Vrasja e Oliver Ivanoviç, Basha: Atentat ndaj bashkëjetesës dhe dialogut në Kosovë

16 Janar 2018, 15:31Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku mbeti i vrarë lideri i serbëve të veriut të Kosovës, Oliver Ivanoviç

Basha thotë se një akt i tillë…“përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proçeseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë”.

Më tej Basha thotë se trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe proçesin e paqëtimit në Kosovë.

REAGIMI I LULZIM BASHËS

Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë.

Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proçeseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë.

Trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe proçesin e paqëtimit në Kosovë.

Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve. (TemA)

1 komente në “Vrasja e Oliver Ivanoviç, Basha: Atentat ndaj bashkëjetesës dhe dialogut në Kosovë”

  1. Shqiptari nga Kosova says:

    Prita te thuash qe Oliverin e ka vra Rama..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje