Vrasja e Oliver Ivanovic në Mirtrovicë, Meta: Dënojmë ashpër aktin kriminal

16 Janar 2018, 13:30Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shpreh keqardhjen e thellë dhe dënon ashpër vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanovic.

Presidenti Meta shpreh gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë akt kriminal dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.

Sakaq, Kreu i Shtetit shqiptar bën thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi dhe që ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë.

1 komente në “Vrasja e Oliver Ivanovic në Mirtrovicë, Meta: Dënojmë ashpër aktin kriminal”

  1. ali pashe sauku says:

    se mos e kane fajin vetem shqiptaret per gjendjen e tensionuar ne mitrovice. te dyja palet kane faj, e bashke duhet te mbajne pergjegjsi. njeanshmeria nuk zgjidh probleme. vetem i ben te padukshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje