Rasti i rrallë: Gruaja bëhet nënë në moshën 63-vjeçare në mënyrë natyrale

6 Janar 2018, 09:12Lifestyle TEMA

Një grua në Itali është bërë nënë në moshën 56-vjeçare.

Gruaja, e cila ka edhe dy vajza të tjera, 34 dhe 28 vjeçe, jeton në Casale sul Sile, në Treviso.

Pas një shtatzënie të ardhur në mënyrë natyrale, ajo ka sjellë në jetë vajzën e tretë në të njëjtën mënyrë, në spitalin “Angelo di Mestre”. Bebja ka lindur në fund të dhjetorit, me peshë mbi 3 kg dhe gëzon shëndet të plotë.

Rasti konsiderohet i rrallë për shkak të moshës së gruas dhe faktit se asaj nuk i është dashur t’i nënshtrohet fekondimit artificial, por gjithçka është bërë në mënyrë natyrale.

Partneri i saj, babai i vajzës, është një burrë me origjinë nga Amerika e Jugut, 17 vjet më i vogël se ajo. (ANSA-TemA TV) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje