Revista franceze promovon potencialet turistike të Shqipërisë, Rama: Nuk duhen humbur gjatë 2018-tës

7 Janar 2018, 09:12Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të dielë t’i përshëndësë që të gjithë shqiptarët me një artikull të publikuar nga revista franceze për potencialet turistike të Shqipërisë.

 “MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë artikull botuar në mediat franceze për Shqipërinë dhe paketat e larmishme turistike që nuk duhen humbur gjatë vitit 2018, ju uroj një të dielë të qetë ?”, shkruan Rama.

SHKRIMI I REVISTËS FRANCEZE:

Shqipëria ka thithur një numër rekord turistësh në 10 mujorin e parë të vitit 2017.

Vlera turistike të vendit tonë janë promovuar nga revista franceze, “InfoMagazinë”, e cila vë theksin tek plazhet e bukura, jeta e natës, natyra e mrekullueshme..etj.

Po ashtu revista në fjalë ka theksuar se tashmë në vendin tonë ekziston dhe turizmi dentar.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ardit Çollaku, ka shpërndarë në facebook artikullin në fjalë, ku nënvizohet dhe produkti më i ri i turizmit, ai dentari; Sorridere e Viagiare.

“Në një artikull të saj, revista Franceze “InfoMagazinë”, ngre lart vlerat e Turizmit shqiptar për sitet historike, plazhet e bukura, natyrën e mrekullueshme dhe jetën e natës ne kryeqytet, duke përmendur gjithashtu arritjet dhe numrin rekord të turistëve në vend për 10 mujorin e parë të vitit 2017.

Një vlerësim të veçantë ka marrë një tjetër produkt i ri turistik që ofron Shqipëria, siç është ai i Turizmit dentar ku një shembull konkret dhe shumë pozitiv është ofruar nëpërmjet Agjencisë shqiptare që mbulon këtë sektor ”Viaggiare e Sorridere”.

Çollaku deklaron se duke filluar nga ky vit i ri 2018, ky produkt i ri turistik do të jetë gjithashtu pjesë e paketës promocionale të Agjencisë Kombëtare të Turizmit në bashkëpunim me shoqatën e Dentistëve shqiptare dhe shoqatat e Operatore të fushës së Turizmit. ATA

2 komente në “Revista franceze promovon potencialet turistike të Shqipërisë, Rama: Nuk duhen humbur gjatë 2018-tës”

  1. Lili says:

    Shqiptaret e Frances promovojne nepermjet miqeve te tyre Shqiperine do ishte ma korrekt…

  2. says:

    Politika e jashtme e Frances është fekale.Kundërshton SHBA-t,Rusinë dhe merr vendim radikal ndaj Turqis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje