BE vendos gjoba për makinat e vjetra.
Nga 241 milionë automjete që qarkullonin në vitin 2016 në rrugët e Europës, tashmë regjistrohen 252 milionë automjete private, ku mes tyre automjetet më të vjetra shkarkojnë 10 deri 15 herë më shumë ndotje në mjedis. Automjetet diesel, të një teknologjie më të vjetër (më të vjetra se kategosia Euro 4) janë shkaktaret kyesore në ndotjen e mjedisit në zonat urbane, ndaj dhe vendet e Bashkimit Europian do të kufizojnë me masa drastike qarkullimin e tyre nga 1 Janari 2018, në qendrat urbane.
Sipas të dhënave që ka publikuar më herët Shoqata e Përfaqësive të Automjeteve të Importit, vendet e Ballkanit kanë një moshë mesatare të automejeteve, deri në 14 vjet, ndërsa Shqipëria ka një prag shumë më të lartë. Ky është shkaku që Bashkimi Europian doli me një udhëzim të ri, për limitet e makinave që mund të jenë në qarkullim, në mënyrë që të ulë ndotjen mjedisore.
Nga 1 Janari 2018 në Amsterdam do të ndalohet qarkullimi për makinat benzinë Euro 1 dhe naftë Euro 4, në Barcelonë do të ndalohet hyrja e makinave të teknologjisë Euro 1-2, pavarësisht lëndës që djeg, në Berlin do të ndalohet qarkullimi i makinave benzinë Euro 1 dhe naftë Euro 4, në Bruksel deri në vitin 2021 do të jetë ndaluar qarkullimi i makinave benzinë Euro 2 dhe naftë Euro 4, në Paris do të ndalohet qakullimi i makinave naftë Euro 3 dhe benzinë Euro 2, ndërsa në Oslo do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve të teknologjisë më të vjetër se Euro 6.
Makinat që do të qarkullojnë, apo hyjnë në këto vende, jashtë këtyre kritereve standarte të përcaktuara, do të paguajnë çdo ditë një taksë nga 1,5 deri në 10 euro.
Të gjitha këto masa merren pas iniciativës së përbashkët të industrisë së prodhimit të makinave, që do të nxisin futjen në treg të makinave elektrike me modele të reja. Prandaj, në vitet e ardhshme, pjesa më e madhe e vendeve anëtare në BE janë të vendosura të nxjerrin nga tregu i shitjes automjetet me djegie të brendshme.
Ti shoku je Loqe si gazetar.
Perse fut panikun kot.
Kto rregulla jan ber shum vite me par dhe vlejn per zonen qendrore te disa qyteteve.
Tani ti o je kar o je ven ne sherbim te lobeve te shitesve te makinave.
O gazetare papagalle te paguar per te thene jo te verteten.pse nuk ve rregulla e ligje ky farese shteti i qelbur per karburantet bezine e gazoil qe makinat tona qysh ne demokraci e tani punojne me karburant jashte standartit per mos thene me mbeturinat e mazitit e vaj gurit apo se me kete manyre jane bere bosa politikane e bisnesmene .turp tju vije me keto peralla qe vini ne gjume kete popull shum turp vegla te hajduterve
KETO RREGULLA KANE KOHE QE KANE QENE MAKINAT 20 VJECARE E LART NUK I LENE QE TE QARKULLOJN NE ZEMER TE QYTETIT O GAZETAR LESHI JO SE I KAN NXJER NGA PERDORIMI TRAP
Cjane kto Maskarenj qe nuk shkruajne kurre per cilesine dhe cmimin e Karburanteve ne Shqiperi, por vetem luftojne tregtine e makinave
te perdorura ne favor te shitjes te makinave te reja ne vendin me te varfer ne Europe!
Ne nje vend qe shume Njerez jetojne duke germuar te kazanet e plehrave ju thoni Euro 6!!!
Turp, shume Turp!!!!!!!!!!!!!!!