoti says:

    Reagoi dhe rrangalla e politikës!…

  5. Alban Dega says:

    Mendime mbi fakte me ze e ne figure

    CFARE NUK MUND TE PRESISH NGA
    KUCEDRAT E KRIMIT !?

    – Ja nxite jeten popullit tuaj me kusari e
    padrejtesi pa fund…

    – Ja nxite faqen Shqiperise….

    – Po per femijet tuaj a mendoni valle !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ndoqa drejtepersedrejti protesten e e deshtuar me sukses te plote te opozites shqiptare.
    Nuk ishte nje proteste dosido.
    Dy skajet ekstreme te politikes shqiptare PDSH e Sali Berishes dhe LSI e Ilir Metes ishin grusht bashkuar si kurre me pare per te mbrojtur koken e tyre nga Vetingu dhe Reforma ne drejtesi.
    Shpatat e te dy paleve ishin bashkuar ne mbrojtje te Gjysmagjelit te tyre me kontrate 50/50, kryeprokurorit te Shqiperise Adriatik Palla qe nga dita e pare e deri ne castet e fundit ne ate karrike beri krejtesisht kryeavokatin e e emeruesve dhe protektoreve te tij, Garden Pretoriane te tyre e aspak kryeavokatin e Ligjit dhe shtetit shqiptar, sic e percakton shume qarte Kushtetuta e Shqiperise.
    Deshtimi i kesaj proteste u paralajmerua qysh ne masken e sebepin e perdorur nga protektoret e Balles qe ishte “ mbrojtja e Kushtetutes” !
    Si mund te mbrohet Kushtetuta e nje shteti qe u shkel hapur dhe ne menyre FLAGRANTE qysh diten kur Adriatik Palla grushtoi ne syte e gjithe prokuroreve te Shqiperise kolegun e tij Shkelqim Hajdari, kryetar i Shoqates Kombetare te Prokuroreve per shkak te detyres .
    Ne vend qe Adriatik Palla te arrestohej ne flagrance e te perballej me ligjin dhe Kushtetuten e dhunuar, ai u mbrojt si nga bosat e tij politik Sali Berisha dhe Ilir Meta ashtu edhe nga kapterri i Sales dhe SHQUP-it ne krye te shtetit shqiptar dhe te KLD-se.
    Pra shkelesit e Kushtetutes per mbi 25 vjet impuniteti e nje vit e gjysem plot pas incidentit Penal te Palles, tani na behen gardianet e saj te vonuar per te zgjatur e vonuar edhe me zbatimin e Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi me hir a me pahir.
    Si asnjehere me pare ne politiken shqiptare dhe historine moderne nje parti e majte ka shkalluar ne ate fare feje sa do ti marre Tepsine edhe se djathtes si lidere e saj, duke bere edhe protagonistin edhe zjarrmetarin e nje zjarri qe me se shumti po e do ta demtoje Shqiperine !
    Sjellja banditeske, krejt rrugecarerore e Sali Berishes e Monika Kryemadhit jo vetem ne altarin e demokracise shqiptare, Kuvendin e saj, por edhe ne rruget rreth tij kur nderseu bandat e murrme te Sales per te sulmuar e zaptuar ate flasin me shume se cdo e se te gjitha komentet e shqiptareve dhe nderkombetareve !!!
    Jo vetem kaq por si njeri edhe tjetri ia nxine edhe me fytyren e Shqiperise por edhe te vetvetes se pari me sulmet tipike ala Kim Jong Un e ala Sali Berisha ndaj miqve dhe aleateve tane strategjike SHBA-se dhe Bashkimit Evropian ku duhet e duam te integrohemi!
    Ne shqiptaret kemi nje urim tragjik, gati makaber :“ Shyqyr qe ra ku mort e u pame !”
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet:
    Jo vetem ne shqiptaret por edhe nderkombetaret, edhe miqte edhe armiqte pame me syte tane fytyren e vertete te kesaj “Bande gangsteresh “ dhe te “ kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ deri ne terbim, deri ne cmenduri, histeri deri ne lemeri nga paniku dhe tmerri i Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi !
    Ne keni dyshim per keto konkluzione rishihni edhe nje here pamjet e histerise, terbimit, cmendurise me ze e me figure te Sali Rame Berishes dhe Monika Kryemadhit !
    Jo vetem si politikane por se pari si njerez, si prinder !
    Se nje shqiptar nuk mund t’ia beje atdheut te vet nje permjerje te tille.
    Cfare nuk mund te prese Shqiperia dhe shqiptaret nga atdherrenues dhe atdheshites si Sali Berisha dhe banda e tij e gangstereve!?
    Cfare nuk mund te presim nga Kucedrat e Krimit ne panik dhe lemeri, ne historine dhe cmenduri perballe Vetingut dhe Reformes ne drejtesi !?

  6. edhe grun ti kishte Kap Rama per p!dhi ,
    s’do t’i dhimbte kaq shume ktij perversi injoranti ne politike,
    se cmontimi i klanit te shpellarit ne Drejtesin Shqiptare .

    eshte koha qe Drejtesia te flasi dhe kriminelet te heshtin

  7. Plaku i Urte says:

    Habitem kur lezoj reagimet e Zotit Basha, Vasili dhe zonnjes Kryemadhi (me mendje te vogel). Lereni institucionet te punojne. Prokurorja e re do nje ekip te ri ç’ka echte normale ne çdo demokraci te Botes. Kurse ne Albanistan, Lulushja nuk e ka kuptu çdo me thone opozitar.
    Po ta mesoj une o Lulush et co.: Te jesh ne opozite do me thene te paraqitesh para shqipetareve me ide te reja dhe programe per zhvillimin e shoqerise shqipetare ( programe mbi shendetesine, ushtrine, papunesine, rrogat, rruget, fshatin dhe infrastrukturen e tij) dhe populli do te mbeshtes duke then qe keto jane ide te mira. Por jo te çohesh ne mengjes dhe te ngrysesh ne dark duke then KANABIS, KRIMINEL, NORIEGA, NARKOTRAFIK, neper mediat, rruget apo ehe ne Bruksel. Koj nuk eshte opozit o Lulo. Fundi fundit çte keqe ka te kete mbjellje Kanabisi nga fshataret tane perderisa ka treg ne Evrop qe e blen. Evropa habitet kur ju sulmoni Ramen per Kanabis atehere qe nje studim i fundit tregon qe 1/3 e parlamentareve te Strasbourgut (Evrope) e pranojne hapur qe perdorin edhe sot konsumimin e Kanabisit (Daniel con-Bendit etj..). Evropa po e liberalizon kete produkt ne shitje te lire (dhe ai do vij nga vend, atehere pse jo nga shqiperia ?, dhe pese lek shkojne tek fshataret tane qe nuk mund te shesin domatet apo specet qe vijne nga bullgaria apo turqia) Prandaj mos boni llafazanen e Katunit o Lul, sa here qe emerohet nje mek, mesues , gjykates, prokuror, polic etj etj.. ti fillon e bertet RAMA RAMA RAMA. Kjo nuk quhet OPOZITE por LLAPAQENE. Keshtu populli ta ve vizen perfundimisht dhe e kupton qe ti po mundohesh te fshihesh mbas nje persekutimi politik (pasi dosjet per shume probleme rrezikohen te hapen se shpejti) dhe ti do akuzosh Ramen qe po te denon per bintje politike !!! Kaq per sot o Lul dhe shpresoj qe te ndihmova sadopak me keto keshilla te nje plaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje