«Zhvillimi i lirë i individit është parakusht për zhvillimin e lirë të të gjithëve»: Karl Marx.
Nga Enver Robelli
Karl Marxi nuk i ka ditur të gjitha. Por gati të gjitha. Adhuruesit e tij e kanë quajtur (dhe vazhdojnë ta quajnë) – profet. Ai profet nuk ishte, por gati profet. Në vitin 1848 ai shkruante: «Në vend të vetëmjaftueshmërisë të vjetër lokale dhe nacionale do të shfaqet shkëmbimi i gjithanshëm, një varësi e gjithanshme nga njëri-tjetri e kombeve». Në vitin 2017 kësaj gjendjeje të botës i thonë – globalizim. Marxi nuk e ka përdorur këtë fjalë, por e ka parashikuar me saktësi.
Më 18 maj 2018 do të mbushen 200 vjet nga lindja e Marxit. Filozof, teoricien, shkrimtar, kritik i kapitalizmit. Në Gjermani euforia tashmë ka filluar. Edhe në një vend kapitalist Marxi e ka vendin e vet, mendimet e tij ende janë aktuale, qortimet e tij ndaj anëve të errëta të kapitalizmit mbesin aktuale. Në qytetin e lindjes të Marxit, në Trier, do të zbulohet një bust, hekurudhat gjermane në vitin 2018 një treni do t’ia vënë emrin «Karl Marx» (në një anketë Marxi i ka mposhtur dy kancelarët e rëndësishëm: Helmut Kohlin dhe Helmut Schmidtin). Një bankë në Chemnitz – dikur Qyteti Karl Marx – që në vitin 2012 e kishte shtypur portretin e Marxin në një Mastercard. Ironia e historisë: kritiku më i madh i kapitalizmit në kartelën bankare.
«Zhvillimi i lirë i individit është parakusht për zhvillimin e lirë të të gjithëve». A ka konstatim më aktual edhe sot e kësaj dite? Me gjasë jo. Nëse nuk ekziston shoqëria e shanseve të barabarta, atëherë nuk ekziston as drejtësia sociale. Me idenë e Marxit për barazinë ka të bëjë edhe ai skeçi i famshëm i Stupcave, kur një djalë, ekspert i teknologjisë informative, konkurron për t’u punësuar në administratën publike. Kandidati numëron të gjitha kualifikimet dhe të gjitha gjuhët që flet – dhe në fund njëri nga anëtarët e komisionit i thotë afërsisht kështu: «Mirë, mirë, vetëm të ishte nga Komorani». Po nuk pate lidhje me rrjetin e zengjinëve të rinj, po nuk e pate «origjinën e duhur» ose përkatësinë «e duhur partiake», atëherë mbetesh pjesë e klasës së shtypur. «Kusht thelbësor për ekzistimin dhe për sundimin e klasës borgjeze është grumbullimi i pasurisë në duart e privatëve». Në duart e kujt është sot pjesa më e madhe e pasurisë së Kosovës? Në duart e rrjeteve oligarkike dhe politikanëve të lidhur me po këto rrjete. Këto janë rrjete shtypëse, të cilat eksploatojnë punëtorët, i detyrojnë të punojnë në kushte të rënda, nuk respektojnë orarin e punës, nuk respektojnë ligjet përkatëse të punës. Jo rastësisht ka aq shumë vdekje në vendin e punës në viset shqiptare. Para disa javësh u bë e ditur se një numër punëtoresh të mirëmbajtjes në Kuvendin e Kosovës kanë lëshuar punën të pakënaqura me pagën prej 159 eurosh. Ato thanë se vetëm një mëditje e një deputeti është shumë më e madhe se paga e tyre mujore.
