Pas tre prokurorëve në rrethe, Marku shkarkon edhe prokurorin e Durrësit, Gjana: Nuk iki (vite më parë iu refuzua viza amerikane)

9 Janar 2018, 13:10Kronika TEMA

Pas shkarkimit të tre prokurorëve në Fier, Kukës dhe Elbasan, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka firmosur lëvizjen edhe të kryeprokurorit të Durrësit.

Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e Kryeprokurit bëhet me dije se Agron Gjana, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, largohet nga kjo detyrë dhe caktohet në pozicion të përkohshëm si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.

Ndërkohë në vendin e tij emërohet Donika Prela e cila më parë ishte prokurorë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Por këtë vendin për shkarkimin nga detyra prokurori Agron Gjana nuk e ka pranuar.

Emri i këtij prokurori ka qenë në fokus të medias edhe disa vite më parë pasi Gjana ishte pjesë e grupit të prokurorëve që iu është refuzuar viza nga ambasada amerikane.

Në prill të vitit 2016, ambasada amerikane sqaroi se Gjana nuk përmbushte kushtet për të marrë vizë sepse ekzistonte rreziku që prokurori mund të mos kthehej më në Shqipëri. (Në fund të shkrimit do të gjeni  përgjigjen që ambasada e SHBA i ka dhënë zyrtarisht prokurorit Agron Gjana për refuzimin e vizës).

Ndërkaq më herët TemA bëri me dije se edhe prokuroi i Elbasanit Dritan Gina ka refuzuar që të zbatojë urdhrin e Arta Markut për lirinin e tij nga detyra.

Në një reagim për median Gina tha se Marku nuk ka asnjë tagër ligjor që ta largojë atë nga drejtimi i Prokurorisë së Elbasanit, duke thënë se do qëndrojë deri sa të këtë një bazë ligjore për largimin e tij.

“Prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka vendosur të largohem pa asnjë tagër me bazë ligjore.

Vendimmarrja nuk bazohet në asnjë analizë pune dhe problematike.

Nuk ka kërkuar asnjë analizë dhe asnjë mbledhje për të parë problematikat e prokurorisë shqiptare, sepse kjo nuk i intereson aspak”, tha ai.

Vendimi për prokurorin e Durrësit

Në vijim të procesit për riorganizimin dhe rritjes së performancës të organit të akuzës, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimet si më poshtë:

Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,

Agron Gjana, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, largohet nga kjo detyrë dhe caktohet në pozicion të përkohshëm si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.

Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, caktohet zj.Donika Prela, aktualisht prokurore pranë kësaj prokurorie.

Lëvizjet në rrethe

Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,

Dritan Gina, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;

Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, caktohet prokurori, z.Ardjan Nezha.

Pali Deçolli, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;

Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, caktohet prokurori, z.Fatmir Lushi.

Artur Ismailukaj, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;

Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, caktohet prokurori, zj.Alketa Nushi.

LETRA E PLOTË NGA AMBASADA E SHBA PER REFUZIMIN E VIZES SE PROKURORIT GJANA

I dashur zoti Gjana,

Kjo është për t’ju informuar se nuk jeni gjetur i përshtatshëm për një vizë jo imigruese nën seksionin 214(b) të ligjit amerikan për imigrimin.

Një mohim sipas seksionit 214(b) do të thotë se nuk arritët të demonstronit se aktivitetet tuaja në SHBA ishin në përputhje me klasifikimin e vizave jo emigruese për të cilën ju aplikuat, ose që informacione shtesë dolën në dritë pas intervistës tuaj për të mbështetur mohimin e vizës sipas seksionit 214(b).

Teksa çdo klasifikim për vizat jo emigruese ka kërkesat e veta, një kërkesë për çdo kategori vizash joemigruese është që aplikanti të demonstrojë se ai ose ajo ka një rezidencë në një vend të huaj të cilën nuk ka qëllim që ta braktisë.

Aplikantët zakonisht i përmbushin këto kërkesa duke demonstruar se kanë lidhje të forta jashtë SHBA-ve dhe se do të kthehen në vendin e tyre pas një vizite të përkohshme në SHBA.

Këto lidhje përfshijnë ato profesionale, pune, shkolle, familje, ose lidhje shoqërore në vendin e tyre. Ju nuk keni demonstruar se i keni këto lidhje që do t’ju detyronin të ktheheshit në vendin tuaj pas vizitës në SHBA.

Vendimi i sotëm nuk mund të riapelohet. Sidoqoftë ju mund të riaplikoni në çdo kohë. Nëse vendosni të riaplikoni duhet të dorëzoni një aplikim të ri dhe foto, pagesë për aplikimin serish dhe një datë për intervistim në zyrën konsullore.

Nëse zgjidhni të riaplikoni duhet të përgatiteni për të ofruar informacionin që nuk u prezantua në aplikimin tuaj ose që të demonstroni që rrethanat tuaja kanë ndryshuar që nga aplikimi.

(TemA)

 

 

14 komente në “Pas tre prokurorëve në rrethe, Marku shkarkon edhe prokurorin e Durrësit, Gjana: Nuk iki (vite më parë iu refuzua viza amerikane)”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ahh kujtova se Ina Rama I njihte hijenat, por paska bicak Mjeshtri..

  2. drejtesia po vjen says:

    Kprokuroret nuk pranojne largimin nga detyra! Po kur u dhane detyren, e pranuan? Po ku jemi ne pronat e gazetares Lala? Se ajo e ka shtruar dyshekun.

  3. DANIEL says:

    NUK DO IKI !? PO KUSH TE PAGUAN, OH TRIM ? DO DALESH KUNDER SHTETIT. NUK E KUPTON QE PO VENDOSET SHTET. IKU KOHA E RRUMPALLES ME SALEN.

  4. altini says:

    Ky gjana eshte ordiner komplet. keto jane punet e adriatik llalles qe beri prokuror disa ordiner , hajdut , imoral te cilet benin cdo gje per politiken dhe per para . ky ka qene shume i afert me llallen dhe per hater te tije llalla hiqte prokuror me nje fjale goje pse nuk ja kane cuar fjalen ketij fshatari nga kukesi. ky bashke me te tjeret eshte per ne burg me veprimet qe kane bere neper dosje .

  5. Adi says:

    Ok nuk do te ikesh o kriminel kukesi i trash, shko ne burg, kush je ti ore ndyresire, me zore do rrishe ne karrigen e popullit ti o i pa fytyre, kush ta la ate karige, babai yt coban dhishe qe i thote kembes dore.

    1. spartaku says:

      Adi! Nuk largohet kollaj krimineli.Edhe kriminelet e medhenj si Berisha dhe Basha pse bejne proteste duke mbledhur njerez mercenar duke u dhen nga nje 500 lekshe,vetem te mbulojne krimete makabre qe kane bere.

  6. fieraku4u says:

    KETA JAN VEMJET QE E KANE KTHYER SHQIPERINE NE REPUBLIKEN E BANANEVE. KETA JO VETEM TE PUSHOHEN NA PUNA. POR TE SHKOJN NE BURG, DERI SA TE VDESIN.

  7. lavdosh says:

    Kjo tregon se sa poshte kishte rene sistemi i ngritur nga Berisha/Meta. Njerez qe marrin nje pozicion me tapi dhe e vjelin sikur ta kene lopen e tyre. Turp. Te largohen sa me shpejt dhe nqs refuzojne ka dhe ndekje penale. I sherbejne me zell qellimeve politike te PD/LSI gjer ne diten e fundit. Shih kur te lehin PD/LSI per spastrime ne Prokurori

  8. Koba says:

    Ky eshte Skandal i paprecedente.A mund te rrine ne Prokurori keta Herifa qe nuk respektojne Hierarkine dhe Ligjin????

  9. Alban Dega says:

    VAZHDO ARTA MENDJEARTA !

    Fillim i mbare gjysma e punes!
    Keep going… ec perpara !
    I ke pas 95 per qind te shqiptareve !
    Ke perkrahjen e BE se dhe mbretit te Botes, Shteteve te Bekueme te Amerikes, sic i quante gjyshi im qe per pak shpetoi nga burgu !
    Keep going … Arta mendjearta! Eshte koha qe te fitosh edhe titullin tjeter Arta Punearta !
    Spastro halet e ish- kryehales Adriatik Palles, kryprokuhorit te krimit dhe jo Kryesvokatit te Shtetit Shqiptar !
    Keep going… !
    Yes you can !

  10. Alban Dega says:

    mendime zemre

    VAZHDO ARTA MENDJEARTA !

    Fillim i mbare gjysma e punes!
    Keep going… ec perpara !
    I ke pas 95 per qind te shqiptareve !
    Ke perkrahjen e BE se dhe mbretit te Botes, Shteteve te Bekueme te Amerikes, sic i quante gjyshi im qe per pak shpetoi nga burgu !
    Keep going … Arta mendjearta! Eshte koha qe te fitosh edhe titullin tjeter Arta Punearta !
    Spastro halet e Adriatik Palles, kryprokuhorit te krimit dhe jo Kryeavokatit te Shtetit Shqiptar e popullit te vet !
    U zgjodhe midis tymit e flakeve te zjarrvenesve te Shqiperise!
    Nuk ta beri tert syri !
    Je shqiponje malesh! E pakapur dhe e pakapshme!
    Plot 320 vjet burg kane pesuar paraardhesit tuaj nga koha e koleres se Qoftelargut !
    I shpetuam asaj kolere e kemi 25 vjet ne kohen e ka certi dhe murtajes korrupsion, kusari dhe vrastari !
    Keep going… !
    Yes you can !

  11. Alban Dega says:

    Mendime zemre

    VAZHDO ARTA MENDJEARTA !

    Fillim i mbare gjysma e punes!
    Keep going… ec perpara !
    I ke pas 95 per qind te shqiptareve !
    Ke perkrahjen e BE se dhe mbretit te Botes, Shteteve te Bekueme te Amerikes, sic i quante gjyshi im qe per pak shpetoi nga burgu !
    Keep going … Arta mendjearta! Eshte koha qe te fitosh edhe titullin tjeter Arta Punearta !
    Spastro halet e Adriatik Palles, kryprokuhorit te krimit dhe jo Kryeavokatit te Shtetit Shqiptar e popullit te vet !
    U zgjodhe midis tymit e flakeve te zjarrvenesve te Shqiperise!
    Nuk ta beri tert syri !
    Je shqiponje malesh! E pakapur dhe e pakapshme!
    Plot 320 vjet burg kane pesuar paraardhesit tuaj nga koha e koleres se Qoftelargut !
    I shpetuam asaj kolere e kemi 25 vjet ne kohen e kancerit dhe murtajes korrupsion, kusari dhe vrastari !
    Keep going… !
    Yes you can !

    1. Fadil says:

      Per sa i perket Perk.Agron Gjana ,do ti theme komentusit te meposhtem,se Agron Gjana Rrjedhe nga nje Familje,me te nderuar dhe te respektuar ne ate zone,ku kjo familje,ka prit,Bajram Currin,dhe Fan Nolin,dhe babai i ti,ka punuar mesues,ku ka nxjerr lntelektual,ku njihen sote ne gjithe vendin.Prandaj zoteri,jeni shume te varfer dhe ambicjos,ne kete drejti,Ju rekomandoi mos flisni kote paasnje ide.

  12. Fadil says:

    Per sa i perket Perk.Agron Gjana ,do ti theme komentusit te meposhtem,se Agron Gjana Rrjedhe nga nje Familje,me te nderuar dhe te respektuar ne ate zone,ku kjo familje,ka prit,Bajram Currin,dhe Fan Nolin,dhe babai i ti,ka punuar mesues,ku ka nxjerr lntelektual,ku njihen sote ne gjithe vendin.Prandaj zoteri,jeni shume te varfer dhe ambicjos,ne kete drejti,Ju rekomandoi mos flisni kote paasnje ide.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje