Majlinda Bregu ka qenë e ftuar mbrëmjen e së mërkurës, në emisionin e Eni Vasilit.
Ajo ka folur për situatën politike dhe protestën e 27 janarit të thirrur nga opozita.
“Çadra fundosi ose vendosi rezultatin e PD në zgjedhjet e qershorit.
Çadra nuk arriti të tërhiqte qytetarët. Nuk arriti të bindte elektoratin gri duke i vënë vulën me marrëveshjen e 18 majit.
Nuk ishte gabim që u bë një marrëveshje, por mënyra se si ndodhi.
Ai bëri një marrëveshje të paqartë. Nuk e bëri siç po bëhet sot në Gjermani.
Edhe sot ne nuk e dimë çfarë marrëveshjeje u bë në 18 maj”, tha Bregu.
“Ne nuk e dimë që ky janar nuk po na çon në një tjetër çadër.
Që Basha do ta përdorë protestën dhe aksionin politik të këtij fillim-janari sërish siç ndodhi me çadrën”, vijoi ajo.
Ajo ndërkohë ka treguar edhe kur ka qenë komunikimi i fundit i saj me Lulzim Bashën.
“Komunikimi im me Lulzim Bashën ka qenë në qershor, kur ka qenë në Tiranë, Hot Brajan Lee.
Kjo besoj se vlen dhe me kolegët e tjerë të partisë.
Nuk ka asnjë ftesë që na është bërë, pasi nuk mund të bëhet nga studio televizive”, tha ish-deputetja demokrate.
“Lulzim Basha ka një problem me vetveten. Ka një problem shumë të madh. Ne kemi një trajektore në PD. Jemi njohur përpara pasi kemi qenë në të njëjtin brez dhe maturë. Ka një gjë me të që më vjen keq. Është problemi që ai ka me “të vërtetën dhe mohimin”.
E ka pranuar ai që është ai përgjegjës për përjashtimet nga lista dhe ata që futi në parlamentin e ardhshëm.
Ai bën sot të penduarin me një fjali në një studio televizive duke i ftuar të gjithë të kthehen në PD. Ai ka një problem me “të vërtetën”. Nuk mund të bësh ftesa nga një studio televizive.
PD ka demokratët që kanë luftuar vërtet përpara Bashës dhe Bregut në këtë parti. Këta duhen ftuar të parët. Kam folur me të që nga 15 maji kur ishte Hoyt Yee në Tiranë. Pas asaj nuk kemi kontaktuar më” – tha Bregu.(TemA)