Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë një analizë të përgjithshme të 100 ditëve të para të mandatit të ri qeverisës.
Kreu i socialistëve është ndalur edhe tek negociatat e muajit maj për të nxjerrë Partinë Demokratike nga çadra e protestës.
Ai thotë se tashmë, opozita është rikthyer sërish në çadër duke prodhuar të njëjtat akuza.
Rama shprehet se gjithçka bëhet për të penguar reformën në drejtësi dhe frikën prej saj.
Ndërkohë, shton se kjo gjendje mund të kërcenojë çeljen e negociatave.
Mbyllëm një vit me vështirësi të mëdha por edhe me shpërblim të madh të marrë prej shqiptarëve fale përpjekjeve kolosale ta mandatit të parë dhe bindjes së krijuar prej njerëzve se PS e meriton timonin e vetme për të provuar deri në fund të patrazuar nga të tjerë aftësinë e vetë qeverisëse dhe mundësinë për ta çuar Shqipërinë më afër se kurrë me BE.
Ky shpërblim ishte fitorja në mandatin e dytë, më e madhja e PS. Në këto 100 ditë të para ne kemi arritur të bëjmë ato ç’ka kemi vendosur si objektiva.
Po ashtu koha vrapon dhe volumi i punëve që ne duhet të kryejmë është i jashtëzakonshëm. Viti u karakterizua nga një betejë për drejtësinë i hapur qysh në vitin paraardhës dhe besoj se e përcaktoi PS si udhëheqësen dhe garanten e reformës në drejtësi, duke e ndarë politikën në dy kampe, nga njëra ana kampi i reformistëve dhe gjithë atyre që e duan këtë reformë të shkojë deri në fund si e vetmja mundësi për të pasur drejtësi të drejtë dhe kampi i të tremburve që tani më është zgjedhur edhe me përfshirjen haptaz të aleatëve tanë të mandatit të parë.
Ne rrezikuam qeverinë, por nuk lejuam që të rrezikohet ecuria e reformës në drejtësi.
U përpoqëm ta mbajmë gjallë aleancën për Shqipërinë Europiane dhe për të mos kompromentuar reformën në drejtësi ndamë rrugët tona me aleatin tonë në qeveri”, sqaroi Rama.
(TemA)
Se kush e ka me shume friken e reformes ne drejtesi kete e kuptojne vetem ata te Ps?
te mbjellessh droge ne gjithe territorin shqiptar, te kesh miliona te fshehura ne off-shore ne emer te Olsit,te riciklosh plehrat e botes ne shqiperine rrjepacuke,te ndertosh bunker ne mes te fshatit +20% si Kryetar Bashkie dhe shitja e tokes dhe detit Grekut. Kush po pyet per koncesionet, e gjithe pasuria shitur per interes te klikes qe drejton Kapter Ramiu.
– po muhaxhedinet ,kush na i solli
-po varrezat greke ,kush ja dha lejen,
po Gerdecin kush i dha drejtesi
-po 4 te vraret ne bulevard
-bankieri Santos
-president lIKJA
-SALIU bos akoma
-etj etj etj
aha, investime ne shqiperi= 0, o,o o,o,o
kryetar kuvendi: gramoz spiun ruci