Na ishte një herë LSI-ja (2)

6 Janar 2018, 12:03Politika TEMA

Prof. Dr. Arben Manasterliu, TemA

(Pjesa 2)

Për të drejtuar një parti politike të suksesshme kërkohet një masë e caktuar tribalizmi si ngjitësi që mban njerëzit të bashkuar. Sigurisht, shumë njerëz mund t’i duket shumë tribale dhe mos të pajtohen me këtë thënie, por ajo është diskutuar në një nga konventat më të rëndësishme partiake të Britanisë, një vend jo vetëm tribal, por shumë progresiv për cdo standard të botës.

Megjithatë, ata vlerësojnë tribalizmin brenda partive politike. Ndaj, partitë shqiptare janë janë praktikisht korrekt me natyrën e tyre arkaike. Në vecanti, LSI-ja e cila është ndërtuar e drejtuar nga mbi parimin e tribusë, familjes, krahinës, rangut, kastës, mbretit, shamanit, dhe sigurisht, skllavit.

Kjo i ka shërbyer LSI-së deri më tani të faktorizohet si parti e tretë, por kjo natyrë tribale do jetë edhe rrënimi i saj, pasi PS dhe PD kanë ndryshuar stilin e luftës: tashmë dy partitë e mëdha, dikur kampione të tribalizmit, janë transformuar në aleanca diplomatike e forca strategjike largpamëse e të duruara.

Pas daljes në opozitë LSI-ja kishte rastin të rigjenerohej dhe të transformohej nga një parti tribale në një forcë politike sharmante dhe atraktive. Por që në muajt e parë të opozitarizmit të saj, në vend që të ngrihej në piedestal si forca e rinisë dhe e integrimit, ajo u bë simbol e cizmeve, e histerisë, dhe qesharake në qëndrime e deklarata. Amatorizmi i drejtuesve të saj sa vjen e shtohet duke humbur fokusin dhe misionin opozitar.

Për shembull: prej muajsh të tërë drejtues të LSI kanë si target të cdo statusi në Facebook ose deklarate televizive vetëm kryeministrin, familjen e tij, atletet e tij, madje edhe breshkat e tij. Duke harruar që cdo deklaratë duhet të ketë target e shërbejw si mesazh drejtuar shqiptarëve. U bënë disa muaj që shqiptarët e thjeshtë shohin humor e nuk dëgjojnë zgjidhje.

Shohin Petrit Vasilin, kryetarin e Grupit Parlamentar të meret me breshkat e Edi Ramës, duke e akuzuar se nuk kupton asgjë nga shëndetësia, dhe duke mos propozuar asnjë alternativë për një shëndetësi më të mirë e cila i nevojitet kaq shumë qytetarëve shqiptarë. Edi Rama vërtetë nuk kupton asgjë nga shëndetësia, por me sa duket as edhe Vasili i cili është edhe mjek, dhe prej shumë vitesh vetëm

vegjetoi si Ministër i Shëndetësisë, sikurse po vegjeton edhe tani në mungesë të ideve opozitare për një shëndetësi më të mirë. Dhe shqiptarët dëgjojnë e skandalizohen me thënie të tilla tribale si: “Qentë e plakur e të tredhur nga matufepsja i lehin vetes dhe pastaj gërmojnë kazanët e plehrave për të gjetur ndonjë kockë apo kafshatë ushqim.”

Apo aludime Eleonorash e dashnoresh, nga Elona Guri, e njohur shumë mirë brenda partisë e tribusë si krahu i djathtë i Monës por e panjohur për shqiptarët, të cilët skandalizohen me një opozitarizëm të tillë, të dëshpëruar që cështja e pronës nuk do zgjidhet kurrë sepse askush nuk flet; punësimi nuk do rritet sepse opozita hesht; investimet e huaja do jenë zero sepse askush nuk ia tërheq veshin qeverisë; arsimi do vazhdojë të jetë kaotik sepse shumë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë as nuk janë diplomuar sepse janë ende në bankat e shkollës ose nuk janë diplomuar fare sepse investuan në parti si krerët e tribuve të tyre në fshatrat e qytetet nga vijnë.

Ylli Manjani e quan 2018-ën si viti i opozitës. Skandalet e qeverisë ai i sheh si “ …një mundësi e mirë që partitë e opozitës të formësojnë një alternativë serioze qeverisëse. Një mundësi që nëse nuk shpërdorohet, mund ti japë hapësirës demokratike një dimension tjetër të paparë deri më sot. Vendit i duhet shpresë, dhe ajo vjen vetem kur opozita të jetë alternativë dhe të ngjallë besim.”

Viti 2018 do jetë padiskutim rrënimi ose ringritja e LSI si rrjedhojë dhe e opozitarizmit shqiptar. Kërkohet një opozitë logjike dhe jo histerike. Batutat me humor pa kripë nga krerët e LSI janë vetëm një besdi prej mize për Edi Ramën, i cili po e përdor LSI-në dhe PD-në si një kosh basketbolli, jo në një ndeshje të vërtetë por thjeshtë për stërvitje. Rama duket se është kilometra përpara politikanëve të tjerë, duke shijuar se si krerët e LSI mundohen t’a imitojnë me batuta e sarkazëm politike, mjete të cilat në të vërtetë ishte vetë ai që i shpiku.

Ndaj Rama duket konfident dhe i pafrikësuar nga kopjacët amatorë të asaj që ai vetë ka krijuar. Por Rama ka një frikë të vetme të cilën opozita nuk e ka kuptuar sic duhet. Kjo frikë është e vërteta. Gjendja reale, dëshpëruese, jo ajo propagandistike, ku gjendet vendi është frika më e madhe e Edi Ramës. Ndaj nëse LSI-ja kërkon të fitojë dinjitetin e saj duhet të pushojë së imituari Ramën e të luftojë natyrën e vet tribale, dhe të denocojë gjendjen reale në të cilën gjendet vendi, duke propozuar zgjidhje serioze, konkrete dhe efektive.

Por jo të gjithë brenda LSI-së janë tribalë. Shumë personalitete të kësaj force politike nuk paktohej me këtë stil opozitarizmi të LSI, duke ruajtur qëndrim serioz ose duke mos u përfshirë në debate të padobishme apo duke mos u bërë pjesë e kësaj histerie që ka zabtuar partinë e tyre. Por disa të tjerë po shkojnë përtej kësaj, duke treguar një pragmatizëm të egzagjeruar dhe të rrezikshëm duke flirtuar me mazhorancën.

Sipas zërave brenda LSI-së, disa deputetë të saj, në qarkun Shkodër e Fier, e gjetkë, mendohen të vihen në shërbim të Ramës, në shkëmbim të ndonjë pozicioni kryebashkiaku në zgjedhjet e ardhshme vendore, ose interesa të tjera, si përshembull mos-hapja e disa dosjeve kur ata drejtonin ministri gjatë qeverisjes “Rama 1”. Nëse këto lëvizje realizohen atëherë rrënimi i LSI do jetë më i shpejtë se sa pritet.

Politika është një bërë një hobi i ekzagjeruar i shqiptarëve. Natyra e vendeve ish diktatoriale karakterizohet me komplekse kulturore, histeri të panevojshme personaliteti, intriga të epokave të shkuara, e vorbulla mendimi të padobishme. Por vendet e mëdha dhe njerëzit e mëdhej që kanë bërë histori edhe situatat më të vështira e më komplekse i shohin dhe i zgjidhin ato me lehtësi.

LSI-ja dhe PD-ja apo cilado parti tjetër, nuk duhet të drogohen emocionalisht e të lehin pas elementeve të parëndësishëm të mazhorancës dhe pas lidhseve të këpucëve të Kryeministrit por me qetësi e dashuri, maturi e racionalizëm të gjejnë sekretin e një opozite të vërtetë, i cili është përpara syve të tyre, e gjendet në zemrën e cdo shqiptari. Ky sekret është shpresa. Nëse një parti bëhet shpresë për qytetarët e thjeshtë ajo nuk do rrënohet kurrë, përkundrazi do rritet gjithmonë e më shumë.

A do arrijë LSI-ja të jetë shpresa e gjallë e politikës dhe e opozitarizmit shqiptar apo do njihet si një shpresë e vdekur. “Na ishte një herë LSI-ja!” apo “Kujdes, se u rikthye LSI-ja”! Kjo varet nga se sa mirë do e lexojë kjo forcë politike shpresën në zemrat e cdo shqiptari; dëshirën e madhe që lëngon brenda njerëzve të thjeshtë jo për një vend tribal, as një politikë të bazuar mbi interesin vetjak, por një vend të zhvilluar, një të ardhme më të mirë, një shpresë të gjallë.

Pjesa e parë, e botuar nga gazeta TemA, në linkun më poshtë: 

Na ishte njëherë LSI-ja!

11 komente në “Na ishte një herë LSI-ja (2)”

  1. Toni D. says:

    Te gjithe ata qe i qarkullojne e rreth e rrotull z.Monika Ilir Metes jane te punsuar nga familja e tyre… psh ka mbi 400-d puntore nga bizneser e ndryshme familjare… Edhe n °kater i LSI Teri ka me shume se 100-d puntore… E keshtu me radhe….. protestojne ata qe kane nje page mujore me pak fjale.
    Po e njejta gje per Partine e Dordolecave(PD).

  2. jack says:

    Thua, me kete bylmet qe kane brenda stanit te tyre te prekin zemrat e shqiptareve ??????????????

  3. Termal says:

    More profesor ,po juve beni sikur nuk e kuptoni hallin e te gjithe opozites ne vecanti dhe politikes shqiptare ne teresi ,apo vertet nuk e kuptoni ? Qe ti beje keto qe thoni juve LSI duhet te ishte krejtesisht e cliruar nga makthi i vetingut dhe ajo nuk eshte e tille. Ju flisni per alternativa qe japin shprese kur ata hallin e kane qe te shpetojne koken. Profesor ,PD, LSI por edhe nje pjese e PS jane si akrepi i rrethuar nga zjarri .PD per here te pare ne historine e saj po rrezikon te humbase pushtetin e saj te vertete ,pushtet ky qe i ka siguruar imunitetin e deritanishem perpara cdo lloj shkelje ligjore. LSI si nje parti akrobate, pragmatike e makiaveliste nuk ka pasur kurre parime e alternativa pervec atyre te rritjes abuzive te elektoratit te saj nepermjet shpreses per nje vend pune. Kohet ndryshojne dhe fundi i tyre do te ishte keshtu sic po vjen dhe kjo me siguri matematike.

  4. Ahin says:

    LESHELIJA!?????

  5. Zgalem says:

    LSI e vendosi daten e zhdukjes : Kjo eshte dita , qe Monika mori frenat e Partise , ne se ekzistonin keto frena . Nuk mund te kene jete parti te tilla , qe nuk bazohen ne nje ideal , por thjesht ne interés. Nuk besoj se gjen nje lsiste , te spjegoi pse u antaresua ne kete monster parti. Ishte ceshtje ditesh eliminimi i ksaj parie , por Monika kete date na i pruri shume afer . Kjo grua nuk meriton te merret me politike . Nuk ka mínimum kulture dhe ende me pak vetpermbajtje . me qe e pat llastuar fati , kujtoi se politika ishte fat . Politika eshte sakrifice . Kjo milionere e floririt , nuk mund te rreshtohet me politikanet idealiste , qe vine duke u rralluar . Nje politikane etilkle , mund te bente hair vetem n kohen e Ali Pashes . Zgalem

  6. Agron says:

    …….Si mund te quhen parti politike pd dhe
    lsi kur keto dy parti jane kthyer ne ( cacatoio )
    siç thot nje fjal italiane , vende ku kryhen nevojat personale.

  7. "BOHOTINA" says:

    Kur je i paster dhe i drejte ke force dhe godet. C mund te godase e te kthehet ne shprese Mona, Luli, Likja, Saliu dhe tabori qe i ndjek. A nuk i quajti shtypi britanik dikur, bande gangesteresh? Udheheqesi duhet ta kete zemren ne koke. Bana qe thashe e ka ne xhep.

  8. pena says:

    Ngordhi LSI-ja/i rane thonjte/vrapon monika/t`i marre patkonjt/se po vijne dite shume te veshtira/e do i duhen -ta marre e mira

  9. ziiiip says:

    Lesh ARRAPI, LSI-ja,
    U marros, i iku TEPSIA,
    Dhe KAPAKU dhe KUSIA,
    turfullojnë nga çmenduria??????

    POPULLORE, NGA ZONA E PRESPÊS, LIQENAS??

  10. shvejku says:

    Disa dite para zgjedhjeve te fundit,kur u perurua sheshi “Skenderbej”,shkova bashke me nje mikun tim nga Skrapari,por qe banon prej vitesh ne Tirane,per te pare koncertin perurues!
    Rastesisht rreth nesh u afruan edhe nja 4-5 skrapallinj,qe fjalen e pare e te fundit ne bisede kishin fitoren e padiskutueshme te LSI-se ne keto zgjedhje dhe sigurine se LSI-ja do te dilte force e pare ne vend dhe do krijonte qeverine!
    I habitur nga tifozlliku i tyre,por meqenese miku im nuk na prezantoi me ata,nuk m’u durua dhe ne nje moment ia shkrepa “rrufene” mbi koke:
    -Kurre nuk ka per te fituar LSI-ja dhe as ka per t’u bere ndonjehere force e pare ajo!
    Te gjithe u shtangen nga fjala ime dhe meqenese e kuptuan se une nuk isha skrapalli si ata,u larguan me bisht nder shale,pervec njerit qe e shfryu mllefin edhe te atyre bashkefshatareve te tij kunder meje me keto fjale:
    -Ku ke punuar para 90-tes ?-me pyeti.
    -Kam qene ushtarak-i pergjigjem.
    -E po ju ushtaraket-tha ai serbes-kane qene njerezit me dallkauke qe kam njohur.
    -Po pse ti ku ke punuar-e pyes.
    -Kam punuar ne Mjekes,shef transporti dhe shefat e mij ishin te gjithe dallkauke!
    Po ti cfare shkolle ke mbaruar qe punoje shef transporti ? -e pyes.
    -E cfare me duhej shkolla mua,pervec 7 vjecares kur kisha te beja me ca injorante,qe dinin vetem te prodhonin armatime dhe municione qe une i transportoja neper depot e ushtrise.
    -Po ti ishte shef apo shofer-e pyes.
    -Shofer isha,por beja edhe punen e shefit,se nuk kishte kush ta bente.
    -Po mire,i kthehem ketij dordoleci skrapalli,si ka mundesi ,qe ti paske qene me i zgjuari ne ate Uzine Strategjike qe prodhonte armatime e municione luftarake,pra kishte me shume inxhinjere se sa puntore?
    -E hu, me thote.Ku merr vesh edhe ti,se njelloj si ata oficeret atje e ke mendjen,qe e merrnin rrogen kot e tani kerkoni pensione mbi ne te tjeret!
    Keto mendesi kishte futur ne koken e militanteve te saj LSI-ja prandaj i vune edhe nofken “Levizja e skrapallinjve te inatosur”
    Ky dordolec,meqenese une i anatemnova partine e tyre dhe mori vesh qe kisha qene ushtarak,me zbbrazi te gjithe karikatorin e tij prej budallai ne koke si shenje e identifikimit te LSI-se!

  11. ce says:

    LSQI-ja e ka marre rrugen e mu—it , sidomos me cizmen e hedhur drejt k/ministrit e ka vulosur humbjen dhe per vitin 2021. nen udheheqjen e kerpaceve, mehmetave, xhixhave elloj lloj shpifarakesh qe jane grumbulluar prane LQI-se kjo force do shkoje nga humbja ne humbje,,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje