Tre shpartalluesit e PD –së, pas Lulzim Bashës

6 Janar 2018, 19:29Politika TEMA

PD, nën drejtimin dhe paaftësinë epike të Lulzim Bashës regjistroi një humbje të thellë në zgjedhjet e 25 qershorit

Një humbje thuajse e paralajmëruar nga disa shkrime radhazi.

Shkrime të bëra përpara zgjedhjeve, gjatë dhe përpara çadrës, të cilat raportonin situatën katastrofike në bazën e PD -së, përçarjen dhe gjendjen kaotike të strukturave të bazës nga Tirana,  Shkodra në Vlorë, Korçë, Durrës etj.

Shkrimet tregonin situtatën e vërtetë dhe i tregonin Lulzim Bashës se cila ishte gjendja e vërtetë e PD -së në bazë dhe cilët ishin shkaktarët e kësaj situate.

Në fakt Lulzim Basha ishte në dijeni, ai ndoshta se kuptonte çfarë ndodhte.

Por që PD në bazë kishte probleme të thella, të cilat shkonin deri në ndarje, kjo nuk ka asnjë diskutim që kreu i PD -së e kishte të plotë informacionin e në vend që të reflektonte e ti jepte zgjidhje problemeve, ai përdori të gjithë baterinë e tij, të sekretarëve, jo për ta bashkuar dhe ngritur një hap më lart PD -në, por për ta copëtuar më tej dhe nga ana organizative për ta shpartalluar totalisht.

Arben Ristani, sekretar i përgjithshëm në gati katër vite firmosi dhe çertifikoi gjithçka që donte Lulzim Basha, por kurrë nuk mundi të bëhej numri dy i PD -së, pasi asnjëherë dhe në asnjë rast ai nuk u mor seriozisht.

Megjithëse dëmet që erdhën nga udhëzimet e tij, për të cilat është justifikuar se janë të Bashës, janë ende sot të pariparueshme.

Ristani mund të quhet sekretari i PD –së, që siç hyri doli dhe kësaj force politike i la vetëm dëme dhe pasoja.

Kudo ku shkoi dhe çfarëdo që firmosi ishte vetëm goditje dhe përçarje e mëtejshme për çdo strukture.

Në finale Ristani shpreson të rizgjidhet në detyrën e tij, pasi Basha e çoi të katërtin në listën e Vlorës, pas Vangjel Dules dhe qesharakut Agron Shehaj, por ajo që do të ndodhë me Ristanin është që nuk ka për t’u bërë më sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie.

Ndoshta Basha i ka ofruar diçka tjetër, por edhe atje ku do shkojë të njëtat pasoja do të lërë.

Endo Bozdo, sekretari organizativ i Lulzim Bashës, që kudo ku shkeli dëboi demokratët dhe në krye të strukturave ngriti njerëzit besnikë të ish PDR –së,  të Genc Pollos.

Sekretari organizativ më i turpshëm në historikun e PD -së, manipuloi dhe falsifikoi në bashkëpunim me Edmond Spahon dhe Edi Palokën, rezultatin e zgjedhjeve të 22 korrikut në PD, urdhëroi strukturat që të rrisnin sa më shumë pjesëmarrjen dhe ende vazhdon të mbajë nën kontroll një listë anëtarësie fiktive që shpesh i serviret demokratëve dhe publikut shqiptar si strukturë solide.

Bozdo më shumë organizimin e partisë dhe strukturave në bazë kishte hallin të ngrinte në detyrë servilët e Pollos dhe Bashës.

Sekretari organizativ i PD -së në katër vite detyrë më shumë kishte hall  “N” e dytë në emrin e tij, sesa funksionimin e strukturave në bazën e PD –së.

Bozdo u hodh si një limon i shtrydhuar nga Lulzim Basha dhe nuk po merr asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi. Për heshtjen dhe pazarin e tij ai po pret shpërblimin e radhës.

Ndoshta një këmbim vendesh me shpresën se në zgjedhjet e ardhshme mund të jetë sërish kandidat për deputet.

Fatbardh Kadilli i treti, por jo më pak i rëndësishmi, intriga e neveritshme dhe më e pavlerë në postin e sekretarit të burimeve njerëzore, njeriu që u përdor nga Basha për të përçarë strukturat, për të krijuar konflikte.

Në fund kreu i PD-së nuk e kandidoi.

Ndoshta ia di paaftësinë, ndoshta e ka kuptuar se qeni rrihet sa është këlysh.

Rasti  i Kadillit është nga më të pashpresët, por edhe si dy sekretarët e tjerë shpreson të jetë sërish pjesë e lojës politike.

Do bëjnë gjithçka të tre sëbashku, gjatë zgjedhjeve në bazat e PD -së, gjatë riorganizimit, për të siguruar në Tiranë delegatë që të votojnë sipas kërkesave të tyre, do të fusin turintën në hulli, do të manipulojnë këshillin kombëtar që të kenë shansin për t’u rikandiduar dhe zgjedhur në poste politike në PD.

Po i shërbejnë me kokën ulur Lulzim Bashës, thjesht dhe vetëm për të pasur një post, pak muaj më pas.

Kjo treshe e sekretariatit në PD, e përdorur me dëshirën e tyre dhe e keqpërdorur me dëshirën e Lulzim Bashës, është po aq shkatërrimtare, sa vetë paaftësia epike e Bashës.

Këta  janë tre sekretarët që Lulzim Basha kërkon t’i ketë sërish rreth vetes, sepse te sytë e tyre sheh servilizëm pafund, ushtarë të bindur që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, thjesht që në zgjedhjet e ardhshme të kenë një mandat deputeti.

Qëllimi i Bashës nuk është PD, ringritja dhe fitorja e saj, nuk janë qytetarët.  Qëllimi  i Lulzim Bashës është që ai të ndërtojë partinë e tij me sa më shumë “enora”, “kadira” e “ristanë” vërdallë, të cilët i hedh në kosh e i merr prap e i përdor sa herë i duhen.

Me ta nga pas dhe paaftësinë tij personale Lulzim Basha, duket se të ardhmen e ka të “ndritur”.(Citynews)

3 komente në “Tre shpartalluesit e PD –së, pas Lulzim Bashës”

  1. Tomas says:

    Shume hall keni vertet qe te ringrihet PD,ju hengri malli.
    Shihni mor vehten ne pasQire si ju perdor lakuriqi shalgjate e lereni PD ne pune te vet.
    Ah po PD eshte aset kombetar dhe kushdo ka te drejte te haj mut e te flasi per te.

  2. zgjohu SHqipo ! says:

    Lulja eshte ushtar i bindur i Sali berishes dhe familjes se tije ! NIKOQIRE TE SHKATERRIMIT NGA THEMELET TE SHQIPERISE.

  3. spartaku says:

    Krijimi i pd.ke qe nje zi per shqiperine.Ajo,qe nga fillimi e deri sot,ka shkaterruar çdo gje dhe asnje te mire nuk i ka sjell ketij vendi.Kjo fatekeqesi qe i ndodhi vendit ton,eshte veshtire te hiqet.Vetem nje gje e shpeton popullin shqipetare,nqs nje dite do te vije per t’a nxier jashte ligjit kete parti,si parti TERRORISTE.Eshte parti terroriste,se ne radhet e saj militojne njerez kriminela dhe terrorista,qe dine vetem t’i bejne keq vendit ton.Ata te bardhes i thon e zeze,dhe te zezes i thon e bardhe.Qellimisht nuk njohin gabimet,temerret,dhe krimet e tyre ndaj gjithe kombit shqipetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje