Rexhep Qosja: LSI-ja dhe presidenti Ilir Meta, një dramë politike. Se di si e lejojnë qytetarët dhe intelektualët shqiptarë

6 Janar 2018, 11:28Politika TEMA

Në pjesën e dytë të intervistës që akademiku Rexhep Qosja ka dhënë për “Gazeta Shqiptare” merret në analizë politika e jashtme e Shqipërisë, duke marrë shkas nga vota e vendit tonë në OKB.

E komentuar gjatë si votë kundër Kosovës e kundër SHBA-ve, e mbi të gjitha si votë që sjell pasoja negative për vendin në arenën ndërkombëtare, profesori thotë se nuk duhet parë asisoj.

Në asnjë mënyrë, sipas mendjes sime nuk mund të shihet si votë kundër Amerikës. Nuk mund të shihet ajo as si votë kundër presidentit Donald Tramp. Nuk mund të shihet ajo as si votë kundër Kosovës. Jo, jo, jo”, nënvizoi, duke gjetur vend për kritika sa i takon letrës që presidenti Ilir Meta i dërgoi presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Në letrën në fjalë, ai thoshte se vota e qeverisë nuk përfaqësonte shqiptarët. Një ndalesë e gjatë bëhet në këtë intervistë edhe në raportin publik të presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi si kryetare e një partie opozitare.

Si po ia del kjo parti e bashkëshortes së kryetarit të Shqipërisë, në thelb e kryetarit të Shqipërisë, të jetë edhe në krye të Shqipërisë, edhe në opozitë, madje në një opozitë shumë egër? Përgjigjet në këto pyetje mund të jenë të ndryshme, por të gjitha këto përgjigje e lejojnë një përfundim: në jetën politike shqiptare sot po ndodh një dramë politike, që nuk mund të ndodhë në asnjë vend demokratik në botë. Po e lejojnë qytetarët e Shqipërisë!”, thotë ai.

Nga ana tjetër, duke refuzuar të komentojë lëvizjet e Spartak Brahos nga krah i djathtë i Metës në krah të djathtë të Ramës, ai i jep një shuplakë të fortë vetë lëvizjeve të LSI, nga aleat i së djathtës në aleat të së majtës e tanimë aleat i së djathtës.

Në fund e jo për nga rëndësia, ndalemi në Kosovë, ku flitet për kryeministrin e sotëm të Kosovës, Ramush Haradinaj, “për rrogën e tij të dyfishuar si kryeministër, për të ardhurat e tij të shumta mujore, e vjetore, për shumëfishimin e zëvendëskryeministrave, të zëvendësministrave, të këshilltarëve e të privilegjeve të tjera të tij e të ministrave të tij po shkruajnë boll, shumë e shumë të tjerë”.

Profesor, një votë kundër “Jerusalemit” kryeqytet ka ngjallur një valë debati në Tiranë. Një palë e lexojnë si votë kundër Amerikës, një palë si votë kundër Trampit, një palë si votë kundër Kosovës, por edhe si një votë në union me Evropën. Ju, profesor, si e lexoni këtë?

Në asnjë mënyrë sipas mendjes sime nuk mund të shihet si votë kundër Amerikës. Nuk mund të shihet ajo as si votë kundër presidentit Donald Tramp. Nuk mund të shihet ajo as si votë kundër Kosovës. Jo, jo, jo. SHBA-të janë shteti ndaj të cilit kanë pasur, kanë e do të kenë shqiptarët, gjithë shqiptarët, mendime dhe ndjenja të jashtëzakonshme, të veçanta përkushtimi. Pas luftës çlirimtare në Kosovë, SHBA-të janë shteti ndaj të cilit ne kemi përkushtim mirënjohës historik.

Vota kundër “Jerusalemit” kryeqytet është votë në pajtim me votën e shteteve të Bashkimit Evropian, pjesëtare e të cilit Shqipëria dëshiron të bëhet dhe të shpresojmë, do të bëhet pa shumë, shumë vonesë e të Britanisë së Madhe – aleates së gjithmonshme më të përkushtuar të SHBA-ve.

Për të gjitha arsyet e sipërthëna, letra e kryetarit të Shqipërisë, Ilir Meta, dërguar kryetarit amerikan, Donald Tramp, për votën e Shqipërisë në OKB mund të vlerësohet si hap politik e diplomatik që dëshmon se sa ndjenjat e padëshiruara e sundojnë politikën tonë sot!

A mendoni se kjo votë do të sjellë probleme në politikën ndërkombëtare ndaj Shqipërisë e shqiptarëve?

Mendoj se kjo votë nuk do të sjellë kurrfarë problemi në politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë a Kosovës e shqiptarëve kudo qofshin ata. SHBA-të janë shtet i madh, fuqi e parë botërore, e cila politikën e vet ndërkombëtare nuk e ndërton në bazë të një votimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. SHBA-të janë fuqi e parë botërore, e cila politikën e saj ndaj një shteti e populli e ndërton duke pasur parasysh shumë të dhëna, shumë faktorë, shumë kohë, shumë traditë e shumë marrëdhënie me atë shtet e me atë popull. Për të gjitha këto arsye, më duket naive të besohet se vota e Shqipërisë në OKB në lidhje me Jerusalemin mund të sjellë farë problemi në politikën amerikane ndaj Shqipërisë e shqiptarëve.

Ju ishit një ndër ata që keni përshëndetur koalicionin PS-LSI, që solli dy partitë e majta në pushtet. Pas një mandati, ata janë ndarë, secili në “llogoren” e vet kundër ish-partnerëve. Si e shihni ju këtë ndryshim?

Këtë ndryshim e shoh i pabefasuar.

Pse thoni kështu: i pabefasuar?

Them se me këtë ndryshim, LSI nuk më ka befasuar dhe jam i sigurt se nuk ka befasuar as shumë qytetarë të tjerë, që sadopak i përcjellin veprimet e partive politike, për arsye se ajo, LSI-ja, është parti që në vazhdimësi, prej themelimit, hidhet prej një ane në anën tjetër, prej anës së majtë në anën e djathtë, prej anës së djathtë prapë në anën e majtë. Duke u hedhur kështu prej të majtës në të djathtë dhe anasjelltas prej të djathtës në të majtë LSI përpiqet të arrijë në pushtet, të bëhet pushtetmbajtëse. Dhe, e tillë është bërë dhe vazhdon të bëhet. E la të majtën dhe hyri në koalicion qeveritar me të djathtën: me PD-në e Sali Berishës. Para afër pesë vjetësh e la PD-në e Sali Berishës dhe hyri në koalicion qeveritar me të majtën e Edi Ramës. Tani, kur Ilir Meta, në sajë të kërcimeve të këtilla prej të majtës në të djathtë e prej të djathtës në të majtë arriti të bëhet kryetar i Shqipërisë, Partia e tij, LSI, e quajti të arsyeshme të hidhet në të djathtën me PD-në e Lulzim Bashës në të vërtetë të Sali Berishës. Dhe, kështu Ilir Meta arriti të bëhet kryetari i parë i Shqipërisë, që do të mbajë dy shalqinj në të njëjtën dorë: shalqirin e së majtës dhe shalqirin e së djathtës.

Pse sillet kështu, pse vepron kështu LSI? Për të mirën e përgjithshme apo për të mirën vetjake?

Nuk ka dyshim se LSI vepron kështu, hidhet kështu prej anës së majtë në anën e djathtë dhe anasjelltas duke mos pasur parasysh se ashtu nuk mund t’i shërbehet të përgjithshmes. Mund të thuhet kështu për arsye se kërcimet e këtilla prej të majtës në të djathtë e prej të djathtës në të majtë e bëjnë të pamundshme politikën që duhet të ketë parime, standarde, vlera demokratike. Mund të thuhet kështu për arsye se me kërcimet e këtilla prej një ane në anën tjetër partiake, politike, pushtetore cenohen vlerat që përbëjnë identitete të qëndrueshme politike, shtetërore dhe, më në fund, demokratike!

Kemi një LSI, që ka ish-kryetarin president dhe bashkëshorten e tij kryetare. Si po ia del të jetë ajo edhe në opozitë edhe në pushtet?

Çdo qytetar i Shqipërisë dhe çdo shqiptar do të duhej të vetëpyetej: vërtet si po ia del LSI të jetë edhe në krye të shtetit edhe në opozitë, madje në një opozitë shumë të egër ndaj pushtetit të vet, ndaj qeverisë në të cilën ishte edhe ajo vetë!

Si po ia del kjo parti e bashkëshortes së kryetarit të Shqipërisë, në thelb e kryetarit të Shqipërisë, të jetë edhe në krye të Shqipërisë, edhe në opozitë, madje në një opozitë shumë egër? Përgjigjet në këto pyetje mund të jenë të ndryshme, por të gjitha këto përgjigje e lejojnë një përfundim: në jetën politike shqiptare sot po ndodh një dramë politike që nuk mund të ndodhë në asnjë vend demokratik në botë. Po e lejojnë qytetarët e Shqipërisë! Po e lejojnë intelektualët e sotëm shqiptarë? Po e lejojnë shqiptarët kudo qofshin ata sot!

Po nuk është kjo drama e vetme, as drama e parë politike shqiptare. Për shkak se në jetën politike, madje, në jetën kombëtare shqiptare kanë ndodhur gjatë së paku qe dy shekuj, përpos të tjerash, edhe drama të ngjashme politike e çpolitike, shqiptarët kanë mbërritur në shekullin 21 ashtu siç kanë mbërritur: të copëtuar në pesë shtete të Ballkanit, të copëtuar në pesë shtete të Ballkanit si populli më i varfër në Evropë, i cili priste të ishte i arnuar sadopak territorialisht prej të tjerëve dhe i cili priste e po pret edhe sot të ndihmohet materialisht, ekonomikisht, mendërisht prej të tjerëve, në radhë të parë prej Evropës dhe prej Amerikës. Dhe, kështu me radhë e pa radhë!

24 komente në “Rexhep Qosja: LSI-ja dhe presidenti Ilir Meta, një dramë politike. Se di si e lejojnë qytetarët dhe intelektualët shqiptarë”

  1. Arvanites says:

    Ti rrofsh por nuk jemi te gjithe qytetare dhe intelektuale ktu.

  2. Ylli says:

    Sharlatani me i madh i kombit shqiptar.!
    Pronverist ,protitist ,proislamik ,inatcor ne kufijte e qesharakes ,percares komunist ,megaloman karagjoz.
    Ndjej nje neveri per kete fare akademiku qe ka 27 vjet qe predikon bashkim kombetar duke sulmuar pabesisht cdo figure kombetare te djathte e duke i thurur lavde mizorit Enver dhe sunduesit Tito !

    1. Fati says:

      Ku i lexove o Mut i madh ato qe thua.

    2. ben says:

      Ylli-kush jane keto “figura” te djathta qe po permend ketu? Mos e ke gje fjalen per Flamur Noken apo sharlatanet e tjere te PD-se e LSI-se?

    3. pjeter says:

      hahahahahah ju djeg shume e verteta? duhet ta ngulni mire ne koke o koke tula, ne shqiperi eshte e ndaluar, madje me ligj prostitucioni, dhe ai politik nuk ben perjashtim.

    4. Dyrrahu says:

      Ti o Ylli i shuar (meteor),
      Rexhep Qosja eshte akademiku me i njohur dhe me i madh nder shqiptaret.
      Paraqitjet tua jane te ngarkuara me poshtersi, genjeshtra, shpifje dhe izma te te gjitha llojeve.
      Qosja eshte njeriu qe gjithmone e ka sulmuar dhe ne shenjester e ka pase tradhetine.
      Ti je njeri i krahut te tradhetise, prandaj e shane akademikun e nderuar.

    5. drejtesia po vjen says:

      Ylli, cepat ku i ke ne Beograd apo ne Athine? Si mundet nje idiot si ti te cilesoje nje mendimtar, nga me te medhenjte sot, shqiptar me ato epitete te tilla duke menduar se paska sulmuar “figurat kombtare ” te se djathtes? Ku jane keto figura te se djathtes pa ju a permend emrat se felliqim dhe faqet e gazetes me emrat e tyre. Kush jane, Sali Berishe krimineli apo Ahmet Zagoll tradhetari e kurvari, Esat Toptani apo Arben Ristani….e felliqa gazeten, te me fali Mero.

  3. Hekali says:

    Pershendetje dhe nderime njeriut me te ditur e me te mencur te kombit tone, Rexhep Qoses, per perkushtimin e jashtezakonshem ndaj ceshtjes shqiptare!

  4. Elton says:

    O Ylli ti dukesh nga emri qe te kane vene qe paskeni qene kunder rregjimit te Enver Hoxhes . Perpara se te japesh nje koment per profesor Qosen duhet te pakten ti kesh lexuar 2 libra …. Me teknologjine e re kane ardhur shume gjera te mira por edhe shume te keqija njera nga keto te keqija eshte qe mund te komentosh edhe ti dhe shume shoke te tute o Ylli me pese cepa qe jeni gdhe .

  5. drita gjecovi says:

    Nderi i kombit eshte akademiku Rexhep Qosja Sa me sh shendet e vite per patriotin eruditin intelektualin !

  6. Patriroti SHBA says:

    Faleminderit zoti profesor Qosja. SHendet dhe jet te gjat, per te miren e SHqiperis, Kosoves dhe shqiptareve kudo ne bot. Ke qen dhe mbetesh nje margaritar i pacmuar, per te ndricuar mendjet dhe zemrat tona.
    Mjer ata qe ste kan kuptuar akoma, ose jan smirezinj e te vegjel ne shpirt, si puna e nje far gjekmarkaj.

  7. blendi...ziu says:

    Me fal, Elton, po ke bere nje gabim: ky YLLI nuk eshte me pese cepa, po eshte…me “BISHT” !!!

  8. Rexhep Qosja, ky mendjendritur. Jete te gjate Profesor.

  9. pro says:

    …natyrisht ,qe per ta kuptuar z.Qosja ..duhet ta lexoj me vemendje ,ta perkethej shqip shqip,si edhe t’i bej nje konspekt politik-aktual ,brenda vendit.. ne familjen e uropiane dhe me gjere… nuk mund te jemi xheloze ne tru mykurit, aq me teper per t’i bere vleresime-negative nje te mbivleresuari ne kohe.. edhe nder ne !!

  10. Futja kot says:

    Lereni Yllin qe ka pjerdhur nga trute se nuk ja vlen te merresh me tru shpelare si puna e tij.Respekte Profedor Qosja. Juve jeni krenaria e popullit tone. Njeri mendje ndritur me klas te larte.

  11. Devolliu says:

    Like FLORIRI, KRYEHAJDUTI i Shqipërisë.

    1. PO EDI TI MOR DEVOLLI SE NE SHQIPTARET PO NUK NA I BERE NENEN NUK TE QUAJME BABA…ESHTE RASTI I KOKE LOPES NGA SKRAPARI QE SIC E QUAN DHE TI QE NE TE VERTETE ESHTE ME FIGURE DHE ZE KRYEHAJDUT NE NE VEND QE TA RASIM MBRAPA HEKURAVE ,POR I BEJME DHE NDER DUKE E ZGJEDHUR DHE PRESIDENT A KA ME BUDALLALLEK SE KJO NGA DREJTESIA JONE E NDIHMUAR DHE NGA QEVERIA..PRANDAJ MOS U NGOPNI ME LUGE BOSH O POPULL SE I ASHTU QUAJTURI VETING ESHTE VETEM PER GURNECKAT { CIRONKAT } KETU DO JEMI DHE DO TA SHIKONI SE PESHQEVE TE MEDHENJ JA RUAJNE TRAPINI KJO E QUAJTURA WETING…KETA JANE ME BUDALLENJ SE AI DEVOLLIU QE I VURI SAMARIN LOPER DHE GOMARIN E HIPTE PER SE MBRAPSHTI….

  12. Shqiptari nga Kosova says:

    Profesor Qosja eshte nje nga( apo i vetmi) qe i dhimset ky komb, e qe ka bere shume per kete vend e qe mjerisht nuk eshte kuptuar kurre. Realitet flet vet edhe i jep te drejte akademikut patriot..!
    E sa i takon ati m… Yllit , Fati ke te drejte..!

  13. Rrumpatja says:

    Mos u merrni me yllin se 1here e ve emirn Tfg 1 here yll 1here ajsberg priteni kur the dali me pseudonimin Skata

  14. Mentari says:

    Po pse o Qose nuk i the keto gjera kur LSI ishte bashkerisht me PS ne qeveri? Tani e Sheh se si te mbrojne Cimkat Enverite ty? Sperma Enveriste Hipokrite qe deri dje bashkjepunoj ne vjedhje me LSI sot na Eshte bere e Ndershme (Saimir Droga Deputet)???????????Ptu….fare e keqe Sllave .

    1. Spata says:

      Ky Ylli kam mendimi qe eshte nje injorant dhe i semure politik e psiqik

    2. Spata says:

      Ky Ylli kam mendimin qe eshte nje injorant dhe i semure politik e psiqik

  15. Ramo Vito says:

    REXHEP QOSJA, BRIZILDA GJIKONDI E ALBANA XHARRA JAN TE AFT E TE DENJ PER PRESIDENTA TE SHQIPETAREVE E JO LIKJA E SHOKET E TIJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje