Kryeministri Edi Rama ka shpërfillur Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke shmangur çdo koment për të.
Në fjalën e tij gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare, shefi i qeverisë i referohet vetëm Partisë Demokratike si forcë opozitare, duke mos përmendur në asnjë moment LSI-në.
Rama sqaroi edhe ndarjen me ish-aleatët, duke sjellë si argument çështjen e reformës në drejtësi.
“Mbyllëm një vit me vështirësi të mëdha, por edhe me një shpërblim të madh të marrë prej shqiptarëve, falë përpjekjeve kolosale në mandatin e parë dhe bindjes së krijuar te njerëzit se PS e meriton timonin e vetme për të provuar deri në fund e patrazuar aftësinë e vet qeverisëse dhe mundësinë për ta çuar Shqipërinë më afër se kurrë me BE.
Kjo ishte një fitore historikë në mandatin e dytë, me numrin më të madh të votave që PS ka marrë ndonjëherë.
Në 100 ditët e para ne kemi arritur të realizojmë objektivat, por po ashtu koha vrapon dhe volumi i punëve që ne duhet të kryejmë është i jashtëzakonshëm.
Beteja për drejtësinë ishte një vazhdim i asaj të hapur që prej vitin paraardhës, duke e ndarë politikën në dy kampe, nga njëra anë kampi i reformistëve i PS dhe i të gjithë atyre që e duan reformën të shkojë deri në fund dhe kampi tjetër, i të tremburve nga reforma, i cili tanimë është zgjedhur edhe kundër reformës në drejtësi të aleatëve tanë të mandatit të parë.
Ne rrezikuam qeverinë, por nuk lejuam që të rrezikohej reforma në drejtësi dhe u përpoqën ta mbajmë gjallë aleancën për “Shqipërinë europiane” pa e kompromentuar reformën në drejtësi.
Në fund, qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë për të mos e kompromentuar këtë reformë ndau edhe rrugët tona nga aleati ynë i mandatit të parë”, tha Rama.
Më tej, kryeministri u shpreh se nga brenda Shqipërisë po kërcënohet çelja e negociatave brenda Shqipërisë.
“Po kërcënohet çelja e negociatave brenda Shqipërisë, nga frika për reformën në drejtësi. Ne si qeveri nuk ka se çfarë na bën, por Shqipërisë mund ti sjellë një dëm të jashtëzakonshëm. Jemi rast unikal, ku reforma në drejtësi nuk shqetëson qeverinë, por opozitën”, tha Rama.(TemA)
BRAVO RAMES EC PERPARA
QENT LE TE LEHIN
Ram, duhet te flisni me shpesh, me qarte dhe ne menyre me te vendosur per reformen ne drejtesi. Ka ardhur koha te ndahet shapi nga sheqeri dhe hajdutet te marin ate qe u takon pasi populli eshte lodhur me shprehjet, Jo po ashtu, Jo po keshtu. Eshte koha kur vendi te ndryshoje rrugen, perndryshe bej gati plackat edhe ti bashke me ta.