Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka njoftuar lëvizjet që do të kryhen brenda selisë rozë.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Asamblesë, ai ka diskutuar mbi ecurinë e zgjedhjeve në parti, ku janë propozuar ndryshime të sekretariatit ekzekutiv.
Balla njofton se një nga pikat e rëndësishme të mbledhjes, lidhur me ndryshimet në strukturën e sekretariatit.
“Sa i takon ndryshimeve në strukturën e sekretariatit, duhet të jemi të qartë se jo të gjithë kanë punuar me efikasitet. a nga ata që nuk i kanë kryer detyrat dhe funksionet e tyre.
Por edhe me propozim të kryeministrit, i kërkoj Asamblesë që t’i jepet një mundësi e dytë.
Ndërkohë i propozojmë Asamblesë së partisë shtimin e dy detyrave të reja, atë të sekretarit për marrëdhëniet ndërkombëtare, ku propozojmë Teuta Vodën, aktualisht zv.ministre e Drejtësisë, e cila ka një përvojë të shkëlqyer në Parlamentin Evropian.
Sekretari për çështjet zgjedhore, propozojmë që të jetë Bledi Çuçi.
Ndërkohë që Blerina Gjylameti do të vazhdojë detyrë në sekretariatin për Koordinimin elektoral, detyrë që e ka kryer më së miri deri më tani.
Sakaq, propozojmë Gramoz Ruçi të jetë anëtar i Kryesisë së partisë”, tha kreu i grupit parlamentar Balla. (TemA)
Rilindja po ndryshon, pioneret e Enverit po zevendesohen me fatosat e Partise.