Ngërçi i dialogut, Vuçiç: Arritja e marrëveshjes për Kosovën pa konflikte do të ishte historike

31 Dhjetor 2017, 13:01Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mendon se është e pamundur që Kosova të fitojë ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përveç nëse nuk arrihet ndonjë lloj marrëveshje historike, me të cilën serbët do të ishin të kënaqur.

Mirëpo, ai mendon se “do të ishte historike arritja e një marrëveshjeje me shqiptarët, pa konflikte”.

“Kështu është absolutisht e papranueshme”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për  gazetën serbe “Vecernje Novosti”.

Më tej Vuçiç ka thënë se do të ishte mirë që deri në fund të vitit 2018 “përfundimisht të zgjidhej nyja e Kosovës”, por ka shtuar se nuk është optimist në arritjen e një marrëveshjeje me shqiptarët.

“Edhe më tej mendoj se shanset për një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët janë më të vogla se pesë për qind.

Por, edhe për marrëveshje brenda Serbisë, mes nesh. Praktikisht është e pamundshme të zgjidhet kjo çështje pa përfshirjen e fuqive të mëdha”, tha Vuçiç.

Ai ka thënë se e di se do të ishte ‘denoncuar’ në pjesën më të madhe të opinionit serb nga momenti kur do të arrihej një kompromis eventual me shqiptarët, por mendon se pas 20 vitesh do të vlerësohej, përcjell telegrafi.

“Kur shëtis  dhe disa më thonë ‘tradhtar’, të tjerët thërrasin ‘peder’ e disa ‘kafshë radikale’. Mirëpo, të gjithë në njëfarë mënyre shpresojnë dhe presin që Vuçiç ta zgjidh këtë, që të gjitha ngarkesat e rënda t’i hedhim mbi shpinën time. Dhe duke e ditur se kjo është e mirë, thonë se si kjo është katastrofale për interesin tonë kombëtar. Mirëpo, pavarësisht nga kjo, do të ishte historike arritja e një marrëveshjeje me shqiptarët, pa konflikte”, tha Vuçiç.

2 komente në “Ngërçi i dialogut, Vuçiç: Arritja e marrëveshjes për Kosovën pa konflikte do të ishte historike”

  1. beni says:

    Integrimi ne EU do te ish sukses e celsius i përparimit,mirpo me kte klas politike esht e veshtir te integrohet e lufton me armen e nacionalizmit ekstrem e jan shtuar e 5fishuar radikalet e xhamit ne Kosov e shum pak tolerant ndaj te krishterve?
    Amerika lufton kunder eu me kta politikan injorant si Ramush Haradinaj!

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Kam arritur ne konkluzjonin qe ju serbet jeni te pandreqshem.. Mentaliteti juaj eshte dekada mbrapa.. Europa ja ka varur Kosoves.. Per mua ato bizedime kot vazhdojn. U perpoq Rama tju fuste nje koncept per rrajonin por nenen Rusi e keni ne zemer dhe Europa kot ju perkedhel koken.. Kosova, mos harxhoni leket lart e poshte ne Bruksel.. Le te vijne aty po deshen per “marreveshje”.. Krijoni ushtrin tuaj… Vucic genjen.. Bej nje sondazh ne Serbi dhe 85-90% e popullates as do tja dij per Kosoven dhe e dijne te humbur… Brukseli po luan nje politike diskriminuse midis Serbis dhe Kosoves.. Serbia perdor Kosoven si arsye per ne BE dhe jo sistemin demokratik..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール コスプレ

    ラブドール 最もよく知られているダッチワイフのトレンドの10AliExpressでダッチワイフを購入する方法は?あなたがTPEセックス人形について考える必要があるすべて最高のセックス人形についてのトップ10の空想

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje