SHBA paralajmëron Kosovën: Larg duart nga Gjykata Speciale!

30 Dhjetor 2017, 10:43Rajoni TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë një paralajmërim të fortë politikanëve në Kosovë, për tentativën e shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale. Kësaj radhe reagimi nuk ka ardhur përmes ambasadës amerikane në Prishtinë, por përmes Departamentit të Shtetit. Në një deklaratë të publikuar në faqen e DASH, ndër të tjera shkruhet:

“Ne u bëjmë thirrje liderëve politikë në Republikën e Kosovës dhe Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ta ruajnë zotimin për punën e Dhomave të Specializuara dhe ta lënë të pandryshuar autoritetin dhe juridiksionin e gjykatës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të dëshpëruara nga përpjekjet e fundit të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, gjykatë e themeluar për të dëgjuar dyshimet për krime kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera serioze të bëra gjatë vitit 1998-2000″, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më tej DASH i kujton liderëve të Kosovës atë çfarë ka thënë sekretari amerikan i shtetit, se në Ballkan s’ka mbaruar ende kërkesa për drejtësi.

“Ne duartrokitem guximin moral te liderëve politikë të Kosovës kur e miratuan ligjin dhe e amendamentuan atë në Kushtetutë më 2015, kur edhe u themelua gjykata. Tani ne fuqishëm u bëjmë thirrje liderëve aktualë dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës se Kosovës që të mos e prishin këtë arritje duke shfuqizuar gjykaten, tani apo në të ardhmen”, thuhet në paralajmërimin e SHBA-së.

Ky është reagimi më i ashpër deri më tani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër klasës politike në Kosovë, e cila është në një lloj konsensusi të heshtur për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale. Presidenti Hashim Thaçi ka dalë kundër kësaj gjykate, duke përkrahur iniciativën e 43 deputetëve për ta shfuqizuar ligjin në Kuvend.  Sipas tij Gjykata Speciale është një padrejtësi historike ndaj Kosovës. Qëndrimi i tij mbështetet edhe prej Kadri Veselit, Isa Mustafës, Ramush Haradinaj e Fatmir Limajt, si dhe politikanëve të tjerë.

Përpjekja për ta shfuqizuar ligjin e Speciale, dështoi për dy herë në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit të deputetëve. Ky zhvillim ka alarmuar ndërkombëtarët, me insistimin e të cilëve është ngritur Gjykata Speciale, e cila do të hetojë për krime të luftës gjatë vitetve 1998-2000.  Mbetet për t’u parë në fund të muajit janar se çfarë do të bëjë klasa politike në Kosovë. Nëse shfuqizohet ligji për Specialen, Kosova pritet të ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm që pas shpalljes së pavarësisë.

6 komente në “SHBA paralajmëron Kosovën: Larg duart nga Gjykata Speciale!”

  1. adi says:

    Presidenti i kosoves beri nje gjest qe me sa duket do kete ndikim shume te madh ne mardheniet e kosoves me boten.
    Thaci fali
    Vrasesit e nje familje te tere shqiptare , vrare mbas luftes sepse dyshonin se kryefamiliari kishte bashkepunuar me serbet.
    E gjithe kjo flet vete.

  2. Flamur says:

    Nqse nuk keni bo krime perse friksoheni.

  3. lola says:

    “Muti, nuk bëhet byrek dhe… po të bëhet, nuk hahet…”

  4. Kellira says:

    Duhet me mesu edhe pak nga armiku.
    Serbet e hipen Milloshevicin ne helikopter dhe e nisen ne Hage. As ai nuk kundershtoi.
    E keshtu askush nuk u be pengese per te ardhmen.

  5. albatros says:

    Pasi i perdoren djemte e nenave dge nje ojese i vrau CIA si Adem Dacin dhe Komandant Telin tani qe ja arriten qellimit te dobesojne Serbin dhe Malin e Zi ai shperblim per afrimin e tyre Malit te Zi dhe Serbise po i japin troje te Kosoves por dale se UCK eshte gati dhe per ta zhdukur UCK atehere SHBA me BE krijuan gjykaten speciale per ti fut ne burg bijte e nenave Shqiptar.Kjo eshte putana Amerike dhe vegla e izrahellit Enver hoxha i njihte mire bushtrat perendimore dhe prandaj i luftoi dhe i mbajti larg

  6. RRNOFT AMERIKA says:

    STATE DEPARTMENT eshte me i rendesishem se Trumpi, sepse at nuk shkruajne ne Twiter por analizojne 10000000 here dhe flasin 1 here.
    Por kur flasin e dine 100% ..qka flasin.

    Nderkaq disa qenefa politik ne Kosove jane ne gjendje me e kyhy Kosoven Serbise …edhe ate pa SHQIPTAR……sepse sot eshte ose je me SHBA ose me RUSINE…..ne Shqiptaret me RUSINE nuk ekzistojme…ne rastin me te mire ai qe shpeton do te mbledh Leblebija per Erdoganin ne Anadoll….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje