Renato Malota është afrimi i fundit i Vllaznisë në merkaton e dimrit. Ai firmosi dje, ashtu si dhe mbrojtësi tjetër, Ergis Mersini. Trajneri Ernest Gjoka ka blinduar kështu mbrojtjen për pjesën e mbetur të sezonit.
Ish-lojtari i Partizanit, Malota, para se të udhëtonte për t’u bashkuar me Vllazninë në Ulqin, ka dhënë prononcimin e parë si lojtar kuqeblu për faqen zyrtare të Vllaznisë:
“Për mua ka qenë një ëndërr ta vesh fanellën e Vllaznisë, që është një nga skuadrat më me emër në Shqipëri. Po ashtu, ka tifozët më të zjarrë. Do të mundohemi të përshtatemi me njëri-tjetrin dhe të bëjmë të pamundurën, që Vllaznia të jetë e sigurt në mbrojtje. Vllaznia ka kaluar një periudhë të vështirë, por me afrimet e bëra do të ngjitet në vendin që i takon.
Nuk bëj premtime, le ta tregojë fuysha çdo gjë. I siguroj të gjithë se do të jap maksimumin, që Vllaznia të rikthehet në vendin që meriton”, – ka thënë mes të tjerash mbrojtësi Malota.