ANALIZA/ Komisioni Europian shikon vitin 2018 si “viti i mundësive” për Ballkanin

3 Janar 2018, 15:27Rajoni TEMA
ANALIZA/ Komisioni Europian shikon vitin 2018 si “viti i

Në nëj vlerësim rajonal për BIRN, Komisioni Europian thotë se po punon për një strategji të re për Ballkanin dhe nxit vendet të përqafojnë mundësinë për të përparuar në perspektivën e tyre Europiane.

Zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Kocijancic thotë se viti 2018 mund të jetë viti i mundësive për Ballkanin Perëndimor dhe viti kur vendet e rajonit mund të hedhin hapa të pakthyeshëm në shtegun e integrimit të tyre në BE.

Gjithsesi, Kocijancic i tha BINR se, për të arritur këtë objektiv, vendet  në fjalë duhet t’i bëjnë reformat një prioritet, në veçanti për sundimin e ligjit, drejtësinë dhe të drejtat themelore.

“BE-ja nuk do të bëjë kompromis me kriteret e anëtarësimit. Çfarëdolloj progresi serioz është i kushtëzuar me reforma efektive,” shpjegoi ajo.

Megjithëse shumica e vendeve kanë bërë progres drejt anëtarësimit në BE, Kocijancic shtoi se shumë reforma mbeten në rrugë e sipër, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe të drejtave themelore.

Vendet e rajonit janë në faza të ndryshme.

Mali i Zi dhe Serbia kanë nisur bisedimet për anëtarësim në BE ndërsa Maqedonia dhe Shqipëria kanë marrë statusin e vendit kandidat.

Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë shumë më pas por shihen si vende me potencial për të qenë kandidatë për anëtarësim në BE në një pikë në të ardhmen.

BE-ja vijon të ketë një rol të drejtpërdrejtë mbështetës në Bosnjë, përmes misionit ushtarak EUFOR/Althea. Mes viteve 2003 dhe 2012, BE pati në Bosnjë edhe një mision policor.

Në Kosovë, BE vijon të ketë misionin EULEX, i dizajnuar për të mbështetur gjykatat e Kosovës për arritjen e sundimit të ligjit.

Kocijanic tha se BE po punon tashmë për një kuadër të ri për të gjithë rajonin.

“Për të ruajtur momentin pozitiv në përgjithësi, si dhe për të trajtuar sfidat e përbashkëta, Komisioni e gjen të nevojshme që të japë një kuadër të veçantë dhe të dedikuar për mbështetjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE,” tha ajo.

Në këtë kontekst, ajo tha se Komisioni po punon për një strategji që do të miratohet në shkurt 2018.

Përveç kësaj, në prill 2018, BE do të prezantojë raportin e vet të përvitshëm mbi Zgjerimin, i cili do të përfshijë raportime të detajuara mbi vendet përkatëse.

“Këto [raporte] do të paraqesin progresin e vendeve drejt plotësimit të detyrimeve për anëtarësim dhe do të vlerësojë shkallën e përgatitjes së tyre për t’u bashkuar me BE-në,” tha Kocijancic.

Rajoni i Ballkanit është gjithashtu prioritar në axhendën e BE-së për shkak se tri vende anëtare nga Ballkani, Bullgaria, Kroacia dhe Rumania, do të mbajnë presidencën e Këshillit të Europës në vitet 2018 dhe 2019 gjatë bisedimeve të rëndësishme për daljen e Britanisë, Brexit.

Ndërsa Kocijancic nuk tha se çfarë ekzaktësisht do të thonë dokumentet e Komisionit të BE-së mbi secilin vend më 2018, BIRN ka marrë inputet e vendit dhe vlerësimet nga zyrtarët e BE-së.

Shqipëria:

BE beson se Shqipëria ka treguar progres të qendrueshëm në të pesë prioritetet kyçe të kërkuara për të lëvizur përpara në procesin e integrimit të BE-së – reforma në administratën publike, reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit dhe të drejtat e njeriut.

“Tashmë Shqipëria po zbaton reformën në drejtësi dhe në veçanti vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve. Ky proces po monitorohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit udhëhequr nga Komisioni Europian,” tha Kocijancic.

Imputet nënvizojnë se, siç e ka thënë së fundmi Presidenti i BE-së Jean-Claude Juncker: “Nëse vijohet në shtegun e reformave, Komisioni synon të rekomandojë hapjen e bisedimeve për anëtarësim për këtë vend në gjashtë muajt e ardhshëm”.

Bosnja dhe Hercegovina:

Në lidhje me Bosnjën, Komisioni po përgatit aktualisht një Opinion mbi aplikimin për anëtarësim në BE.

“Ne shohim përpara për të marrë përgjigjet e pyetësorit tërësor të cilin Komisioneri Johannes Hahn ia tha autoriteteve të vendit në Dhjetor 2016. Ne gjithashtu presim që autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës të respektojnë angazhimet që kanë firmosur për të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme për të përparuar vendin e tyre drejt BE-së,” vërejtën zyrtarët e BE-së.

“Është koha që udhëheqësit e vendit dhe politikanët të kapërcejnë ndasitë entike dhe të punojnë bashkërisht në përfitimt ë të gjithë shtetasve.”

Kosova:

Kocijancic tha që BE pret që Kosova “të angazhohet tërësisht në axhendën e vet për BE: të shtyjë përpara reformat e prapambetura prej kohësh, veçanërisht për sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, siç është përcaktuar në Axhendën Europiane të Reformës”.

Progresi në dialogun e udhëhequr nga BE me Serbinë, puna drejt normalizimit tërësor të marrëdhënieve, shtoi ajo, do të jetë me rëndësi vendimtare që Kosova të lëvizë përpara në rrugën drejt Europës.

“Ne nxisim qeverinë që të plotësojë kërkesat e mbetura për liberalizimin e vizave, për të plotësuar pritshmëritë e ligjshme të shtetasve,” tha ajo.

Mali i Zi:

BE-ja pret që Mali i Zi të mbetet i angazhuar për objektivin e vet strategjik të integrimit në BE dhe të përshpejtojë dhe zbatojë reformat e nevojshme, në veçanti sundimin e ligjit, i cili vijon të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të bisedimeve.

“Si vendi më i përparuar në bisedimet për anëtarësim, do të jetë e rëndësishme për Malin e Zi që të ulë tensionet dhe të riangazhohet në debatin politik në parlament,” tha BE.

Serbia:

Progresi në Dialogun me Kosovën, puna drejt normalizimit tërësor të marrëdhënieve, konsiderohen me rëndësi kyçe që Serbia të lëvizë përpara në procesin e vet të anëtarësimit në BE.

Serbia cilësohet se ka bërë progres të mirë, ku 12 kapituj të bisedimeve janë hapur dhe dy prej tyre janë mbyllur përkohësisht.

“BE është angazhuar që të ruajë momentin pozitiv dhe të hapë shumë kapituj të rinj më 2018. I takon Serbisë të përcaktojë ritmin e bisedimeve, në veçanti duke bërë progres thelbësor dhe real drejt sundimit të ligjit”.

Maqedonia:

Në lidhje me Maqedoninë, BE-ja tha se ajo pret që qeveria dhe opozita “të vijojnë të zbatojnë marrëveshjen e tyre politike [Marrëveshjen Przino] si dhe Priritetet e Reformave Urgjente, për të risjellë vendin e tyre në shtegun drejt BE-së, në mënyrë që Komisioni të mund të rekomandojë hapjen e bisedimeve për anëtarësim”.

Zyrtarët e BE-së shtuan se Brukseli pret që qeveria të vijojë të forcojë marrëdhëniet me fqinjët.

1 komente në “ANALIZA/ Komisioni Europian shikon vitin 2018 si “viti i mundësive” për Ballkanin”

  1. shushica says:

    Tashme eshte e qarte …BE e ka percaktuar qarte se me reformat e bera Shqiperia do te hape bisedimet ne muajt e aferm .Pavaresisht nga problemet ,Rama arriti te krijoje nje shtet afersisht normal ,por qe per fat te keq nje numer i madh shqiptaresh me kulture orientale ,nen drejtimin e anarkotribalit Berisha dhe te shpk Mona nuk duan kete arritje .Natyrisht te tille ka edhe ne kampin e Rames .Por Rama duhet te largoje friken .Drejtimi i shtetit frikacaket i ndeshkon me humbje Kunder çdo tentative per destabilzim Rama duhet te perdore shtetin,forcen e ligjit ,pa medyshje .Ne te gjitha demokracite perendimore kapitaliste pas luftes 2b, ne momente te vecanta ka patur situata te veshtira ,deri ne prag revolucioni me dhune .Por shtetet kane vepruar me te gjitha menyrat ,me marreveshje ,busedime dhe se fundime force per te ruajtur strukturen ,sistemin .Keshtu veproi DeGoli ne France dhe Italia ne 68..n..per shuarjen e levizje studenteske e punetore ,Thacer kur beri privatizimet dhe hodhi ne rruge mijra punetore ,.Nderkohe qe keto levizjeishin ne favor te shtresave punetore dhe te varfera .Ndersa paradoksi eshte se kundershtaret e Rames j,Berisha ,Mona dhe turma idiote por e rrezikshme synojne ruajtjen e privilegjeve te oligarkise dhe vjedhjeve gjigande te politikaneve ,pra kerkojne ruajtjen e aleances mafie ..shtet …per ruajtjen e perhereshme te sundimit te nje grupi njerezish mbi shumicen.Por BE tashme e ka te qarte se vetem me Ramen mund te realizohet integrimi ne BE .Ata ,nepermjet rrugeve te informacionit e njohin deri ne detaj gjendjen reale ,i dine edhe pasurite dhe mikiardat e vjedhure ,i dine edhe vendet ku i kane fshehur .Prandaj po ngulin kembe per reformen ne drejtesi ,si e vetmja rruge per goditjen e mafies se fuqishme .Sepse ne Shqioeri mafia e pare eshte drejtesia e korruptuar ,fenomen i vecante qe nuk ka ndodhur as ne vendlindjen e mafies .Natyrisht kultivimi i droges eshte nje fenomen i rrezikshem ,por ne se nuk ke drejtesi te forte ,polici te pakorruptuar ,jo vetem droga por i gjithe krimi behet zoterues .Rama ,ne se shikon se rrezik qe turmat anarkofashiste te Berishes kerkojne te shkaterrojne shtetin ,duhet ti kerkoje lerkrahje direkt edhe votuesve te tij ,te cilet jane absolutisht shumica Kur diskutohet e ardhmja e vendit,nuk mund te luhet me me buzeqeshje ,batuta ,mesazhe ,vidieo.Populli i majte dhe te gjithe ata qe duan nje Shqiperi moderne duhet te demonstrojne forcen perballe llumit fashistofeudal primitiv .Sepse ky llum nuk do pakt per zhviklimin e vendit ,ata duan thjesht pushtetin per grabitjen e vendit ,sic e kane grabitur deri me sot .Megafonet e tyre i kane filluar thirrjet kobsjellese ,mjafton te lexoje sot Lesin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje