Trump sërish kundër Lotarisë Amerikane: Në SHBA vetëm ata që e meritojnë

15 Janar 2018, 17:11Bota TEMA

Presidenti i SHBA, Donald Trump vijon që të mbështesë qëndrimin e tij kundër sistemit aktual të emigracionit, atë të “Llotarisë Amerikane”

“Si president, dua që njerëzit të cilët vijnë në vendin tonë të na ndihmojnë të bëhemi të fuqishëm e të mëdhenj dhe të vijnë përmes një sistemi të bazuar mbi meritën,” shkroi lideri i Shtëpisë së Bardhë në Tëitter, duke iu referuar programit të lotarisë Green Card, që i siguron fituesve kartën e rezidentit të përhershëm të Shteteve të Bashkuara.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë edhe më herët është shprehur kundër lotarisë amerikane.

Ai ka propozuar sistemin me pikë për tu bërë banor i Shteteve të Bashkuara. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje