Rama: Të pasurit që nuk paguajnë ujin, do t’i demaskojmë publikisht

13 Janar 2018, 10:49Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Lezha, ku zhvilloi një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit qëndrorë dhe vendorë të këtij qarku, se ka shumë abonentë, madje dhe biznesmenë në Tiranë, që deklarojnë se furnizohen me ujë nga pusi, ndërkohë që është e kundërta.

Rama tha se këta abonentë që vjedhin ujin e pijshëm dhe gënjejnë, duhet t’i japin fund kësaj situate.

Në të kundërt, do të ndiqen penalisht dhe do të demaskohen publikisht.

Unë i bëj thirrje këtyre megagënjeshtarëve që janë të pasurit e këtij vendi, të mos luajnë me zjarrin, sepse do demaskohen publikisht për këtë aktivitet grabitqar në mes të qytetit.

Ka fshatra turistikë që deklarohen se furnizohen me pus dhe vjedhin drejtpërdrejt ujin nga sistemi i ujësjellësit”, u shpreh kryeministri Rama.(TemA)

4 komente në “Rama: Të pasurit që nuk paguajnë ujin, do t’i demaskojmë publikisht”

  1. Toni says:

    “Ka fshatra tuistike qe deklarojne se furnizohen me puse dhe vjedhin ujin nga sistemi i ujesjallsit” deklaroj kryeministri
    A nuk esht QESHARAKE,Pse rri KRYEMISTER e di nje gje te tille vete ,Po pse u thirrje se do demaskosh me fleterrufe , futi ne burg keta qe i di se se vjedhin se bashku me ty qe e di dhe nuk vepron

  2. Tutu says:

    Kthehet epoka e fletrrufeve …!!!
    Bir bena bir.,..

    1. Kapter Ramiu si Saliu says:

      hhhaaaaaa, te pasurit nuk paguajne dritat…vetem kjo eshte qesharake se behet serioz ky muhabet kur kujton fleterrufete..shtet legen, me trap krykriminel…

  3. shqiptari nga Shqiperia says:

    Mire e ke ti o zoti kryeminister , po turpi eshte per ata qe kane cipe , e jo si Ervin Salianji , qe kish lene te behej strumbullar fatura korentit dhe nuk e paguante , dhe nga ana tjeter bente cubin , bythcpuari i Korces . Te behet edukate , kush nuk paguan ti pritet dhe uji dhe korenti , te behet vetem nje leshim per te pamundurit , pensionistet e varfer dhe te semuret ……. te tjereve preua , dhe leri fletrufeve dhe demaskimet , se u ka plasur cipa njerezve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje