Vrasja e politikanit serb, Bushati: Goditje e rëndë për dialogun, pajtimin dhe stabilitetin në Kosovë

16 Janar 2018, 16:08Politika TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic.

Përmes një statusi në tëitter Bushati thotë , vrasja e Ivanovic është një goditje e rëndë për dialogun, pajtimin dhe stabilitetin në Kosovë.

Megjithatë Bushati i bëm thirrje palëve të qëndrojnë të qetë dhe të lënë drejtësinë të verpojë.

Vrasja e Oliver Ivanovic është një goditje e rëndë për dialogun, pajtimin dhe stabilitetin në Kosovë. Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të lejojnë që drejtësia të veprojë shpejt,” shkruan Bushati në Twitter.

Politikani serb dhe lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, Oliver Ivanovic u vra sot me armë zjarri në pjesën e veriut të Mitrovicës

Oliver Ivanovic është qëlluar me 3 plumba nga persona ende të paidentifikuar para zyrës së tij. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje