32 deputetët që kanë mbaruar studimet jashtë, por që nuk u njihen diplomat. Mes tyre dhe Lulzim Basha

16 Janar 2018, 19:10Politika TEMA

Në shtator 32 deputetë deklaruan në CV e tyre se kanë kryer studime bachelor, master ose doktoraturë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Universitete Perëndimore. Nëse dikush ka kryer studimet jashtë vendit, diploma e tij mund të njihet vetëm nëse kalon nga Ministria e Arsimit (sot MARS).

Instituti i Studimeve Politike iu drejtua me kërkesë MASR për 32 deputetët, nëse emrat e tyre figurojnë në regjistrat e MASR për njohjet e diplomave të studimit.

Nga 32 diploma të deputetëve vetëm 5 raste janë njohur nga MARS, pra nga shteti shqiptar. Të tjerat? Kemi të bëjmë me diplomime vite përpara kur nuk kishte akte njohjeje nga MARS? Kemi të bëjmë me harresë apo mungesë interesi nga vetë deputetët? Apo në rastin më të keq, kemi të bëjmë me deklarime fiktive, sidomos për deputetët në moshë ende të re. Mund të jetë secila arsye.

Por në secilin rast, ligji ynë është kategorik: kush punon në sektorin publik dhe deklaron diplomim jashtë diploma ka vlerë vetëm kur kalon përmes njohjes në MARS. 27 deputetë nuk e kanë bërë këtë dhe zyrtarisht, diplomat e tyre (nëse ekzistojnë) nuk njihen ende nga shteti shqiptar.

Në kërkesën e ISP citoheshin deputetët A.Vokshi, A. Bumci, A. Hyseni, A. Ahmetaj, B. Çuçi, B. Gjylameti, D. Gjiknuri, D. Bushati, E.Bode, E.Spiropali, E.Gjermeni, E.Gjebrea, E.Hasa, E.Bushati, E.Kushi, F.Velaj, G.Pollo, J.Tabaku, K.Gjosha, K.Balliu, L.Koka, L.Basha, M.Kumbaro, P.Vasili, O.Xhaçka, R.Hajdari, S.Abazi, S.Mesi, Sh.Rokaj, T.Balla, T.Doshi, V.Duka.

Mbështetur në përgjigjen zyrtare të MASR adresuar ISP me 29.12.2017 rezulton se vetëm 5 deputetë kanë bërë njohjen e diplomave të studimeve në MASR. Konkretisht, studimet bachelor Spiropali (PS) në SHBA dhe Hasa (PD) në Itali, studimet master Vokshi (PD) në SHBA, diplomë specializimi Bode (PS) në Itali dhe doktoraturë Gjebrea (PS) në Mbretërinë e Bashkuar. MASR njoftoi se për emrat e tjerë të listës së paraqitur nga ISP nuk ka informacion njohjeje në këtë institucion.

Është e qartë se për disa prej deputetëve me përvojë të gjatë profesionale i kanë kryer studimet jashtë vendit në periudhën përpara 1990 ose në dekadën e parë të vitit 1990, dhe për një pjesë të tyre ekzistojnë të dhëna të njohura publike mbi studimet e përfunduara. Të tillë janë sidomos ata që vijnë nga postet akademike. Megjithatë mbetet shqetësim fakti se për disa nga emrat e listës, sidomos prurjet e reja politike me përvojë minimale në sektorin publik në dhe në politikë, por të reklamuar nga partitë si prurje cilësore me diploma perëndimore, – nuk ka informacion njohës dhe miratues nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë. Madje kemi pasur dy raste kur është raportuar nga media se diplomat e deklaruara nga deputetë të caktuar janë fiktive, si dhe raste kur është raportuar se ndjekja e studimeve nuk është e barasvlershme me përfundimin e suksesshëm të tyre. Në listë kemi një rast të një deputeti që deklaron se ka mbaruar studimet në Maqedoni, por që sipas MASR nuk ka konfirmim në këtë institucion për njohje të diplomës së tij. Deklarimi i rremë është dhe përbën vepër penale.

ISP vlerëson se është përgjegjësi e Kuvendit dhe e grupeve parlamentare respektive që të kërkojë nga deputetët të dhëna të verifikueshme për formimin e tyre universitar, si dhe ti bëjë ato publike. Për sa kohë ky informacion nuk posedohet dhe nuk provohet, më së paku deputetët do të duhet të mos përdorin tituj dhe kualifikime, të cilat zyrtarisht ende nuk janë njohur nga shteti shqiptar. /Pamfleti

Raporti i plotë monitorues i Kuvendit mund të lexohet ose shkarkohet online në adresën:

http://deputetim.al/…/…/RAPORTI-I-PARE-MBI-KUVENDIN-2018.pdf

20 komente në “32 deputetët që kanë mbaruar studimet jashtë, por që nuk u njihen diplomat. Mes tyre dhe Lulzim Basha”

  1. orli says:

    Thjeshte kane genjyer, ndryshe do te kishin sjellur diplomat(qe nuk i kane patur kurre)

  2. Tarasi says:

    Per te gjithe do ta besoja po per Tom Doshin dhe per Spiropalin eshte e paundur.Do keni bere ndonje gabim.

    1. Rasat says:

      Spirpopali eshte nje nga 5 deputetet qe i eshte njohur diploma o Taras…Bashen ku e ke?!

  3. Llaman says:

    Nuk njihen doktoraturat e usa , BE ? Vetem nje shtet miop mund te sajoje te tilla idiotesira

  4. Lili says:

    T’i thuhet dikujt n’evrope se behesh minister me nje bachelor,qeshin te gjithe ,e kjo ndodh ne Shqiperi,ku bachelori apo ma zi kristal diplomuar behetminister e ato qe vertete kane studiuar e kane kaluar doktorature jesin pa pune…

    1. fjr says:

      po me master ku shkon? se edhe pica ka pa qe bojn-

  5. Doc. says:

    Unë jam në proces doktorature në të njëjtin universitet perëndimor ku përfundova dhe masterin. Kur shkova në MARS në Tiranë për ekuivalentimin e diplomës master, më thanë se kisha kryer master profesional, jo shkencor. Do pres të përfundoj doktoraturën që të evitoj “profesionalizmin” shqiptar, para se të mendoj për punë në administratë.

    1. po says:

      Po ku u bazuan ata qe thane se e kishe profesional dhe jo shkencor? Te numri i oreve, apo tek emertimi MA / MSci? Eh Shqiperi hesapi, ti mund te behesh doktor jashte, po ne Shqiperi me mire te del me knu te pubi i lagjes me geta te grisura. Rri me mire jashte e kontribuo nga larg, mos e harxho talentin ne kete shtet te dhjere se ketu e kane mendjen te qyli dhe zhvatja. Edhe po te pane se je doktor, direkt do fillojne me te gjet nuse, se pare modhe mo. ?

  6. Gjergji says:

    Ka 2 mundësi 1-nuk kanë diploma nga jashtë 2-Ata përfunduan universitetet ‘banane’ dhe nuk mund të njihen në sistemin arsimor.

  7. Gjergj Thanasi says:

    Me hiq nje kureshti te vogel z. Mero: Po Lali Eri kryekari i Bashkise se Tiranes bacelorin amerikan (Grand Valey State University) dhe Masterin andej nga Universiteti i Sussex-it a e ka te njohur ne MARS apo jo?!?!?! Pyers se lali Eri ka fuilluar te mbushe Tiranen me aprulla te tipit nuk mund te jesh Kryeminister i Shqiperise me nje institut te larte 3 vjecar!!!!
    Te lutem o z. Mero ma verifiko pak kete diplomen e Kryetarit te Bashkise se Tiranes te MARS-i!!!!

  8. Arjan Gjikaj says:

    Une i kam dorezuar ne prill 2011 te gjitha doc. e diplomes se mbyllur ne Köln, Gjermani, qe me kerkuan kur isha pedagog ne Universitäten “Ismail Qemali” te Vlores.
    Me kerkuan madje qe edhe ti cikloja ne zyren per studieret e larta Universitare te Landit Nordrhein-Westfalen dhe pastaj ne Ambasaden Shqiptare ne Berlin. Per te gjitha veprimet zyrtare mu desh te paguaja edhe nje shume goxha te madhe eurosh.
    I dorezova ne MASH dhe me thane qe brenda 1-2 Muajsh do te merrni dokumentin e ekuivalentimit te diplomes.
    Qe prej prillit te 2011kane kaluar 6 vjet dhe 8 muaj dhe une akoma nuk kam marre asnje pergjigje zyrtare.
    Kam pyetur disa here por asnje pergjigje.
    Besoj qe i kane humbur dokumentat.
    Si deshmi te dorezimit kam mandatin e pageses dhe nje doc. ku jane shkruar cfare doc. kam dorezuar.

    Mireseerdhe ne Shtetin e te drejtes, me falni te te humburve!!!!!!

  9. dahamiri dr. says:

    Ka plot raste mmanipulimi.
    Nje shok Ishte nder specialistet me te mire.Ng a
    universiteti ju kishte mirature e drejten
    E kerkimit grades shkencore,per cka nga dekannati e
    Katedra Ishte mirature ”te me” e, disetacionit, metodika,afati dhe
    kushtet.
    Por nga egoja ata pozitaret thuren nje alibi???
    .’z.p.nuk ka mbaruare universitetin??.
    Po Si ka mundesi shefat kadroviket e kane
    pranure?? ,pa arsim te late?? po Ku Lenin
    ‘palate rroogate pa diploma????
    Kurt ministerial kerkoj rrethit nje karakteristik te z.p.
    Shefi I seksionit thote special’istit te hartojn nje karakteristik
    pune,te mir e per z.p,shif dosjen ne kuader per ndonje gje,,
    Ne faqe pare chef biografin diplomen e deftesen e rekomandimet
    e universitetit kopjen e diplomes vrtdture nga shefibkuderitd firmosur nga
    Rektork e perfaqsusi ministries-zv ministry k.s..
    relatori
    Shkon e I thote kolegut qe vajta ne kuader
    shikova dokumentet e z. p.kkshte mbaruare
    unkversitetin me notden mesatare mbi 4??