Rroga minimale në Kosovë për punëtorët nën moshën 35-vjeçare është 130 euro. 170 është për punëtorët mes moshës 35-65 vjet. 130 euro me gjasë ka kushtuar vetëm ai qengji që e gllabëronin plaçkitësit e pasluftës në atë ndejën e famshme me allti dhe raki diku në rrethinën e Malishevës. Ndërsa shpenzimet minimale për të mbetur gjallë një familje 3-anëtarëshe në Kosovë janë rreth 315 euro. Nga mendimet Karl Marxit mund të mësojnë edhe shqiptarët. Vetëm njëherë duhet të mendojmë për kushtet e punës të shitëseve që në këto çaste ende shfrytëzohen në dyqanet e mëdha në periferi të Prishtinës, Tiranës apo Shkupit. Në mungesë të sindikatave të mirëfillta është mirë që së paku ekziston Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës, i cili i bën publike lajmet mbi shkeljen e të drejtave të punëtorëve dhe eksploatimin e tyre nga një sistem i egër dhe i pafrenueshëm neoliberal.
Përdorimi i njerëzve si vegla për pasurim të pakufishëm e shkatërron një shoqëri. «Borgjezia e ka tretur dinjitetin personal në vlerë shkëmbimi». Siç e ka thënë Marxi në shekullin e ’19 ashtu është edhe në shekullin e ’21, sidomos në ato vende si Kosova e Shqipëria, ku pothuaj të gjithë politikanët i kemi ekspertë të punëve të botës, por s’kemi një politikan kompetent mbi barazinë sociale. S’kemi një Norbert Blüm, i cili ndonëse ka qenë funksionar i partisë konservatore CDU të kancelarit Helmut Kohl, përherë ka demonstruar edhe një damar social në politikëbërje. «Çfarë konsumojmë nuk mund ta investojmë. Të konsumosh pa investuar domethënë të rrënosh». Këtë ka mundur ta thotë Marxi. E ka thënë në të vërtetë Norbert Blüm (përndryshe luftëtar i madh edhe për lirinë e Kosovës, bashkë me Rupert Neudeckun). Tani kur gjithçka zhytet në «ujin e akullt të kalkulimit egoist» (Marx), politikanët me kompetencë sociale janë të domosdoshëm.
Përndryshe: deri më tani me rastin e 200-vjetorit të lindjes së Karl Marxit në Gjermani janë botuar apo është paralajmëruar se do të botohen mbi dhjetë libra. Fundi i kapitalizmit nuk ka ndodhur, siç e profetizonte Marxi. Por tejkalimin e këtij sistemi gati se nuk e kërkon askush. Çfarë kërkohet është së paku kufizimi i dëmeve që kapitalizmi mund t’ia shkaktojë njerëzve kur nuk kontrollohet nga askush. Atëherë dominon anarkia dhe eksploatimi. Për shembull: një shitëse fillon punën në një qendër tregtare në Prishtinë në orën 12:00 dhe punon deri në orën 24:00, pastaj duhet të vrapojë në shtëpi, të ha pak bukë, të fle ngutshëm dhe të vrapojë nesër në punë. Është dita e fundit e vitit dhe njerëzit që kuptim të jetës së tyre e kanë konsumin do ta kalojnë kohën e lirë në qendrën tregtare për të blerë diçka. Kush pyet për shfrytëzimin e punëtorëve edhe të dielën. Karl Marxi ka pyetur, andaj është ende aktual dhe i domosdoshëm.
Te dhifsha Marksin dhe ty bashke me te dhe ty lope e flliqte.
ZotiRobelli! Bravo.Je nje realist i vertete.Mos i mere ne konsiderat,ata qe flasin kundra teje dhe Marksit,se jane injorant,dhe nuk marin vesh nga bota.Jane vertete prapa botes.I kame lexuar kohet e fundit shkrimet e tua,dhe me kane pelqyer shume,jo se jame me Marksin, (qe ne fakt ai ka vleresimin maksimal nga njerzit perparimtar te botes),por jame me realitetin.Sot kapitalizmi po behet me i eger.Punetori eshte ne nje shtypje moderne.Punetori punon 10 ore,dhe pronari ne fund te muajit nuk ja jep pagen.Eshte per t’u theksuar,se MARKSIN,po e vlereson vete vendi i tij Gjermania,duke i ngritur buste,emra trenash,foto ne banknotet etj,kurse disa bythegrisur shqipetar,flasin nga xverku,duke nxier hapur injorancen e tyre.Marksi me teorine tij te shkencore te komunizmit,eshte akoma aktual dhe shprese per te gjithe popujt e botes perparimtare.E ardhmja,i takon socializmit,e cila do vije si nje dodmosdoshmeri.
Duhet te kemi parasysh qe nuk mund te krahasohet Shqiperia, qe ndenji 500 vjet nen sundimin Otoman, me shtete e fuqishme europiane qe kane shfrytezuar vendet qe i kane pase pushtuar dhe qe ju kane marre te gjitha burimet natyrore perfshire arin, gjene e gjalle e prodhimet bujqesore, si edhe minerale te tjera te cmuara apo nafte e gaz. Shqiperia vetem eshte perdorur nga te tjeret dhe nuk ka patur mundesi qe te zhvillohet. Prandaj krahasimet e Robellit me vendet e zhvilluara europiane jane pa vend. Shqiperise edhe tani ne demokraci burime te rendesishme natyrore si nafta dhe gazi ju dhane me koncesion (nga qeveria Berisha), pas asnje perfitim per vendin dhe popullin, shoqerive te huaja.
Shenim: Eksploatimi ka fjalen shqiptare shfrytezim z. Robelli. Kini kujdes me gjuhen shqipe. Mos fusni fjale te panevojshme kur kemi fjalet tona.
Te dhifsha Marksin dhe ty bashke me te lope e flliqte.
Eshte mire ta lexosh e pastaj te gjykosh o Drenica se po dukesh si katerkembesh me kete paraqitje, lexoje lexoje ndoshta te hiqen dy kembe…
Shkrim shume i dobet i ketij Enver Torobellit apo Robellit!…
Tmerrsisht i cekte!
O Mero, ti kishe porositur nje shkrim nga Prof. Servet Pellumbi ose Dr Selaudin Kuca, do kishe nderuar vehten dhe gazeten , se ky Gjiganti Marks nuk eshte xhakete per Torobellin….!
Karl Marksi nuk vdes kurre!
Kapitalizmi eshte rendi shoqeror qe i ka kaluar me kohe vlerat e veta dhe tani vazhdon te shtype e shfrytezoje popujt me demagogji,dhune dhe degjenerim te rinise!
per gjithe dembelet, dhe parazitet si puna jote marksi eshte dhe do te jete profet. per ata qe jane mesuar ta ngrejne jeten me vlera dhe me pune, marksi eshte moster… per mua eshte dhe mbetet nje moster
I mjeri ti o Andi,
Mendja e madhe, e zeza e t’zot!
Jo me demagogji por me mëditje të ulët,me orar të gjatë të punës ,me kufizim të vendeve të punës ,me kufizime të ndihmave shtetrore për kategoritë sociale ,degjenerimi është shfaqja e tij normale e shfrytëzimit.Rritja e armatimit në nivel botërorë është shfrytëzimi më grotesk kapitalist sot.
Është e vërtet se ai ka përcaktuar me saktësi DIAGNOZËN
por jo edhe TERAPINË ! Për fat të keq !
E more robell gjojaaa, ujst ujat………..ooooq…ooq,
Okshahaaa..
I vetmi koment qe e kupton enver gjoojaa
Karl Marks eshte nga njerzit me te medhenj qe ka nxjere njerezimi!Nuk i paragjykoj keta qe e shajne se keshtu u eshte servirur apo me keqja s kane lexuar nje liber ne kete jete.
O Komuniste Kaonia,
Po e citoj RONALD REAGAN-in ;
Si e dallon nje Komunist? Komunist eshte nje person qe e ka lexuar Marxi-in, Engels-in dhe Lenin-in.
Si e dallon nje ANTI-KOMUNIST? Anti-komunist eshte nje person qe e ka lexuar Marxi-in, Engels-in dhe Lenin-in…….dhe i ka kuptuar.
Perfundim : Ti per kete aresye je komunist….njesoj sikur autori i kesaj pallavre tutkunoahmakoide…..komuniste marksiste…qenefike.
O re “Veterineri” , merret me mend niveli intelektual i joti kur mbankerke per “filozof” Rolandin e Regan-eve !!!! Nuk e di je ne dijeni apo jo, qe ai Landi i Regan-eve ne profesion ka qene aktor ,panvaresisht se u zgjodh president (i ra bixha,themi na kendej) dhe nuk eshte se dallohet shume per “citate” po ta krahasosh edhe me MAO CE DUN-in !!!! Ndoshta profesioni “veteriner” nuk te paska inspiruar per te hapur ndonje liber me shume perveç anatomise se kafsheve !!!!
I nderuari pacijenti i im komunist,
Mao ce don njihet jo per filozofi por per vrasjen e afersisht 55 milion kinezeve…
Ronald Reagan ka qene aktor dhe eshte nje mendimgar prakticist dhe eshte nje prej Governereve me te mire ne histroine e USA, ndersa eshte poashtu nje nder 5 presidentet me te mire AMERIKAN……e poashtu eshte i njohur se e ka shkaterurar sistemin qenefikokomunist ne Rusine qenefke, qe po shihet se ti si pacijent e adhuron.
Un mburrem profesionin tim VETERINAR PER KOMUNISTE, sepse kam shum pacijenta dhe ata nuk po zvogelohen edhe pas kurimeve qe ua japi…..sepse diagnoza : COMUNISTUS CHRONICA TUTKUNUS AHMACHI, nuk ka sherim
Bravo….
Bravo….Kapitalistet nuk e duan Marksin se ja nxoori bythen zbuluar.
Bravo….Kapitalistet nuk e duan Marksin se ja nxori bythen zbuluar.
Po me urren cpaten xhanem.Kullosni lopet ate beni.Kur skuptoni pse comentoni .Barazi sociale qe te behesh komb krenare dhe jo protectorat injorantesh ate thote .Pastàj Markx eshte histori tjeter.Bravo shoku mire the
O Enver, ik ne Korene e Veriut o rrote [email protected] se Marksi eshte provuar me qindra here si deshtak. Marksi ishte nje cope dembeli qe edhe femijet e vete i vdiqen nga uria sepse nuk donte te punonte. Shko o trap lexo ndonje liber ate bej, mos na trego per Marksin.
Apapapa!Keta njerez si ty qe tregojne vehten injorant,se dukesh ti qe nuk ke lexuar libra,bejne qe bota ecin prapa.Marksi,eshte njeriu me i madh i botes,per mprehtesin dhe ineligjencen e larte te tij.Dy femijet e tij i vdiqen nga semundja more lolo.Pastaj,te thuash se Marksi ishte dembel,do te thote se ti nuk marka vesh fare nga jeta e tij.Marksi ka mare vleresime te larta nga koka te medha te botes kapitaliste,dhe nuk pret vleresime mira nga ty, qe nuk ruan dot as dhit.
Natyrisht te flasesh per Marksin ,njeriut qe me vepren e tij ka patur ndikimin me te madh ne shoqerine njerezore ,nuk eshte e lehte .Sidoqofte eshte nga te paktat raste kur Robelli shkruan dicka te vertete .Per fat te keq ne te gjithe hapsiren shqiptare ne vend te studimeve te thella filozofike dhe ekonomike ,rinia e ashtuquajtur intelektuale vret kohen neper kafenete dhe baret ,pa menduar se jane duke vrare te ardhmen .Kjo eshte menyra me e mire per te qene skllav gjithe jeten ,pavaresisht nga menyra formale e jeteses.Qeveritaret e nxisin kete menyre jetese sepse atyre u interesojne turmat idiote ,fare lehte per tu manipuluar.Perfytyro boshllekun intelektual dhe moral ,ne Shqiperi akoma merr vota Berisha ,megjith shkaterrimit total qe i beri vendit .Ose Rama mburret perpara perendimoreve ,hajdeni ne Shqiperi ,nuk ka sindikata …qe do te thote ,ka vetem skllever.Nderkohe qe ne dy vendet tipike kapitaliste SHBA dhe Britani ka nje gjallerim te fuqishem te mendimit dhe levizjeve te majta me Sanders dhe Corbyn…Ne hapsirat shqiptare nuk i permend kush ,eshte erresire e plote …Akoma nuk flitet ,jo me te studjohet Piketty ,vepra e tij neomarksiste mbi kapitalin e shekullit te xxl.Ne debatin publik ka Fevzi ,Bushat ,Nano ,Pek ,Zheji ,Patos ,ne sfond ka parade mode te deputeteve qe te ben te ulerish ,nderkohe nuk permendet nje fjale per punetoret ,specialistet ,arsimtaret ,fermeret,.Ne Kosove ka disa emra qe jane me te ndjeshem me keto probleme ,si kruebashkiaku i Prishtines ,Kurti ,ne Shqiperi ka heshtje varri ,obskurantiste ,ka nje dhune gati feudofashiste te dominuar nga ish pinjollet e bashkpuntoreve te pushtuesve ne akord me disa ish komuniste fanatike te kryesuar nga tribali Berisha ..
Mire mo ju te pasurit pra ju kapitalista keni kaq shume pasuri sa qe nuk dini si ti harxhoni dhe femijet tuaj jetojne ne luks te çfrenuar a keni meshire a jeni njerez a besoni ne ndonje Zot Krisht Muhamet a çka besoni ju ? Po femijet e atyre te varferve qe jo per faj te tyre por te sistemit qe vuajne per buken e gojes po le me per nje loder per vitin e ri per nje shishe kokakole me ju njom gojen qe nuk kane shtepi ku te flene qe edhe ato qe i kane ju hyn era e shiu ne çdo vend qe nuk kane rroba me u mbulu qe ju privohet e drejta e shkolles se nuk kane leke me vazhdu , po nje televizor mor a e duan edhe ato .Ah kapitalizem i pashpirte cili ishte ai qe te shpiku a kishte nene baba femije per rreth ai njeriPse kaq te pashpirte ju kapitalista .A e dini ju se 90% e te gjithe kapitalistave posurine e kan vene duke e vjedhe popujt dhe 10% me pune te ndershme .Ja pra sa i drejte ka qene Marksi qe ka fol dhe ka punu qe te gjithe njerezit te jene te barabarte ku ne komunizem te punojne sa kane mundesi njerezit dhe te marrin sipas nevojes aq sa i duhen per nje jete te kenaqeshme .Ah sa e deshiroj fundin sa ma te shpejte te kapitalizmit dhe besoj se ne ndergjegje 90% e njerezve me japin te drejte por kane frik me fol se ju kan prishur mendjen medjat dhe propoganda borgjeze sepse investohet pare e madhe per kete pune .
Bravo Enver Robelli !
Po ku ke qenë , more , deri sot ?!
Enver , leri reagimet e injorantëve . Kur flet ti për komunistin Marks , ata mendojnë komunistin Berisha !
Të mjerët , mallkojnë Marksin për bëmat e komunistëve antikomunistë !
Mire n.q.s eshte perseritje botoje ate te parin pra apo nuk duani ta botoni se ju ben fjale pronari hajde medja hajde kur ne shohim gjithfare budalleqesh.
Karl Marx ka qen gjeni , i ka bere autopsine kapitalizmit. Dhe ç’fare ka thene e ka shkruar ai eshte mbeshtet mbi fakte dhe se librat e tij jane SHKENCE..!
Ndersa ti Drenice mbaje ate goje te flliqur. Se nuk e besoj qe emrin tend mund ta shkruash pa gabime..!
O Shqiptar nga Kosova,
Per memthone qe dikush eshte fjeni duhet me pase aresye….per te qene gjeni.
Gjeni kane qene Gjergj Kastrioti, Tomas Edisoni, JP Morgan, Aleksanda Bell, John Ford, Steve Jobbs, Edhe qindra mijera injgjinier, doktor……mdersa Karl Marksi ka qene qenef ma i madh se ti.
Me qellim duan ta fundosin Marksin por::::Ai tha se kapitalizmi do permbyset ne fillim ne vendet e zhvilluara kapitaliste dhe kjo,kur ti vinte koha…..Ai nuk tha se do vendoset sistemi socialist mbas nje lufte clirimtare sic ndodhi tek ne e me gjere.Tek ne nuk kishte akoma shenja te kapitalizmit e jo me te qe nje vend i zhvilluar kapitalist…..Prandaj kur nuk e njihni Marksin,mos e ngaterroni me komunizmin ne Shqiperi.Pa le ne ish Bashkimin Sovjetik e kishin tejkaluar Marksin dhe shpallen se po e kalojne fazen e pare ,socializmin,dhe po shkonin drejte komunizmit,.Kjo ishte ne kundershtim te plote me teorine MARKSISTE, sepse Marksi parashikonte komunizmin ne nje shkalle te larte zhvillimi shoqeror te shumices se shteteve.Mendoni Europen gjoja komuniste te mbushet me emigrante nga vendet e tjera te prapambetura qe vec bukes se gojes,kerkojne xhami te falen.
Shkrim i madh! Mos u merzit Enver, se Drenica , Vjosa kallamuti … s’kane per te kuptuar kurre?! Pune e madhe…
Huri vetem te bind ne Shqiperi, se s’eshte Gjermani.
Neqoftese doni Marxin ne praktike “hidhuni pak nga Suedia, Finlanda, etj (shkurt vendet skandinave) dhe do te shikoni se si “kapitalistet” kane vene ne zbatim teorite e Marxit dhe Engelsit , …… kane dhe po krijojne shoqerine e persosur “komuniste” trukuar me pak sfond kapitali !!!! Atje eshte shoqeria ideale e barazise (si ne komunizem) ku ç’do kush punon sipas mundesise dhe konsumon sipas nevojes .
KOHA DUHET DHE DO TA NXJERRE NJE MARKS TE RI QE TI SHERBEJE NJERZIMIT PER SISTEMIN EKONOMIKO-SHOQEROR QE KA LINDUR POR ENDE NUK ESHTE HEDHUR NE LETER.
KY ESHTE SISTEMI SOCIAL NE KAPITALIZEM.
PER KETE SISTEM DUHET TE DALIN TEORITE DHE TE SHPALOSEN PLATFORMA RIGOROZISHT DHE LIGJERISHT TE PERCAKTUARA NE MENYRE TE SAKTE TE PRERE DHE DETYRIMISHT TE ZBATUESHME.
MARRIM TATIMIN MBI FITIMIN.
KY TATIM DUHET PJESEZUAR AQ SA ” KLASA KAPITALISTE ”
ME PJESEN QE PAGUAN TE JUSTIFIKOJE MINIMUMIN E JETIK TE SHTRESES SE VARFER.
NUK DUHET TE KETE EKSTREME TE TILLA KAQ ANTINJEREZORE SA : 1-NJE PJESE E NJEREZVE TE GERMOJNE KAZANET E PLEHRAVE PER TE JETUAR ME MBETURINAT E HEDHURA NGA PJESA TJETER E SHOQERISE.
2-SHTETI SI RREGULLATOR DUHET TE NDERHYJE PER TA ELIMINUAR KETE PLAGE SOCIALE TE PAPRANUESHME TE PATOLERUESHME ANTISOCIALE.
3-DETYRA E SHTETIT DHE E EKSPERTEVE TE POLITIKAVE EKONOMIKE ESHTE QE TE VENDOSE NJE KUFI TE QARTE TEK TE ARDHURAT QE KRIJOJNE FONDE PER KAPITAL DHE MBI KETE , TEPRICAT TE MBUSHIN ARKEN PER SHTRESAT SOCIALE DERI AQ SA TE JUSTIFIKOJNE NIVELIN E JETESES NORMALE PER TA SHKEPUTUR ATE SHTRESE VULNERABEL NGA KAZANET E PLEHRAVE.
4-NE SE ESHTE FOLUR PER KAPITALIZEM ME FYTYRE NJERIU NE SHEKULLIN E SHKUAR SHOHIM QE NJE GJE E TILLE TE JETE ZBATUAR NE NJE PJESE TE KONSIDERUESHME TE VENDEVE TE EVROPES PERENDIMORE POR JO NE TE GJITHE GLOBIN.
HALLKA SHTET ESHTE HALLKA ME E DOBET NE KETE NDERMARRJE JETIKE PER NJEREZIMIN.
5-KAPIALISTET E MIREFILLTE DHE E GJITHE KLASA E TYRE NUK DUHET TE MARRIN PJESE NE STRUKTURAT E POLITIKEBERJES APK TE JENE ANETARE TE LIGJBERJES PASI DO TE NDIKONIN NE DOBESIMIN E SHTETIT DUKE KORRUPTUAR A RENE NE KOMPROMIS PER INTERESA PERSONALE OSE TE GRUPIT NE KURRIZ TE SHTETIT APO TE SHTRESAVE TE VARFRA.
INFLUENCA E JASHTEZAKONSHME E KESAJ KLASE NDAJ STRUKTURAVE SHTETERORE BEN TE NEVOJSHEM LINDJEN E NJE HALLKE TEPER TE RENDESISHME VENDIMMARRESE PER TE RUAJTUR EKUILIBRIN NDERMJET TENDENCES PER PERFITIM DHE DOMOSDOSHMERISE PER KONTRIBUTE NDAJ SHTRESAVE NE NEVOJE ME QELLIM EVITIMIN E FENOMENEVE TE SIPERPERMENDURA SIC JANE TE USHQYERIT NEPER KAZANET E PLEHRAVE.
SHTETI DUHET TE PERLLOGARISE SAKTE DHE TE SHPALLE SA ME PARE MINIMUMIN E NIVELIT TE JETESES.
SA DUHET PER NJE PERSON QE TI GARANTOHET KY MINIMUM ?
A ESHTE 5 MIJE LEKE KY MINIMUM ?
PATJETER QE JO.
E PRA DUHET PUBLIKUAR KJO SHIFER NGA EKSPERTET ME KURAJO DHE PA FRIKE DHE DUHET TE HARTOHEN POLITIKA TE ATILLA PER TE KAPUR KOHEN DHE PER TE ARRITUR SA ME SHPEJT NE STANDARTET HUMANE TE ATIJ SISTEMI SOCIAL NE KAPITALIZEM QE BOTA PERNDIMORE PO APLIKON PRAKTIKISHT.
Nga sondazhet del se tre jane njerezit me te medhenj te te gjithe koherave.
1. Vete Zoti.
2. Karl Marksi.
3. Aishtain.
Nuk dua te komentoj injorantet se do me duhej kohe. Robelli sa per kujtese beri mire qe hodhi ne treg te verteta.
Karl Marxi para disa vitesh ne Gjermani eshte shpallur njeriu me i madhe i shekullit XX.Pas tije vijne A.Einstein,Bissmark…
Ore Dan, Marksi ka jetuar ne shek 19 (vdekur me 1883)!
Ekonomisti i famshem francez, Zhak Attali, e ka cilesuar Marksin si “Profeti i fundit”, pas Budes,Konfucit, Krishtit dhe Muhametit. Pyetja eshte: Perse komunizmi deshtoi gjithandej?! çfare ishte e Marksit ne sistemin qe u zbatua ne Shqiperi, Bashkimin Sovjetik etj dhe çfare nuk ishte e tij?! A ishte Marksi kunder punes private?! A ishte e Marksit ideja e nje partie te vetme ne pushtet etj etj?! A eshte marksizmi utopi apo shkence?! Te gjithe ata qe e shajne Marksin, (siç e kane share edhe Berisha me Kadarene) (!), nuk dine tu japin pergjigje ketyre pyetjeve. Siç e ka thene edhe nje komentues me lart, Marksi diti te zbuloje nga vuan kapitalizmi, por nuk gjeti dot ilaçin per sherimin e tij. Madje u duk sikur ilaçi ishte edhe me i keq se vete semundja. Dhe Marksi mbetet sot, njelloj si Krishti dhe Muhameti. Shume i referohen atyre, por askush nuk i zbaton mesimet e tyre. Kapitali sot, pas permbysjes se sistemeve socialiste, ka marre nje revan te papare. Dhe duket sikur pak nga pak ai po kthehet ne origjinen e tij.67 veta ne bota kane po aq pasuri sa 3.5 miliarde njerezit me te varfer te planetit dhe 0.5 perqind e popullsise se botes ka ne dore 37 perqind te pasurive te globit. Sipas nje grupi te universitareve çeke, si komunizmi si kapitalizmi, kane te mirat dhe te keqijat e tyre. Vetem kur njerezimi te arrije te bashkoje te mirat e çdo sistemi, do te krijohet nje shoqeri e drejte, e lire dhe e begate per te gjithe.
katarakti !!! Pak fare korigjim : 1% e njerezve te rruzullit tokesor kane 48% te gjithe pasurise boterore dhe e kunderta 80% e njerezve ne bote kane (disponojne ) 5.5% te gjithe pasurise boterore sipas Oxfam-it dhe behet fjale per vitin 2014 !!!!!! Ky eshte kapitalizmi !!!Sipas L’ONG midis 2010 dhe 2014 pasuria e 80 njerezve me te pasur eshte rritur ne 600 miliarde dollare ( e perseris 600 Miliarde dollare) ndersa eshte zvogeluar per gjysmen e popullates me te varfer ne boterore !!!!!!
Nese eshe konsideruar si profeti i fundit…….poi bjen qe eshte rrnci i fundit s eedhe krishti edhe munamedi kane qene super rrenca….edhe karL marksi ka qene rrenc ordiner
Neqoftese doni Marxin ne praktike “hidhuni pak nga Suedia, Finlanda, etj (shkurt vendet skandinave) dhe do te shikoni se si “kapitalistet” kane vene ne zbatim teorite e Marxit dhe Engelsit , …… kane dhe po krijojne shoqerine e persosur “komuniste” trukuar me pak sfond kapitali !!!! Atje eshte shoqeria ideale e barazise (si ne komunizem) ku ç’do kush punon sipas mundesise dhe konsumon sipas nevojes .
Bukur !
O lexues , po a jeni ne terezi me komentet tuaja?,
njeri shan, tjetri lavderon, po ka nga ata qe edhe shajne edhe lavderojne pa mundur te komentojne thelbin e shkrimit, se kush ishte Marksi se cfare i dhuroi Njerezimit, se cfare kuptimi kane patur ,kane apo do te kene ne te ardhmen.
Ju lutem si lexues apo qytetar, mos i dhunoni me komentet tuaja pa sens, pa nje ciklim te shprehjeve per te cilat shkruhet ne kete artikull.
Kush kerkon me teper te informohet, apo te ngrihet nga ana intelektuale, le te marri mundimin e te gjeje kohen te lexoje Kapitalin dhe jam i bindur se qe ne fillim do filloje ta kuptoje strukturimin dhe zhvillimin jo vetem te mardhenieve tregtare mes Njerezve te ndryshem, por edhe zhvillimin e gjithkujt individi qe ka qene ne kete bote, eshte apo do te vije, si kusht te pare njerezor mbi vlerat dhe aftesite qe na ka dhurur natyra ( Apo Zoti) per mbijetese por edhe me tej. Pastaj do ta kuptoje se perse lindi Kapitalizmi.
Dhe Marksi e ka strukturuar fare mire kete tek Kapitali.
Une nuk jam komunist , jam nje Njeri i thjeshte nje Realist, si dhe per mendimin tim Marksi ka vlerat e tij jo vetem ne zhvillimin e klasave punetore, por edhe ne zhvillimin e Kapitalizmit. Pa vendosjen e ligjeve te cilat erdhen si pasoje e punes se Marksit me shoke, Kapitalizmi nuk do te ekzistonte sot, ose te pakten jo ne kete Forme qe e njohim ne.
Naten e Mire.
Ma lop se Marksi jane ata qe sot edhe pas 110 milion viktimave te Marksizmit akoma besojne ne nje far filozofie te karit marksiste.
Edhe 100000 beterinar me u bo bashk nukk ka mundesi te sheroj e nje te vetmin komunist…….sepae komuniMi eshte diagnoze mentale pa sherim.