Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka ndërmarrë prej dy ditësh një aksion në një restorant, në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë, pas informacioneve se aty thereshin kafshë, veçanërisht të imëta të pavulosura.
Inspektorët e AKU, në ambientet e restorantit konstatuan 50 karkasa qingji në një dhomë frigoriferike, të pavulosura e pa certifikuara. Kjo ka bërë që AKU të dyshojë se kafshët thereshin ne ambientet e restorantit.
Po ashtu në pjesën e pasme të restorantit në fjalë u konstatuan dhe ambientet ku mbaheshin të imëtat e gjalla, por administratori i subjektit nuk tregon vendin apo thertoren ku mund të jenë therur.
Inspektorët e AKU shoqëroheshin nga forca policie dhe ato të Antikrimit Ekonomik. Pritet që ndaj restorantit të merren masa.
Ministria e Bujqësisë ka kërkuar që të vazhdojë kontrolli intensiv dhe të intensifikohen inspektimet, jo vetëm në thertore a dyqane por në çdo vend ku konsumohet ushqim.
Së pari paralajmrohet.(avertisim)