    mbarure universitete???Kolegu I thote a shikove mire???
    po thote se mu desht te beja vete karaktefkstkke,
    bile shtoj ne funde eshte I squte.korret,disipoinure,
    gezoone respect.Duhet lidhet me forte me bazen(m.h.)
    Kete intrig’lqe nuk e mbaruarec(vercitetinh.n.d.este
    fjala per unkversitetin)nuke dihet(ase sot,relatori apo kolegu)
    Kush e shpiku kete .”intrige”.
    Por rastesia e kerkeses karakteristikes e zbuloje
    falsitetin e sajuare qe uvertetua nga vete relatori.
    Edhe sote ne universitete e shkolla te meme cur
    kerkojen
    Diploma nuke I gjejne vete te diplomuarite.Pse per
    hire fallsiffikimeve kopjohen fleet e grisura
    Mundet qe emri Hiqett me qellim dhe numri rendor e
    ,vihet tjteri kujtna conform cmimit tregute te zi.
    Ja kjo eshte fati I documenteve.

  10. Plaku Xhuxhumaku says:

    Menyra me e mire per te mbajtur jashte Shqiperise te rinjte e diplomuar jashte shtetit. Shteti rrote [email protected] shqiptar eshte nje nga shtetet me te pjerdhur, ne mos me i pjerdhuri.
    Koncepti i njohjes masive te diplomave sic praktikohet ne Shjqiperi nuk egziston ne asnje vend te Botes. Neper Bote ka profesione per te cilat kerkohet licensim, si mjeke, avokate, disa lloj inxhinieresh etj. etj., por ky vetem si kusht per te punuar ne profesionin perkates. Ne profesione te tjera mund te punesohesh mbi baze rekomandimesh, provimesh ose intervistash dhe kerkush nuk kerkon njohje diplome. Shteti shqiptar edhe kete pune e ka mbrapsht si shume te tjera, per te mos thene te gjitha te tjerat.

  11. Lili says:

    Doc,
    Normal,
    Cvja e atyre qe vleresojne diplomen tende eshte me kristall and co…edhe te japi mend…

  12. fshatar says:

    Per nje kohe te caktuar me ligj duhet te mos lejohen deri ne tre breza fshatare ne drejtime te larta dhe strategjike ne lidhje me sigurine kombetare.

  13. Arjan says:

    Ne se nuk kane bere ekuivalentimin e diplomes nuk do te thote qe “nuk iu njihen diplomat”. Eshte nje procedure qe duhet ndjekur dhe kaq. Shkrim pa vlere, sa per te mbushur faqet e gazetes.

  14. Argjiri says:

    Ata Jane fallco dhe vete

  15. Opa says:

    Te fshije bythen me ato diploma. …plehrat

  16. Zzzzzz says:

    PSE NUK BEHET VETING PER KONTROLL DHE VERIFIKIM TE DIPLOMAVE JASHTE E BRENDA VENDIT RRETH 80% TE TYRE JANE ME DIPLOMA FALLCO OSE ME UNIVERISTET FANTAZEM ….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  17. KOL says:

    Pjesa më e madhë nuk kanë pse gënjejnë !
    Sigurisht Studentit i kêrkohet nëse ka mbaruar studime në vendlindje apo gjetiu. pastaj bêhet njehsimi i studimeve që studenti ka mbaruar (kjo në bazë tê degës që dëshiron të vazhdojë. shumë më e lehtê për degën që ka mbaruar). Në vazhdim shihet nëse studentit i njihet diploma e plotë (në degën që ka mbaruar) apo duhet të japë provime plotêsuese (si nê degën që ka mbaruar ashtu edhe nê degë tjeter tê profilizuar). Thenë ndryshe, jo me shumë mundime, një student që ka një diplomë universitare nê Shqipêri (kryesisht për shkencat ekzakte, pa pêrjashtuar të tjerat), dhe që zotêron një gjuhê të huaj, që i mundëson të japë provime që i mundësojnë njehsimin e diplomes, nuk e ka të vështirë të marrë një diplomë të njës hteti Europian. Thënë ndryshe, njê gjë e tillë, nuk do të thotë se ai që ka diplome (për të mos thënë të njehsuar) në një vend perëndimor, ta ketë kokën më të madhe, apo që të peshojë më shumë se të dikujt që nuk e ka mbaruar në Shqipëri ! Një gjë të tillë e them jo teorikisht, por praktikisht, duke jetuar që prej 24 vjetesh jashtë Shqipërisë, dhe duke parë shuuuumë mirë se si veprohet (madje duke ndihmuar shuuume vetë që t’ju njihet diploma). Rrofshin, mëndjemëdhenjtë e pordhacët !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje